FARMACISTI në shërbim të shëndetit tuaj

FARMACISTI në shërbim të shëndetit tuaj

Me të gjithë aktivitetet e tij, farmacisti pa dyshim luan një rol shumë të rëndësishëmnë sistemin e mbrojtjes shëndetsore. Si ekspert për barna“, ai posedon shkathtësi dhe njohuri, sjell vendime dhe jep rekomandime të cilat janë me rëndësi të madhe për pacientët.

Kujdesi farmaceutik dhe përkushtimi human

Përdorimi i duhur i barnave dhe i mjeteve mjeksore janë pjesë përbërëse të protokollit shëndetsor për sigurimin e mbrojtjes shëndetsoretë të pacientëve. Roli i tyre është misioni primar i praktikës farmaceutike. Në këtë kontekst, farmacisti nuk është vetëm „dhënës i barnave“, por edhe profil human dhe i përkushtuar, i cili me njohuritë e tij plotësisht luan rolin e informatorit dhe edukatorit shëndetsor të pacientit.
Farmacisti është ai i cili e jep ilaçin ose barin e emetuar dhe si i tillë është pjesëmarrës direkt dhe i fundit në zinxhirin e terapisë së shkruar dhe të emetuar. Kjo nënkupton aftësi dhe njohuri:

  • që të jepet bari ose ilaçi i duhur
  • të largohen të gjithë dyshimet për lëshimet eventale gjatë përdorimit të barit ose ilaçit
  • të jepen udhëzime të sakta për mënyrën e përdorimit të medikamentit
  • informata për kohëzgjatjen e përdorimit të barit ose ilaçit
  • efektet e mundshme të pa dëshirueshme dhe ndërveprimet barit ose medikamentit
  • mënyra e ruatjes së barit ose medikamentit

Shumë është me rëndësis edhe roli i farmacistit në dhënien e këshillave, informatave dhe edukimin e pacientëve kur bëhet fjalë për barna të cilat mund të gjenden udhëzim. Ndonjëherë farmacisti i cili mund të ofroj terapi të përshtatshme ose të plotësoj terapinë tashmë të udhëzuar.Njohuritë për të dhënë alternativë të përshtatshme me shtojca ushqimore dhe barnat që jepen pa udhëzim është me rëndësi të madhe për prevenimin e sëmundjeve dhe në përgjithsi për përmirësimin e cilësis së jetës.

Siguria e pacientit në vend të parë

Primati i secili farmacist është të siguroj shërbim më të mirë të mundshëm shëndetsor për pacientët.Siguria e pacientit gjatë përdorimit të terapicës së udhëzuar direkt varet nga cilësia e shërbimit dhe e të dhënave të dhëna të cilat duhet të jenë në nivel më të lartë të mundshëm.
Prandaj, sfidë e secilit farmacist është zhvillimi i shtakthtësive të komunikimit me të cilat do të ketë qasje të lehtë te pacienti, do t’i kupton problemet dhe nevojat e tij dhe do t’i ofroj kujdes të duhur shëndetsor.

Pacienti i kënaqur= pacient i shëndoshë

Çelësi i të qenurit i kënaqur qëndron në krijimin e lidhjes cilësore mes farmacistit dhe pacientit.Mënyra e komunikimit, besimi i shfaqur dhe vëmendja e kushtuar janë „terapi plotësuese“,jashtë kornizës së ushëzuar.Megjithatë ky është proces reciprok i cili varet si nga shkathtësitë e farmacistit poashtu edhe nga gatishmëria e pacientit që t’i besohet dhe të bashkëpunoj. Padyshim ky raport dhe ky komunikim krijojnë lidhjen e pacientit të kënaqur dhe faramacistit të kënaqur.

Efektet konkrete

Përforcimi i rolit të farmacistit dhe ndikimi i tij vazhdimisht e më i madh mbi sistemin shëndetsor sjell disa dobi. Dobia është direkte dhe konkrete jo vetëm te pacientët, por më gjërë edhe në sferën shëndetsore dhe shoqërore.

  • Më pak gabime dhe ndikime të padëshiruara nga përdorimi i barnave
  • Roli i procesit në përdorimin racional të barnave
  • Roli në parandalimin e keqpërdorimit të barnave
  • Këshilla të dobishme dhe të dhënat për prevenimin e terapisë
  • Kursimi i kohës dhe shpenzimeve të pacientit
  • Kursimi i mjeteve për sistemin shëndetsor dhe shoqërisë.

Pozita unikate e farmacistit në sistemin shëndetsor buron nga roli i tij që të lidhe mjekun me pacientin. Si eksprt për barnafarmacisti e vlerëson terapinë nga aspekte të ndryshme, dhe në këtë mënyrë direkt ndikon mbi përmirësimin e cilësis së jetë së pacientit.