Përveç farmoterapisë bashkohore, në shërimin e diabetit vend të rëndësishëm merr edhe përdorimi alternativ i bimëve shëruese dhe preparatet e tyre herbale.
Shëndeti në pëllëbë
Natyra është çudibërëse dhe paraqet një numër prej më shumë se 1200 bimëve për të cilët mendohet se kanë ndikim antidiabetik. Cila bimë të zgjedhet dhe cili do të jetë ndikimi i saj varësisht nga faktorët e shumtë siç janë kushtet klimeraterike, klima dhe cilësia e tokës, kurse ndikim plotësuese ka edhe periudha në të cilën bimët përpunohen ose tubohen.
Nënqielli jonë është fidanishte e pasur e bimëve dhe vegjetacionit të cilat në mënyrë aktive zbatohen në trajtimin dhe rregulimin e sëmundjes së sheqerit.
Shumë prej tyre në mënyrë aktive zbatohen në mjeksinë popullore dhe alternative, por jo rrallëherë rekomandohen edhe nga mjekët si plotësim i terapisë standarde medikamentoze.
Boronicat
Duke ju falimenderuar përbërjes së tyre të pasur me flavonoide dhe anticianidine, boronicat mundësojnë normalizimin e sheqerit në gjak, reduktojnë pandjeshmërinë receptore ndaj insulinit dhe përmirësojnë aktivitetin e zemrës dhe trurit. Përveç kësaj, kanë ndikime në reduktimin e peshës së trupit, por e rregullojnë edhe nivelin e kolesterolit të përgjithshëm dhe të “ keq” në gjak (LDL). Nga ana tjetër, e rrit koncentrimin e HDL ose në popull e njohur si kolesterol i “mirë”.
Frutat e boronicës malore përmbajnë pothuaj 7% tanine, 20-30% sheqer, pektine, vitamina A,B,C si dhe përbërës të cilët e reduktojnë nivelin e sheqerti në gjak. Si përbërës më i rëndësishëm shërues i boronicës veçohen mirtilini të cilit sot me të drejtë i kemi dhën emrin INSULINI BIMOR. Ky glikozid gjendet në gjethet e boronicës, kurse për shërimin e diabetit është e nevojshme që gjethet të mblidhen para se të lulzojnë. Pas lulzimit mirtilini kalon në fruta.
Për trajtim të shqerit përdoren edhe frutat edhe gjethet.
Boronicat mund të konsumohen si çaj nga borinica ose freskët, 20-30 murriza çdo mëngjes.
Këshillë
Nëse keni mundësi, çdo ditë përdorni lëng nga boronica dhe atë një lugë të madhe , gjysmë ore para ngrënies së ushqimit.
Kanella
Aroma karakteristike ekzotike e kanellës ndikon si magnet i cili në mënyrë magjike i tërheq konsumuesit e vet. Përveç që joshë, kanella me aromën e saj pak të ëmbël dhe shije të fuqishme, qysh moti prëdorej edhe si barë natyror dhe mbrojtës i shëndetit. Tradicionalisht përdoret për lehtësim të simptomeve të reumatizmit, kokëdhembjes, ftohjes dhe sëmundjeve tjera.
Mund të gjendet gjatë tërë vitit, por më së shumti gjendet në ditët e ftohta. Mund të gjendet edhe në formë të shufrave edhe në formë të pluhurit.Të dhënat bashkohore tregojnë se kanella e redukton nivelin e sheqerit në gjak me reduktim të pandjeshmëris insulinike të receptorëve. Kanella ndihmon edhe në reduktimin e triglicerideve dhe nivelit të LDL ( kolesterolit të keq). Kondiserohet se komponentet fenole, të cilët gjenden në kanell, janë përgjegjëse për aktivitetin antidiabetik.
KËSHILLA:
Rekomandohet konsumi i kanellës të mos zgjat më shumë se 6 javë, parandaj rekomandohet pauzë 1 javë, ose sërish konsumimi 5 ditë të kanellës, pastaj dy ditë pauzë.
Përdoreni gjithkund ku shija juaj e kërkon. Në drithra gjatë vaktit tuaj, në dezertin tuaj, produktete e pjekura të ëmbla dhe në pijet tuaja.
Kujdes:
Nuk rekomandohet kanella të konsumohet në sasira të mëdha. Mos konsumoni më shumë se 4 gram kanellë në ditë.
Çikore
Edhe para disa decenieve ishte përgatitur pije nga çikora e cila ka shije të ngjajshme me kafen. Kjo ishte pije e shkëlqyer sepse çikora është shumë e shëndetshme dhe nuk përmbajnë kofein.
Pjesët shëruese të çikorës janë: rrënja, gjethi dhe lulja. Si bar, më së shpeshti përdoren rrënjët e çikorës. Ai gërryhet në vjeshtë, kur është më i trashë dhe ka më shumë përbërës shërues. Më rrallë përodret bima mbitokësore, e cila korret gjatë kohës së lulëzimit. Korrja gërryhet në gjysmën e dytë të Marsit deri në fund të Majit, kurse gjethet dhe lulet korren gjatë lulëlëzimit të bimës.
Përbërësit shërues të çikorës janë të shumëfishta. Ndikimi i saj shërues i detyrohet përbërësve të pasur, por para se gjithash koncentrimit të lartë të inulineve, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ushqimin e diabetikëve. Imulinet paraqesin thjerrza dietale të cilat shumë lehtë zbërthehen dhe gjenden në koncentirme të larta në rrënjën e çikorës. Rrënja nuk përmban niseshte, i cili ushqimin e bën ideal për diabetikët sepse nuk ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Inulini, poashtu është i dobishëm në reduktimin e peshës trupore, pastrimin e gjakut dhe mëlçis së zezë.
Gjegjësisht, rrënja e çikorës e përshpejton metabolizmin, por edhe ka ndikim hipoglikemik i cili dyfish është i dobishëm te njerëzit me rritje mestare të shqerit në gjak.
Rrënja e çikorës mund të jetë edhe porcion ideal dietik i përgatitur në formë të sallatës. Për këtë duhet rrënja të pastrohet mirë, me të cilën do të neutralizohet shija e hidhur e rrënjës.
„Kafe“ nga çikora
Çikor mund të piqet dhe të bluhet, dhe të prëdoret për përgatitje të pijeve të ngrohta. Çikora mund të përdoret si zëvendsim i kafes ose çajit, por për dallim nga kafej ose çaji i thjeshtë, çikora përmban kofein. Kjo pije bëhet nga rrënja e pjekur ose e bluar e çikores së kultivuar me rrënjë të madhe të tultë , i pasur me inulin.
Çaj nga çikora
Çaji nga rrënja e çikorës përgatitet me përzierjes së gjysmë luge të kafes me rrënjë të thatë me 200 ml ujë dhe duhet të zijhet në zjarr të qetë 5-8 minua. E lëmë që të qëndro 15 minuta pastaj kullohet. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditë.