Për pjesëmarësit e parë të gjeneratës Y, të lindur midis 1982 dhe 1990, ka ardhur koha që të jenë vetë prindër. Dhe befas rregullat e edukimit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. A janë rregullat e reja të justifikuara dhe të domosdoshme? A është edukimi më i vështirë tani? Apo ishte më e vështirë më parë, por ne e shihnim ndryshe sepse ishim fëmijë? Thjesht, çfarë ka ndryshuar?
Çfarë ndryshoi me të vërtetë?
Si fillim, goditja ka vithet ose duart, zgjatja e veshëve, shkurtimisht thënë, disiplinimi fizik u ndalua, sidomos nëse bëhet në vende publik së paku në shtetet më të mëdha evropiane dhe në shumicën e shteteve të SHBA-ve Tani ka prova shkencore. Një studim 50-vjeçar që përfshin më shumë se 160,000 fëmijë, studim i kryer nga profesorë në universitetet në Austin, Teksas dhe Miçigan, thotë se “rrahjet” në fakt nuk janë një mjet i përshtatshëm për disiplinimin e fëmijëve. Thjesht, agresioni lind agresion. Epo, rrahjet gjithashtu sjellin rezultate të dëmshme të padëshiruara dhe fëmijë-agresor me sjellje antisociale dhe probleme mendore. Dhe këtu u lind problemi i parë për gjeneratën e re. Prindërit e rinj të sotëm, të rritur më parë me ndonjë rrahje, tani duhet të gjejnë mënyra të reja për të fituar respekt nga fëmijët e tyre, metoda të reja për t’u dëgjuar, e cila ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë. Dikur ishte një libër “1000 pse, 1000 sepse”. Sot kzistonë Google. Ne nuk mund t’i “mashtrojmë” fëmijët, të bëjmë sikur nuk dimë, të fshehim dijen ose të pretendojmë se dimë më shumë vetëm sepse jemi prindër. Sot, thjesht gjithçka është e disponueshme në internet. Në fund të fundit, fëmijët do ta zbulojnë të vërtetën vetë, ose të paktën atë që mendojnë se është e vërtetë. Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë .
Dikur kishte radio, TV, kaseta, CD dhe Tetris, kurse tani kemi telefona inteligjentë dhe tableta me internet të pakufizuar, në dispozicion për shumë njerëz. Çdo gjeneratë do të ketë diçka me çka do të lidhet. Dallimi është se sa kjo teknikë e zgjon ose drejton kreativitetin e tyre dhe si ndikon në zhvillimin e brezave. Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë.Prindërit, pavarësisht se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kaluar me fëmijët e tyre, nuk janë aq interesant sa videoja më e fundit në YouTube-in e të dashurës ose të dashurit që ata ndjekin. Edhe ne kemi idhuj, kemi mbërthyer postera në mure dhe kemi ëndërruar të shohim ndonjëherë ata drejtëpërdrejt, por shpesh vetëm kemi ëndërruar.
Në kohën kur ne po rriteshim, lodrat që zotëronim ishin të pakëta, dhe sot çdo fëmijë ka shitoren e vet të lodrave në shtëpi. Në të kaluarën, më pak blihej – por më shumë vlerësohej ajo që e kishim, kurse edhe shumë shpesh riparoheshin gjërat, në vend që të hidheshin lodrat e dëmtuara dhe të prositen lodra të reja.
Para se të vinim në botë, nënat tona mund të kenë lexuar ndonjë libër se çfarë të presin pas lindjes, dhe me siguri i kanë mësuar nënat dhe gjyshet nga përvojat e tyre, dhe kjo ishte “ligj”. Tani jemi në garë se cila nëna e ardhshme ka lexuar ose dinë më shumë, cili libër ose uebfaqe ofron informacionin “më të saktë” dhe të azhurnuar. Informacionet janë në disponueshme, por çështja është nëse ato janë të sakta.
Dikur, me shprit pritej foshnja për të kënaqen me të, me vetë ekzistimine tij/saj, tani dhe këtu. Tani, para se të lind, tashmë është i regjistruar në çerdhen më të mirë, dihet se cilin sport do të stërvitet, sa gjuhë do të mësojë, etj.
Këto situata mund të trajtohen ndryshe. Prindërit tani dinë shumë më tepër për zhvillimin e fëmijëve të tyre se kurrë më parë, për të gjitha hapat e zhvillimit të tyre dhe si t’i ndihmojnë ata. Nëse përdoret si duhet, në të vërtetë të qenurit prind nuk është një punë kaq e vështirë. Nga pikëpamja teknologjike është më e lehtë. Sot, ekzistojnë të gjitha llojet e “veglave” që e bëjnë më të lehtë udhëtimin me fëmijët e vegjël, ushqyerjen dhe larjen e tyre të përditshme, dhe më e rëndësishmja edukimin e tyre. Me celularët dhe me shumëllojshmërinë e aplikacioneve, të gjithë janë më lehtësisht të arritshëm, prindërit, arsimtarët e çerdheve, mësuesit e shkollës, madje edhe fëmijët. Prindi mund të marrë informacione rreth fëmijës së tyre në çdo kohë të ditës, madje edhe video të drejtëpërdrejtë.
Koha e gjysheve dhe gjyshërve si duket po kalon…
Në shoqërinë tonë, është normale që të dy prindërit të punojnë. Sidoqoftë, gjyshet tona nuk kanë punuar, kështu që ka qenë dikush që të na ruajë dhe ishte normale që fëmijët të rriten në prani të gjysheve. Sot, gjyshet e ardhshme janë ende duke punuar, nipërit dhe mbesat po vijnë në jetë më vonë, dhe prindërit po “vënë në dyshim” ndikimin e gjysheve dhe gjyshërve në zhvillimin e fëmijëve. Janë bërë shumë hulumtime, dhe të gjithë thonë se shoqëria e gjysheve dhe gjyshërve ka një ndikim pozitiv te të gjithë pjesëmarrësit. Fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të përkatësisë së brezave e brezave në të kaluarën, dhe gjyshet dhe gjyshërit, thënë popullorçe,”rinohen”. Gjyshet nuk janë me nxitim, ata janë atje gjatë gjithë ditës, janë të qetë dhe kjo ka një efekt pozitiv në temperamentin e fëmijëve. Nuk ishte e nevojshme të organizonin shoqërime me fëmijët e tjerë, në një k ëndlojërash ku nënat pinë kafe dhe bisedojnë ndërsa fëmijët luajnë. Thjesht, nëse moti ishte i mirë, gjyshet do të mblidheshin në ulëse, dhe fëmijët përreth tyre do të luanin llasti, kukafshehtas, pllaka etj. Sot, pothuajse nuk dëgjohet e qeshur e fëmijëve jashtë, fëmijët shoqërohen ekskluzivisht në kënde lojërash ku janë të sigurt, kur prindërit kanë kohë dhe, për fat të keq, shpeshherë edhe nuk kanë kohë.
Janë realizuar një numër studimesh që konfirmojnë se shoqërimi dhe edukimi i fëmijëve nga gjyshërit dhe gjyshet ka një ndikim pozitivisht të ndërsjellë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit dhe gjyshet.
Në fund, gjithçka mbëhtete në faktin se secila gjeneratë e prindërve mendon se gjenerata të cilës i përkasin ishte gjenerata më e mirë se ajo që ata po edukojnë tani. Dhe kjo dilemë, me siguri do të vazhdojë ta ngujojë çdo brez. Më e rëndësishmja, çdo gjeneratë përballet me sfida. Realisht, do të jetë më e lehtë për të gjithë ne nëse përpiqemi të përfitojmë nga ndryshimet pozitiv, në vend se të ankoheni për të metat dhe gjërat negative.