Përbërësit:
450 gr. biftek viçi
800 ml supë
1 kokë e madhe qepë
2 karota (grirë)
1 majdanoz
1 gote pure domatesh
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji majdanoz të grirë
Përgatitja
Furra nxehet në 190 gradë. Mishi pritet në kube. Qepën e skuqim në vaj derisa të ketë një pamje qelqore, pastaj mishi shtohet për ta skuqur derisa të kap një kore të lehtë. Vendoseni supën, më pas shtoni perimet e grira dhe puren e domates. Temperatura e furrës bie në 170 gradë dhe gullashi i përgatitur lihet të piqet për rreth 1 orë. Servohet me patate të pjekura ose pastë dhe perime jeshile (spinaq, qepë, brokoli).