Horoskopi mujor KORRIK – GUSHT 2023

Horoskopi mujor KORRIK – GUSHT 2023

NDRYSHIME TE SHIGJETARËT, DASHURI TE PESHORET

DASHI

Mos iu nënshtroni provokimeve të të tjerëve dhe bëni kujdes me stresin. Nëse reagoni shumë emocionalisht, atëherë vetëm do të zbuloni dobësitë tuaja dhe nuk do të arrini asgjë të mirë. Mbroni veten dhe mendohuni mirë se kujt po i hapeni. Ndikimet planetare nuk janë të mira për rreziqe dhe veprime të pamenduara.

DEMI

Edhe pse shpeshherë sentimentalizmi, gjegjësisht të menduarit për të kaluarën, ju jep forcë dhe nxitje për t’u përballur me perspektivat (sidomos kur i kujtoni përvojat pozitive), prapëseprapë nuk është mirë nëse, në vend që të mendoni për të ardhmen e bukur, vazhdoni të preokuponi veten me atë që ka kaluar. Jepini fund të menduarit joproduktiv dhe hapuni ndaj gjithçkaje që është e re, pozitive dhe e bukur.

BINJAKËT

Nuk duhet të ikni nga përballja me situatën faktike në të cilën ndodheni për një periudhë të gjatë kohore. Është koha të filloni të analizoni pak më thellë jetën tuaj emocionale dhe të nxirrni në sipërfaqe të gjitha vlerat dhe dobësitë e personalitetit tuaj. Periudha është e mirë për udhëtime.

GAFORRJA

Nevoja për të sakrifikuar dhe shtypur nevojat personale, e gjithë kjo me qëllim për të vendosur paqen në marrëdhënie, do të jetë tema kryesore edhe në periudhën e ardhshme. Domethënë, do të ngarkoheni maksimalisht me problemet e të tjerëve, kështu që nuk do të keni energji për të realizuar dëshirat dhe nevojat tuaja. Përqendrohuni te vetja dhe veproni në drejtim të mundësive pozitive.

LUANI

Mendoni me zgjuarsi përpara se të veproni dhe përcaktoni me saktësi prioritetet që keni për qëllim të realizoni gjatë periudhës në vazhdim. Nëse vraponi në mënyrë të pamatur drejt qëllimit, pa e llogaritur pushimin dhe rrezikun, atëherë do të lodheni psikofizikisht dhe do ta vendosni veten në rrezik serioz.

VIRGJËRESHA

Nëse mësoni të tregoni ndjenjat tuaja dhe të hapeni për kontakte të sinqerta me të afërmit, do të krijoni perspektiva harmonike për të përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore dhe atë të dashurisë. Ju këshillohet që të eliminoni kokëfortësinë dhe paqëndrueshmërinë dhe të orientoheni pozitivisht ndaj të tjerëve.

PESHORJA

Nëse doni të përjetoni dhe të ndjeni dashurinë në dritën e vërtetë, është e nevojshme të veproni, jo të prisni që mirëqenia emocionale t’ju bjerë nga qielli. Prandaj, është koha të manifestoni vlerën dhe veçantinë tuaj dhe me një qasje vendosmërie të arrini një nivel të lartë harmonie në dashuri.

AKREPI

Ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk harrohen, kështu që pa nevojë mundoheni të distancoheni nga ngjarjet që kanë qenë të pranishme së fundmi në jetën tuaj. Ato janë të ngulitura thellë në nënvetëdijen tuaj, gjë që ju bën të ndiheni të lodhur, të bllokuar dhe të pakënaqur. Më së miri do të ishte që në periudhën në vazhdim të orientoheni drejt perspektivave të së ardhmes dhe më në fund të përfundoni lidhjen emocionale me të kaluarën.

SHIGJETARI

Duroni me guxim momentet plot tundime dhe filloni ndryshimet. Mjaftueshëm i keni shtypur vlerat tuaja dhe keni lejuar t’ju shkatërrojnë ndikimet e keqdashëse të të tjerëvë. Ju keni cilësi të larta të cilat duhet t’i vini në funksion.

BRICJAPI

Aspektet pozitive të yjeve më në fund do t’ju lejojnë të dilni nga letargjia dhe tensioni. Prandaj, ndaloni së fajësuari fatin e keq për gjithçka që ndodh në jetën tuaj dhe nisuni me guxim drejt sfidave të reja. Në fushën e dashurisë, është koha për t’u hapur ndaj përvojave të pazakonta dhe për të ndjekur gjuhën e trupit.

UJORI

Në periudhën e ardhshme gjeni kohë për relaksim, tregohuni analitik dhe të distancuar nga kontaktet me personat që ju imponohen vazhdimisht dhe ju heqin energjinë pozitive. Mundësitë e bukura janë përpara jush, kështu që shfrytëzoni mundësitë për t’u mbrojtur nga gjithçka që është e keqe dhe të niseni drejt asaj që është e mirë.

PESHQIT

Duke shtypur dëshirat dhe nevojat tuaja dhe duke ndjekur sugjerimet dhe imponimet e të tjerëve, nuk do të arrini asgjë pozitive, prandaj është e nevojshme të ndryshoni konceptin e sjelljes dhe të menduarit, gjegjësisht të luftoni për të drejtat tuaja. Jini të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj.