HIPOTENSIONI shtypja e ulët e gjakut

HIPOTENSIONI shtypja e ulët e gjakut

Shpesh ndjeheni të lodhur dhe të sfilitur? Ju mungon energjia dhe jeni të përgjumur? Ngritja e përnjëhershme ju shkakton marramendje? Ju errësohet shikimi dhe keni humbje të përkohëshme të vetëdijes, vështirë merrni frymë dhe lëvizni me vështirësi?Nëse e tërë këto ndodhin, atëherë probabiliteti është shumë i lartë që të keni shtypje të ulët të gjakut, sidomos gjendje e cila në aspektin mjeksor quhet si hipotension. 

Cilët janë vlerat e shtypjes së ulët të gjakut?

Për shtypjen e ulët të gjakut bëhet fjalë atëherë kur vlerat e shtypjes sistolike janë më pak se 105 mmHg për meshkuj dhe 100 mmHg për femra,kurse të shtypjes diastope 70 mmHg për meshkuj dhe65 mmHg për femra.
Shtypja sistolike është rezultat i shtypjes kur zemra pompon gjak nëpër arterie deri në pjesën e mbetur të trupit, dhe ky është numri i parë gjatë matjes së shtypjes së gjakut. Numri tjetër është shtypja diastolike e cila ka të bëj me vlerëne shtypjes nga arteriet kur zemra është në pushim, mes çdo trokitje.

Vlerat e shtypjes së gjakut dallohen te çdo individ, varësisht nga aktivitetet, shprehitë jetësore dhe gjendjet shëndetsore. Shtypja ndryshon për shkak të më shumë arsyeve dhe ka nevojë të matet në situata të ndryshme.

Vështirësitë të cilat shkaktohen nga shtypja e ulët e gjakut më shpesh paraqiten te gratë se sa te meshkujt, kurse intenzitetin i tyre e marrin në pranverë.

Mirëmbatja e shtypjes së gjakut është shumë me rëndësi. Shtypja patjetër të jetë mjaftë e lartë, gjegjësisht normale, që të mund çdo ind dhe qelizë në trup të ushqehet me materiet e nevojshme ushqyese dhe me oksigjen. Simptomet e shtypjes së ulët të gjakut më shpesh paraqiten për shkak të hyrjessë gjakut,andaj si zgjidhje e parë është të përmirësohet qarkullimi i gjakut madje më shpesh në mënyrë natyrore.

Arsyet më të shpeshta për shtypjen e ulët të gjakut :
·               Humbja e papritur dhe e shpejtë e peshës trupore
·               Dëmtimi i sistemit endokrin
·               Dehidratimi
·               Humbja e gjakut gjatë lëndimeve ose gjatë kohës së ciklit menstrual
·               Infeksionet
·               Vështirësitë me zemrën(punë e ngadalsuar e zemrës(bradikardia), punë e shpejtuar e zemrës(takikardia), dobësim i zemrës…)
·               Shtatzania
·               Reagimi alergjik
·               Përdorimi i disa barnave
·               Qëndrimi i gjatë shtrirë dhe pushim i gjatë (sëmundje tëvështira kronike).

Shtypja e ulët e gjakut ndoshta nuk është potencialisht e rrezikshme si shtypja e lartë, por, sërish, ajo konsiderohet si gjendje që duhet të ndiqet dhe të kontrollohet.

Shtypja e ulët e gjakut për një kohë të gjatë rrallëherë është indikator i dëmtimeve serioze shëndetsore, sepse trupi shumë shpejtë përshtatet me të dhe shpesh nuk ka simptome.Problem kryesor bëhet gjatë uljeve të shpejta të shtypjes kur truri dhe organet tjera të trupit mbeten pa materiet e nevojshme dhe nuk kanë kohë të përshtaten (riaftësohen) me gjendjen momentale.

Cilat janë simptomet e shtypjes së ulët të gjakut?

Shtypja e ulët e gjakut më shpesh përcillet me paraqitjen e marramendjes,humbjen e vetëdijes, shpërqendrimin, sfilitjen, dobësimi e përgjithshëm, etj.Individët që kanë shtypje të ulët të gjakut, në mëngjes ndjehen të përgjumur, andaj kanë nevojë për stimulanse plotësuese për zgjim.

Rekomandimet për rritjen e shtypjes së gjakut:

Nëse nuk ka ndonjë arsye të qartë dhe serioze për trajtim mjeksor, atëherë zakonisht mjafton të ndërmerren disa masa higjienike dhe diatale:
·               Konsumoni mjaftë lëngje. Konsumi i mjaftueshëm i lëngjeve, sidomos verës dhe në situata të cilat shkaktojnë dehidratim plotësuese.
·               Konsumoni më shumë kripë në ushqime(ushqime më të njelmëta).
·               Konsumi i më shumë porcioneve të vogla brenda ditës. Në atë mënyrë, trupi do të përshtatet që kohë pas kohe të ushqehet.Ushqimi duhet të jetë i pasur me proteina dhe karbohidrate.
·               Konsumi i produkteve të cilat mund ta rrisin shtypjen e gjakut; ruzmarin dhe trumzë, bajame, kurkuma, mjaltë, xhenxhefil, hithër, fasule, sojë, avokado, banane, fara luledielli…
·               Konsumoni pije me kofein, por mos e teproni.Nëse pini kafe ose pije tjera me kofein për t’ua rritur shtypjen e gjakut, kurse këtë e bëni çdo ditë, madje me doza të larta, atëherë vetëm e keqësoni situatën. Doza e kohë pas kohëshme dhe mesatare e kofeinës me të vërtetë do t’ju ndihmoj me shtypjen e ulët të gjakut, kurse dozimi i tepërt e bën të kundërtën– e ul shtypjen.
·               Rekomandohet edhe një gotë verë të zezë pas hajes kryesore
·               Konsumi më i shpeshtë i supës dhe pijeve izotonike të pasura me elektrolite
·               Shmangni dushet e gjata me ujë të vakët
·               Rregullisht ushtroni, shëtisni në ajër të pastër dhe bëni not
·               Mbani këmbët të kryqëzuara kur qëndroni ulur. Është dëshmuar se ulja me këmbë të kryqëzuara e rrit shtypjen e gjakut.Për njerëzit me shtypje të lartë të gjakut kjo mund të jetë problematike.


Nuk rekomandohet:

·               Konsumi i sasisë së madhe të hudhrës
·               Periudhat të gjata të urisë gjatë ditës
·               Anashkalimi i kafjallit 
·               Ulja ose qëndrimi në këmbë gjatë kohë
·               Ngritja e përnjëhershme
·               Ngritja e objekteve të rënda
·               Përdorimi i ujit shumë të nxehtë në dush.

A është shtypja e ulët e gjakut e rrezikshme?

Nëse shtypja e ulët e gjakut nuk shkakton simptome negative, atëherë mos u brengosni. Për personat që kanë shtypje të ulët të gjakut mendohet se jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të ulët nga infarkti, sëmundja e veshkëve dhe zemrës.


Atletët, njerëzit që shpesh ushtrojnë, që e ruajnë peshën ideale të trupit, si dhe jo duhanpirësit, kanë shtypje të ulët të gjakut. Shtypja e ulët e gjakut rekomandohet deri sa nuk është aq e ulët sa që të shkaktoj simptome dhe dëmtime të organeve në trup.

Për dallim nga shtypja e lartë e gjakut, e cila ka të bëj me shumë probleme të mundshme shëndetsore, shtypja e ulët e gjakut shepsh konsiderohet si marker për shëndet të mirë. Një individ duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për shenjat edhe për simptonet e shtypjes së ulët të gjakut dhe të bisedoj me mjekun nëse shtypja e ulët e gjakut fillon të paraqes probleme. Mënyra më e mirë për të mirëmbajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe ta balanconi shtypjen e gjakut është të konsumoni ushqim të shëndetshëm, rregullisht të ushtroni, të evitoni duhanpirjen dhe të mos konsumoni alkool.