Ftua i pjekur i mbushur

Ftua i pjekur i mbushur

Përbërësit:

– 8 ftonj
–  6 lugë arra të grimcuara
–  2 lugë lajthi të copëtuara
–  4 lugë mjaltë
–  200 g sheqer
–  2 lugë sheqer vanilje

Përgatitja:
Shpëlajeni mirë ftonjët, preni në gjysmë dhe hiqni farat. Mbushni brendësinë me një përzierje arre, lajthi, sheqer dhe mjaltë. Në fund, shtoni sheqer vanilje. Piqeni në furrë për rreth 45 minuta në 200 gradë. Lëreni të ftohet dhe servoni.