| Fruta | Bërthama | |
| 57 është numri i kalorive në 100 g thrashegër. Plus, ato kanë një indeks të ulët glicemik dhe parandalojnë Alzheimerin. | përb. | Kikirikët (ose gjalpi i kikirikut) sigurojnë 34%  rrezik më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare nëse i hani çdo ditë. 
 | 
| Ngrënia e frutave të verdha ose të portokallta çdo ditë, dyfish zvogëlon rrezikun e kancerit të fshikëzës, pasi ato rrisin ndjeshëm marrjen e vitaminave A, C dhe E. 
 | 
 
 
 Çfarë thotë shkenca? | Akti i çlirimit të frutave nga bërthamat si fëstëkët e prish brejtjen e pamend duke reduktuar marrjen e kalorive për 59%. Mos harroni, varietetet e papërpunuara preferohen për të shmangur kripën e shtuar. 
 | 
| Kur konsumohet i plotë, fruti vjen i mbushur me fibra që ngadalësojnë çlirimin e sheqerit në gjak dhe parandalojnë lëkundjet në nivele – ato lidhen me rritjen e rrezikut nga diabeti i tipit 2. | 
 
 
 Të mirat në to | Yndyrat poli të pangopura dhe mono të pangopura në bërthama zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe kështu mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru. 
 | 
| Me siguri e hamendësoni edhe ju vetë, sheqeri është ai që ngatërron gjërat. Fruti që përmban më shumë sheqer është sigurisht ai jugor si banane, mango, ananas. | 
 
 E keqja në to | Bërthamat konsumohen një herë në ditë, nëse janë të rregullta në menu. Por nëse bërthamat i hani 4 herë në ditë, konsideroni se keni konsumuar 4 herë më shumë yndyrë sesa përmban një hamburger. Sa është shumë? 23 bajame janë të vlefshme për një racion. 
 | 
| A po kërkoni një promovues të lumturisë? Kërkimit tuaj i erdhi fundi! Një sallatë frutash është e mjaftueshme për të fituar një ndjenjë kënaqësie. | 
 Vlera ushqyese | Aktivizimi i bërthamave çon në forcimin e profilit të tyre ushqyes. Prandaj, zhytini gjatë natës në ujë në të cilin do të vendosni 1 lugë çaji kripë, dhe më pas vendosini në një dehidrator ose piqini në furrë. 
 | 
| “Frutat si portokalli dhe kivi janë të pasura me vitaminë C, e cila përmirëson pamjen e lëkurës, imunitetin dhe do t’ju sigurojë energji. “Antioksidantët në shumicën e frutave gjithashtu kanë një efekt pozitiv në lëkurë, përqendrim dhe kujtesë dhe mbajnë ekuilibrin e hormoneve”, thotë Alice Mackintosh, një terapiste nutricioniste. | 
 Mendimi i ekspertit | “Bërthamat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina të tilla si kalcium dhe magnez dhe janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit dhe zemrës.” “Një racion i përditshëm me bërthama është një mburojë e shkëlqyeshme kundër një vargu të tërë smundjesh, përfshirë kancerin”, thotë dietologia Laura Tilt. 
 | 
Bërthamat janë në avantazh!
Kontrollues të shkëlqyeshëm të urisë, mbështetës edhe më të mirë të rritjes së muskujve dhe mburojë numër një e zemrës.

