FOBIET frikë e vërtetë ose sellje irracionale

FOBIET frikë e vërtetë ose sellje irracionale

Të gjithë ne kemi frikë nga diçka, por ekziston një dallim mes paralizës së përkohëshëm ose frikës bazë dhe emocioneve të pakontrollueshme

FRIKË OSE FOBIE

Frika është një nga emocionet bazë njerëzore, dhe paraqet reaksion normal dhe të pritur në raste të kërcnimeve nga mjedisi ku jetojmë. Është shumë i rëndësishëm për mbijetesë, sepse na paralajmërojnë për gjendjet të cilat mund të jenë të rrezikshme fizikisht dhe psiqikisht për shëdetin dhe mbijetesën tonë.

Për dallim nga frika, fobiet janë gjendje me intenzitet, kohëzgjatje dhe përshtatje shumë të madh se sa pritet. Fobiet si dukuri janë jashtë kontrollit dhe vullnetit tonë. Fobia në esencë është frikë jo racacionale dhe i pabazë nga objektet, idetë ose situatat. Individi me frikë fobike shpeshherë nuk ka arsye racionale ose të kuptueshme për të cilat ka frikë nga disa gjëra ose dukuri të caktuara. Më shpesh edhe vetë individi fobik e vëren se ajo frikë nuk është rrënjësore. Ndjenja e pasigurisë në gjendje të caktuar, ose në kontakt me ndonjë objekt, mund të jetë reaksion plotësisht normal. Megjithatë, nëse frika bëhet irracionale dhe e pakontrollueshme deri në atë shkallë që do të ndikon ndërveprimin me ndjerëzit tjerë, ose në kryerjen e detyrave të punës, atëherë e kemi fjalën për dëmtim për të cilën do të nevojitet mjekim mjeksor dhe psikologjik.

Për shkak të kësaj është shumë e rëndësishme që të bëhet dallimi mes frikës reale dhe fobieve.

Bota bëhet “vendi i çuditshëm “ për të jetuar

Të dhëna e fundit statistikore flasin se çdo i treti individ në botë nuk ndjehet i qetë kur hyjnë në aeroplan, kurse 10% e njerëzve kanë frikë nga fluturimi. Frika nga dentisti dhe marrja e gjakut ndoshta për dikë mund të jetë sëmundje fëmijrore? Sërish, secili i pestë njeri ka frikë nga këto gjëra, kurse secili i gjashti njeri është para sulmit alarmues vetëm nga idea e udhëtimit me ashenso. Është intresante që për një numër të madhe të fobieve te njeriu bashkohorë pothuaj se as nuk kemi dëgjuar sepse çdo ditë paraqitet ndonjë fobie e re. Statistaika vlerëson se ka mbi 500 fobie. Në raport me gjininë, prirje më të madhe ndaj fobieve zhvillohet te gjinia më e butë dhe më shpesh deri në moshën 30 vjeçare.

Sërish ne jemi dëshmitar të reagime më të shpeshta dhe më të jashtëzakonshme, të cilat na tregojnë se fobiet nuk mund të analizohen në raport as me moshën e as me gjininë. 

Simptomet
Simptomet që i posedon një fytyrë fobike kur haset me burimin e fobies së saj, por shepsh edhe nga vetë ideja janë: paniku, dëshira për ikje, dukja,frika nga humbja e kontrollës, pafuqia për ta konrolluar frikën, përshpejtimi i pulsit, dhimbja në gjoks, ethet, kokëdhimbje, pështjellje e lukthit, djersitje e madhe, ndjenja e pavetëdijes madje edhe humbja e vetëdijes.

Llojet e Fobieve

Parimisht fobiet klasifikohen në: 

  • Agorafobia – frikë intenzive fobike nga vendet publike, siç janë urat, sheshet dhe hapësirat e mëdha të mbyllura siç janë qendrat tregtare, shitoret, teatrot, kinemat, etj. Frika pothuaj gjithmonë ka dimensione të panikës.
  • Fobiet sociale- frika irracionale nga njerëzit dhe çafardo qoftë gjendje sociale ose takim me autoritete. Bëhet fjalë për frikë nga shfaqa gjatë të cilit simtomet shumë më fuqishëm shprehen kur bëhet fjalë me frikë ose nervozë normale para shfaqes në skenë. Fobiet sociale mund të jenë aq të fuqishme sa që individët nuk tmerrohen vetëm nga kontakti direkt, por edhe me anë të bisedave telefonike, por në kohët më të reja edhe nga komukimiket virtuale.
  • Fobiet specifike – frika e paarasyeshme nga objektet, gjërat dhe stituatat specifike. Fobiet specifike, si grupë, janë mes reagimeve më të shpeshta fobike dhe numri i tyre çdo ditë ritet.

Llojet më të Shpeshta të Fobieve

humë nga ne kanë arhanofobië – frikë nga marimangat, ose ofidofobia – frika nga gjarprinjët. Lista e fobieve është vërtetë e gjatë. Ja vetëm një pjesë e vogël e fobieve më të shpeshta që hasen te njerëzit:

Akrofobia ose frika nga lartësia. Akrofobia është shumë e shpehtë, dhe në përgjithsi shumë më shumë njerëz kanë frikë nga lartësia.

Klasutrofobia – frika nga hapësira e mbyllur. Njerëzit me këtë çrregullim, sidomos nëse është më e theksuar, i shmangin hapësirat e mbyllura si shpellat, tunelet, madje edhe ashensorët. 

Aerofobia – frikë nga fluturimi. Shumë njerëz vuajnë nga ky çrregullim, andaj shumë vështirë mund të vendosin për në fluturim me aeroplan. Aerofobia shkakton ndjenjë të fortë të nervozës dhe panikës. Vetëm hyrja në aeroplan mjafton që disa njerëz të fitojnë sulmë paniku. 

Nekrofobia– frikë e vazhdueshme nga vdekja ose nga të vdekurit. Mendimi ose vetëm ideja e vdekjes është shqetësuese pothuaj për secilin për ne, por njerëzit e goditur nga ky çrregullim zhvillojnë obsesion të vërtetë me vdekjen. 

Niktofobia-frikë nga errësira që njihet edhe me emrin skotofobia. Frika nga errësira mund të shprehet negativisht edhe te shprehitë e gjumit, si dhe te shprehitë sociale në përgjithsis. 

Frika nga dentisti – Të gjithë ne ndjehemi të shqetësuar kur shkojmë në dentist, por dia përjetojnë sulm paniku nga vetë idea e ulëses së dentistit, madje edhe kur në të vërtetë kanë një nevojë të tillë.

Kinofobia – Kinofobia është frikë nga qentë. Kjo frikë pothuaj gjithmonë paraqitet si pasojë e përvojës së keqe me qenin në të kaluarën, si për shembull nëse personi si fëmijë është sulmuar nga qeni. 

Murifobia (Musofobia) – frika nga mitë.

Hemofobia – Hemofobia është frikë nga gjaku dhe gjakderdhja.

Fobiet më pak të njohura ose të pazakonta

  • Ksenofobia- frikë nga të huajt.
  • Sciofobia- frikë nga hijet.
  • Hodofobija- frikë nga udhëtimi.
  • Holofobët më shpesh kanë vetëm një frikë – se do të fillojnë të flasin. 
  • Eskalofobitë – karakteristike për individët që përjetojnë sulme paniku kur shohin shkallë ku duhet të ngjiten. 
  • Ablutofobia -tipike për njerëzit bëjnë “ revolucion” kur duhet të lahen. Shpesh j duket se ai pastrim do të jetë i fundit sepse zemrat e tyre do të dështon.
  • Autofobia – frikë nga vetvetja.
  • Ataksofobija-frikë nga papastërtia.
  • Homofobët kanë probleme tjera. Bota e tyre pushon vetëm kur mendojnë se nuk do të kenë rrjetë telefoni. 
  • Duksofobia është e pranishme te ata që ndjejnë frikë nga drejtori i tyre, pavarsisht nëse kanë raporte të mira me të. Çdo ditë janë në panik se mund të largohen nga puna.
  • Dipsofobia – frikë nga alkooli. Madje vetë ideja e gëlltitjes së alkoholit mund të jetë e pa këndshme.

Madje edhe gjërat e mira mbjellin “frikë”

Nga ana tjetër, patjetër të ceket se edhe gjërat e bukura mund të ngjallin frikë – friksojnë. Gabim është mendimi se fobiet zhvillohen vetëm në raportit të gjërave të këqija, të vështira dhe të tmerrshme. Ekzistojnë njerëz të cilët kanë frikë edhe nga e qeshura? Problemi i tyre quhet geliofobi. 

Diçka që për shumicën e njerëzve është e këndshme, e bukur, aromatike dhe relaksuese për disa mund të jetë vetëm ankth. Ekzistojnë njerëz të cilët kanë frikë dhe reagojnë ashpër ndaj lules. Problemi i tyre njihet si antofobia.

Kurse, gamofobët ikin nga martesa.

Njerëzit që vuajnë nga ekspelofobia edhe po të vdesin nuk hyjnë në banjko publike ose në banjo në ndonjë shtëpi të huaj. Janë në gjendje të heshtin dhe të durojnë tërë natën nëse ka nevojë. Ekziston edhe e ashtuquajtura hinhartofobija ose frika se do të mbaron letra e toaletit. 

Koha e re, bashkëkohore e të jetuarit solli edhe fobi të reja, bashkëkohore. Kështu që, sot disa njerëz nga frika se mos të humbin sinjlalin e telefonit të tyre, frikë nga njerëzit, por edhe frikë nga politikanët. 

Qoftë e vogël ose e madhe, asnjë fobi nuk është e pa rrezikshme. Ata krijojnë jo rehati dhe mund ta dëmtojnë funksionin normal të individit. Andaj këtyre individëve duhet t’ju qasemi me besim dhe dhe me siguri.