Dhuratatë cilin natyra ja ka dhuruar njeriut në forma të ndryshme, në ngjyra të ndryshme dhe me shije të ndryshme është shumë e vlefshme. Një pjesë e këtyre dhuratavejanë baza e ushqimit për njeriun, kurse një pjesë tjetër janë baza për shëndetin e njeriut, kurse pjesa tjetër përbën bazën të njërës edhe të tjetrës.
Pikërisht një dhuratë etillë është era e gështenjës së pjekur, e cila mund të vërehet dukshëm nëpër lagje gjatë kësaj periudhe të vitit.Me shije shumë të bukur, përmbatje jashtëzakonisht të begatshme dhe shumë aftësi shëruese, gështenja është pozicionuar dhe ka marrë një vend të rëndësishëm në vargun e ushqimit për njeriun.
GËSHTENJA GJATË HISTORISË:
Era ose aroma e gështenjës nëpër rrugë u përhap qysh në kohërat më të hershme.Në shekullin e mesëm gështenja përdorej si ushqim kryesor për shtresat më të ulëta shoqërore, kurse ishte shumë e njohur qysh në kohën e Romakëve dhe Grekëve antik të cilët të parët i zbuluan dhe filluan t’i përdorin përbërësit shërues ose mjekues të gështenjës.
Në hapsirat tona ekzistojnë dy lloje të gështenjës– gështenja e butë(Castanea sativa) dhe gështenja e egër(Aesculus hippocastanum).
PËR GËSHTENJËN E BUTË:
Gështenja e butë bën pjesë në grupin e perimeve dhe në tryeza është e pranishme gjatë vjeshtës dhe gjatë muajve të parë dimëror. Më e preferuar është gështenja e pjekur, por mund të konsumohet edhe e freskët, zijer ose si pure. Në formë të miellit nga gështenja mund të përdoret edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, bukë dhe pluhur për pjekje.
Çka përmban?
Gështenja përmban sasi të madhe të vitaminës C. Një dorëgështenja mund të plotësoj madje 40% të konsumit ditor. Nga produktet e mbetura me bërthama dallohet me përmbatjen më të ulët të yndyrërave.
Përbërësi kryesor i gështenjësniseshte i cili në farën e freskëtgjendet deri në 40%.
Përveç kësaj, gështenja është burim i mirë i fibrave dietale dhe i yndyrërave të pangupura të cilat ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, kurse rrisin kolesterolin e mirë.
Gështenja është burim i mirë i vitaminave nga grupi nga B, i vitaminës A, si dhe i mineraleve: kalium, fosfor, kalcium, magnez, sulfur, klor,hekur, bakër dhe mangan.
Gështenja është burimi shkëlqyer i balancuar i karbohidrateve, albuminave dhe celulozës.
Për çka është e mirë?
Gështenja e përforcon imunitetin dhe për shkak të cilësive ushqyese përdoret edhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetsore në organizëm.E përmirëson gjakun dhe e rrit energjinë, kurse për shkak të sheqerërave natyror të cilët i përmban, e plotësojnë nevojën për ushqime të ëmbla (sherqer).
Lirisht mund të themi se produktet ose kokërrat e gështenjës së butë janë me vlerë të lartë kalorike dhe prandaj janë shumë të dobishme për fëmijët si mbështejtje energjetike gjatë zhvillimit. Poashtu është shumë e dobishme edhe për sportistët, për të rriturit dhe për të gjithë ato të cilët kanë nagazhime më të mëdha fizike dhe intelektuale.
Kur dhe si të konsumohet?
Gështenja konsumohet ose hahet kur është e pjekur, por kur konsumohet rekomandohet që të mos përzijhet me lloje tjera të ushqimeve që të mund më lehtë të tretet.
Kombinimi i çajit nga yhubricadhe gështenja mund të përdoret për trajtimin e sistemit të frymëmarrjes. Kjo përzierje e çajit e pastron organizmin, por ndihmon edhe gjatë diaresë.
Mjata nga gështenja poashtu është me vlerë të lartë ushqyese dhe mjekuese, dhe mund të përdoret gjatë mjekimit të gastritit dhe gjatë problemit me tretjen e ushqimit.E ruan mëlçinë dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut.
Çaj nga gështenja
1 lugë gështenje të bluar (me lëvozhga)e përziem me 1 filxhan ujë të nxehtë. E lëm lëngun të mbuluar që të qëndron 15 minuta, kurse pastaj e kullojmë. Konsumoni 1-2 filxhana çaj në ditë.
Ky çaj mund të ndihmon gjatë zmadhimit të prostatës, venëve të zgjeruara, diaresë kronike dhe gjatë gjakëderdhjeve të brendshme.
PËR GËSHTENJËN E EGËR:
Gështenja e egër është bimë dekorative e cila haset edhe në mjediset urbane si element zbukurues në rrugica dhe parqe.
Për dallim nga gështenja e butë, gështenja e egër nuk hahet, për shkak të shijes së tij të hidhur, por pikërisht për këtë arsye kjo ka ndikime mjekuese.
Për qëllime mjeksore, përdoren produktet, lëvozhga dhe gjethet.
Përmban shumë përbërës aktiv të cilët përdoren për prodhimin e preparateve farmaceutike dhe galeniktë cilët synojnë kryesisht mjekimin e venëve dhe kapilareve të zgjeruara. Përveç kësaj, përdoret edhe për trajtimin e hemoroideve, menstruacioneve të sëmura dhe prostatës së zgjeruar. Shpeshherë gështenja e egër përdoret edhe në kozmetikë,si lloj losioni ose maske për kujdes të flokëve dhe fytyrës.
Tingturë nga gështenja egër kundër venëve të zgjaruara dhe hemoroideve
Nevojiten 12-15 kokërra të pjekura (bëra) të gështenjës së egër (të freskëta) dhe 2,5 dl konjak.Gështenja rendohet imët bashkë me lëvozhgë, vendoset në kavanoz dhe spërkatet me konjak.E lëm që të qëndroj 6-8 javë në temperaturë dhimë. Tretja kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga 15-20 pika në ujë.
Dhe shumë më shumë për gështenjën…
Gështenja mund të jetë edhe një arsye shtesë për argëtim dhe rekreacion në natyrë.
- Dilni m familjen dhe me miqtë dhe mbushni shportën me gështenja të freskëta.
- Ftoni miqtë dhe kënaquni me ritualin e pjekjes së gështenjës.
- Bëhuni pak më shumë kreativ dhe bashkë me të dashurit tuaj ndërtoni mbretëri të tërë me figura dhe dekorime. Përveç gështenjës, përdor lis dushku, produktinm e kaçes, murriz ose produkte tjera të thata të cilat do t’i mblidhni bashkarisht në natyrë.