Horoskopi mujor JANAR – SHKURT 2023

Horoskopi mujor JANAR – SHKURT 2023

Sukses për Luanët, luftë tek Bricjapët

DASHI

Mos besoni në gjithçka që dëgjoni apo në atë që ju servohet, sepse shpesh ju ka ndodhur që t’i nënshtroheni sugjerimeve të huaja dhe të pranoni marrëdhënie që kanë rezultuar joproduktive dhe shkatërruese. Analitika dhe durimi janë çelësi i suksesit, e jo reagimet nervoze dhe impulsive.

DEMI

Nuk duhet të shpresoni për sukses sepse qëndrimi që keni zhvilluar ndaj rrethanave të jetës, nuk premton realizim dhe dalje nga kriza. Nëse doni të vendosni një ekuilibër psikofizik, duhet të tregoni më shumë përgjegjësi, ndjeshmëri ndaj të tjerëve dhe stabilitet në sjellje. Bëhuni vetëkritik dhe të zgjuar në interpretimin tuaj.

BINJAKËT

Bëni një plan përpara se të veproni, sepse vetëm me sjellje të durueshme dhe të disiplinuar do të arrini të realizoni potencialet tuaja. Më e rëndësishmja është që pjesën më të madhe të problemeve i keni lënë pas, do të arrini t’u qaseni angazhimeve të reja me spontanitet më të madh dhe të keni arritje.

GAFORRJA

Keni mundësi të shkëlqyera për të përforcuar pozicionin tuaj në sferën profesionale dhe për të krijuar një perspektivë shumë më harmonike në marrëdhënien tuaj emocionale. Arsyeja e kënaqësisë gjendet në ndikimin pozitiv të yjeve dhe mbështetjen në forcat personale. Kjo periudhë është e favorshme për pasuri të paluajtshme.

LUANI

Keni pritur mjaftueshëm që gjërat të lëvizin nga ngërçi, sepse pa veprime energjike dhe të guximshme, rrallë mund të krijohet ndryshimi dhe të lëvizet drejt një këndvështrimi më harmonik. Suksesi do të vijë, thjesht duhet të jeni më të vendosur. Ju mund ta bëni atë, sepse i përkisni shenjës së zodiakut me karakterin më të fortë.

VIRGJËRESHA

Është e nevojshme të organizoheni mirë dhe t’u jepni përparësi kontakteve me persona që ju stimulojnë pozitivisht dhe të distancoheni nga ata që ju vjedhin energjinë pozitive. Përdorni vlerat tuaja me durim dhe zgjuarsi, por gjithashtu bëni kujdes me dobësitë. Kujdesuni edhe për shëndetin tuaj.

PESHORJA

Nuk do të eliminoni problemet që ju ndjekin në planin emocional, nëse nuk përpiqeni që me një qasje pozitive të ndikoni te njerëzit që ju rrethojnë. Në fakt, edhe pse ju flisni të vërtetën për shumë gjëra, duhet të kuptoni se në momentet e krizës, më i zgjuari gjithmonë tërhiqet. Toleranca dhe fokusi drejt harmonisë, janë armët tuaja më të forta.

AKREPI

Bëni një plan përpara se të përkapeni me aktivitete të rrezikshme, sepse nëse veproni pa menduar atëherë domosdoshmërisht do të përballeni me rreziqe dhe vështirësi, nga të cilat nuk do të shpëtoni lehtë. Me rëndësi është që t’i njihni rreziqet dhe të niseni para drejt jetës. Mirë është nëse udhëtoni.

SHIGJETARI

Pavarësisht se keni arritur të kapërceni problemet në marrëdhëniet me të afërmit, megjithatë, nuk duhet të relaksoheni shumë, sepse lehtë mund të ndodhë që gjithçka keni ndërtuar me këmbëngulje dhe durim, të shembet si një kullë prej letre. Të vepruarit me zgjuarsi është baza e përparimit tuaj.

BRICJAPI

Prisni luftëra të mëdha, ndaj mos lejoni që t’ju pushtojë frika e sfidave, edhe pse planetët nuk do t’ju lejojnë realizim të lehtë dhe bashkëpunimin harmonik. Gjëja më e rëndësishme është që të largoheni nga situatat joproduktive dhe të mos e detyroni veten për synime që do t’ju duken tërheqëse vetëm për një moment. Është i mundshëm një përfitim financiar.

UJORI

Nuk duhet të silleni me shumë nervozizëm dhe kokëfortësi, sepse spontaniteti dhe gjerësiа shpirtërore јu duhen domosdoshmërisht. Tensioni i brendshëm do të zhduket nëse punoni për të pranuar veten, e shikoni pozitivisht fatin dhe hapni një faqe të re në jetë. Ndryshimi është çelësi i suksesit.

PESHQIT

Investimi i tepërt i kohës dhe energjisë në kontaktet me të tjerët nuk ju solli rezultate harmonike dhe bashkëpunim me perspektivë, prandaj është e nevojshme të ndryshoni diçka në taktikën tuaj. Çelësi është që të bëni përpjekje për të dalë nga periudha melankolike dhe të çliroheni nga tensioni.

Shkruar nga: Zoran Krstevski