FORMAT FARMACEUTIKE TË BARNAVE DHE PËRDORIMI I TYRE I DUHUR

FORMAT FARMACEUTIKE TË BARNAVE DHE PËRDORIMI I TYRE I DUHUR

FORMAT FARMACEUTIKE TË BARNAVE DHE PËRDORIMI I TYRE I DUHUR

Preparatet dhe barnat mjeksore të cilët i përdorim në mënyrë preventive ose si terapi kur shërojmë ndonjë sëmundje, mund të gjenden në shumë forma. Nga forma e tyre do të varet edhe mënyra e zbatimit dhe përdorimit. Vetëm me përdorim të duhur arrihet efekt i mirë dhe tërë reaksionet e pa duhura të cilat mund të paraqiten mbeten në minimum. Pramdaj, është e nevojshme që të përhapen njohuritë për prëdorimin e duhur të barnave.

Barnat e përdorur në mënyrë të gabuar mund të jenë potencialisht të rrezikshme.
Prandja, gjithmonë është e rëndësishme që këshillat e dhëna nga mjeku ose farmacisit juaj të zbatohen.

Këshilla për përdorimin e duhur të barnave varësisht nga format dhe dukje.

Format e lëngshme të barnave
Te fëmijët dhe te disa kategori të të rriturëve, përdorimi më i thjeshtë i barnave është në formë të lëngshme. Këto janë preparate të cilat ndikojnë shpejtë, por në të njejtën kohë pas hapjes kanë afat më të shkurtë skadimi.
Dozimi mund të jetë në pika ose mililitra. Në paketimin e tyre origjinal gjithmonë mbajnë dozator (gotë, lugë, pikatore).

  • 1 lugë e madhe (supe) përmban 15 ml, një logë të vogël (çaji)15 ml
  • 1 ml tretës uji përmban 20 pika
  • gotë ujë nëkupton rreth 150 ml

Bari ASNJËHERË nuk pihet ose konsumohet nga shishja!

Shurupiantibiotik, vitamoz, për reduktimin e dhimbjeve ose temperaturë së trupit. Dosa shurupe përmban sheqer në formulimin e saj, prnadaj duhet të kemi kujdes gjatë përdorimit të tij diabetikët.
Antibiotikët janë preparate jo stibabile në tretës ose slucion uji, prnadaj prodhohen në formë granulash të cilin farmacisti juaj do ta përgatis menjëherë para se të të jepet bari. Shumë është me rëndësi që bari i përgatitur në këtë mënyrë të përzihet mirë para përdorimit.

Pikat– mund të jetë solucion i mprehtë ujor ose suspenzion i cili duhet mirë të tundet para se të përdoret, por synojnë të përdoren për mjekim lokal të syrit, veshit, ose hundës.

  • Pikat për sy – para përdorimit, duart duhet të jetë të pastërta. Kokën e varni mbrapra. Me lëvizje të lehta e tërhiqni qepallën e poashtme të syrit dhe shikoni përpjetë. Shishen mepikatore e mbani në dorën tjetër dhe ngadal e afroni te syri. Vendosni pikat e udhëzuara. Mos e prekni syrin me pikatore. Nëse përdorni edhe pika edhe krem në sy, së pari vendosni pikat, pastaj pauzoni deri në 5 minuta dhe përdorni kremin.

 

  • Pika për vesh – para aplikimit duhet të ngrohet shishja me përllëmbën e dorës. Tundeni nëse është suspension (pezulli).Vendos kokën në pozitë të tillë ku veshi ku vendosni pika do të jetë përpjetë. Tërhiq nga pak veshin dhe shtoni pikat e udhëzuara. Kokën mbajeni 2-3 minuta në atë pozitë.

 

  • Pika për hundë – mënyra e duhur për të përdorur është kullimi1-2 pikave në çdo zgavër të hundës. Kokën e përkulni pak mbrapa. Zbatoni solucioni zakonisht kur keni hundë të zbrazët. Nëse ka nevojë për zbatim ose përdorim më afatgjat të pikëve në hundë, përfshini edhe solucionin fiziologjik ose soluconi kripor detar për njomjen e flegrës së hundës.

Ampulat dhe tretësirat ose solucioni i infuzionit– tretësiarat e mprehta të cilat shërbejnë për përdorimi ntervenos ose intramuskulor sidomos në kushte spitalore.

Preparatet e fuqishme mjeksore

  • Tabletat –gëlltiten të tërë, me një gotë ujë. Varësisht nga lloji i barit, përdoren para, gjatë dhe pas kohës së ushqimit.
  • Tabletat për përtypje – duhet të përtypen plotësisht, pastaj të konsmohen një gotë e plotë me ujë.
  • Lingvalete – këto janë tableta të vogla të cilat shkrihen nën gjuhë, që në atë mënyrë të arrihet efekt më i shpejtë dhe më i mirë.
  • Oriblete –ngadal shkrihen në gojë.
  • Drazhei –këto janë tableta të cilët janë mbështjellur me qëllim që të maskohet shija e hidhur e barit. Konsumohen menjëherë me një gotë të plotë të ujit.
  • Kapsula –gëlltiten me gotë ujë.
  •  Tableta fluskuese (eferveti) –treten në ujë dhe konsumohen.

Format farmaceutike për zbatim në zgavra trupore

  • Supozitorët– këto janë preparate gjysmë të forta. Zakonisht këto janë barna që ndikojnë lokalisht (psh. shërim të hemoroideve) por edhe për sëmundjet sistemike kur format tjera nuk janë të zbatueshme.
  • Kremi rektal– zbatohet ose përdoren me aplikator.
  • Vagitorët– përdoren te gratë, sidomos në mbrëmje në pozicionine shtrirë. Duart gjithmonë duhet të jenë të pastërta. E nxjerrni vaginaletën nga paketimi pastaj me gishtin e mesëm e shtyni sa më thellë në vaginë dhe qëndroni shtrirë së paku 30 min.
  • Kremi vaginal– zbatohet me aplikator.

Preparatet për përdorim dermal
Këto janë preparate që ndikojnë lokalisht, përdoren në lëkurë të pastër të thatë në shtresë të hollë.
Nëse forma që do të përdoret në lëkurë do të jetë krem, gjalp ose losion, do të varet nga natyra e barit dhe gjendje e lëkurës.

  • Gjalpishpesh përdoren te sëmundjet kronike të lëkurës.
  • Kremat –këto janë preparate që në përnbërjen e tyre përmbajnë ujë, më lehtë përdoren dhe më lehtë pastrohen nga lëkura.
  • Pastatmë vështirë përdoren në lëkurë, sepse kanë sasi të madhe të substancës pluhur dhe janë më të përshtatshëm për tharje të lëkurës.

Në lëkurë përdoren dhe preparare në formë të losionit, pezullive (supsensioneve), pudrave të lëngta, sprejet dhe pluhurat.

Supsensionet gjithmonë i përzieni mirë para përdorimit.
Spreji për lëkurë duhet të spërkas nga largësia 10-15 cm nga vendi i sëmurë.

Suvat transdermal
Suvat ngjiten në lëkurë të pastër dhe të thatë. Largohet folia mbrojtëse dhe ngjitet suva, mos e prek sipërfaqen ngjitëse. Shtypni dhe mbani ashtu 30 sekonda. Me suva mund lirshëm të laheni dhe të bëni dush. Suva mbetet nëlëkurë e ngjitur aq gjatë sa ja ka rekomanduar mjeku.

Këshilla për përdorimin e duhur të inhalatorit
Dosa lloje të inhalatorëve duhet të tunden para përdorimit. Largohet kapaku i pompës. Para se të zbatoni barin, thellë merrni frymë dhe shfryni. Majen e bombolës e fusni në gojë dhe e kapni me gojë (jo me gjuhë ose me dhëmbë). Shtypni mekanizmin i cili e liron barin dhe ngadal merrni frymë. Mbani frymën minimum 10 sekonda. Nëse ka nevojë për dy doza, arëherë sërish përsërisni procedurën pas 1 min.

Barnat magjistral
Këto preparate përgatiten në barnatore sipas reçetës së mjekut. Paketohet me ambalazh të duhur dhe me etiketë të duhur (sinjaturë) në ngjyrë të bardhë nëse është për zbatim peropral, dhe ngjyrë të kuqe nëse është për përdorim të jashtëm.

Barnat Galenik
Këto janë barna të prodhuar në laboratoret galenike në deri të vogla, sipas recepturë së provuar.

Për këshillë më të mira dhe për përdorim të duhur të barnave, duhet që të informoheni nga farmacistit juaj menjëherë kur ju jep barin. Në këtë mënyrë, do të jeni të sigurtë se përdorimi i barit që e zbatoni bëhet në mënyrë të duhur dhe me efekte më të mira.