“Frittata” (omëletë) me kungull

“Frittata” (omëletë) me kungull

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 kërcell presh
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 copa kungull
  • 6 vezë
  • 2 lugë djathë feta
  • 150 g djathë kaçkavall
  • salcë tabasko
  • 3 lugë fara të përziera
  • ½ lugë gjelle trumzë, kerri dhe rigon
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Prisni kungullin në kube të vegjël dhe vendoseni në një tepsi të shtruar me letër për pjekje. Hidhni sipër trumzë dhe piper të zi, vaj ulliri dhe piqeni në 190 gradë. Skuqeni preshin e grirë imët dhe hudhrën derisa të zbuten bashkë me erëzat. Rrihni vezët në një enë të thellë, shtoni djathin feta, djathin kaçkavall të grirë dhe farat. Pasi kungulli të jetë pjekur, shtojeni në tiganin me presh dhe më pas hidhni vezët. Fërgoni shkurt dhe më pas vendoseni tavën në furrë të piqet për 15 minuta në 180 gradë.