ECJA

ECJA

Ecja është një lloj i aktivitetit fizik cila bazohet mbi ecjen në natyrë në trase të shënuara ose të pa shënuara.Ecja vetvetiu është pjesë e kodit gjenetik dhe funksion primar te njeriu. Nga ana tjetër, ecja paraqet rekreacionin bazë dhe plotësisht natayror dhe të sigurtë, e cila mund të zbatohet kudo qoftë dhe në kusht të ndryshme të motit. Gjithçka që duhet  është të kemi vullnet të mirë dhe ndonjëherë edhe shoqëri të mirë. 


Të gjithë dobitë nga ecja

Pa dyshim, ecja është një nga shprehitë më themelore por edhe më të shëndetshme. E zugjat jetës, ka ndikim pozitiv te shëndeti fizik dhe mental. Na bën më të lumtur dhe na mbronë nga stresi i përditshëm. Është dëshmuar se ecja e redukton rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe pikës në tru, nga diabeti, dhe dyfish e redukton predispozitat gjenetike për trashje. Ecja e rregullt e përmirëson gjendjen tonë psiko-fizike dhe e prëforcon çdo muskul në trup. Përveç kësaj, pas ecjes prej gjysmë ore në ditë, trupi fillon të tajon serotoninin dhe ndorfinin, hormone të lumturiës, me çka kryesisht reduktohet stresi, kurse çlirimi nga stresi pozitivisht ndikon në përmirësimin e cilësis së gjumit.
Ecja është imperative biologjik, siç është edhe ushqimi.
Ecja ka ndikim të madh mbi shëndetin tonë. Me ecjen e rregullohet kondicioni, kruse në të njejtën kohë e reduktojmë edhe mundësinë për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Ecja është e dobishme për qarkullim të mirë të gjakut dhe për përhapjen e mirë të kalciumit në eshtra. Me ecjen më lehtë do të dobësoheni, do ta ruani peshën trupore dhe do t’i përforconi dhe formësoni muskujt e trupit tuaj. Ecja e rregullt, poashtu, e redukton rrezikun nga kolesteroli i tepërt dhe nga shtypje e lartë. Kurse ecja pa dyshim do të jetë e dobishme edhe për punën e duhur të mushkërive të bradha.

Këshillat e doboishme se si të fillohet

Nëse jeni sapo keni filluar me këtë diciplinë të dobishme,filloni me ecjen prej 20-30 minuta, 3-4 herë gjatë tërë javës, dhe gradualisht rrisni kohën dhe numrin e ditëve kur e praktikoni këtë. Që ta shmangni monotoninë, ndryshoni rutinat, dëgjoni muzikë, shëtisni me shokët me kafshën tuaj shtëpiake. Mbani tesha të rehatshme. Vishni diçka që mund ta zhvishni lehtë në rast se keni nxehtë. Poashtu, mbani këpucë të lehta dhe të buta dhe mjaftë të gjëra në pjesën e përparme, që mos t’ju shtrëngojnë te gishtrinjtë. Nëse planifikoni të ecni më gjatë se gjysmë ore, kurse gjatë udhës nuk kemi ujë për pije, merrni me vete një shishe ë vogël me ujë. Pesë minutat e para, ecni me tempo më të ngadalshme që të nxeheni. Mbajeni trupin drejtë, ashtu që nyjet dhe gjunjët do t’i keni pak të lakuar, krurse pëllëmbat pak të mbledhura si formë grushti, por jo të shtrënguara. Për ecjen rekreativ, më të mira janë trasetë ose shtegjet malore ose shtregjet në parqe. Në natyrë do të ndjeheni të lirë, do të thithni ajër të pastër dhe, gjithsesi, do ta kaloni sresin dhe tendosjes. Nëse ecja është imperativi juaj dhe është në drejtimit të stërvitjes të rregullt individuale, atëherë ndryshoni tempon e ecjes dhe prirjen. Nës keni mundësi, përdorni edhe pesha të vogla për duart dhe këmbët me çka edhe më do titensiononi ekstremitet dhe do të ushtroni edhe më shumë tentativa për ecje.

Shfrytëzoni çdo moment

Sot, fatkeqsisht, njerëzit vazhdimisht më pak dhe pamjaftueshëm ecin. Për shkak të mënyrës së shpejtë të jetës dhe për shkak të shtypjes nga detyrat e përditshme, pothuaj edhe harrojmë se si duket ecja në natyrë. Ecja pothuaj se është privuar nga jeta e përditshme, dhe në vend se ta shfrytëzojmë çdo mundësi për ecje, obligimet e dhëna më shpesh i mbarojmë me veturë ose me ndonjë mjet tjetër transporti. Madje edhe ashensori në vend të shkallëve plotësohet me një sërë ‘vrarësish’ të ecjesh. Përveç kësaj, një pjesë e madhe e kohës ditore kalojmë para ekraneve, në pikën e nxitimit, kurse për pjesën tjetër të kohës ditore nuk kemi ide se si e kalojmë. Të dashur, lejoni që së paku kjo kohë të jetë kohë për shëtitje. Dilni jashtë dhe thjeshtë ecni. Pavarsisht se si e keni orarin për ditën, së paku ecni 20-30 mitnita për veten. Kaloni në natyrë dhe ecni pak kohë për të cilën trupi më vonë do t’ju faleminderoj.