Horoskopi mujor maj – qershor 2023

Horoskopi mujor maj – qershor 2023

Sfida për Luanët, sukses për Akrepët

Dashi

Në planin emocional nuk duhet të shfaqni krenari, posesivitet dhe kokëfortësi, sepse edhe të tjerët meritojnë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre. Toleranca, durimi dhe angazhimi në punë do t’ju ndihmojnë të silleni në mënyrën e duhur dhe të kanalizoni me sukses emocionet tuaja.

Demi

Gjatë kësaj periudhe nuk do të karakterizoheni nga ndonjë këmbëngulje dhe durim të fortë, kështuqë shumë lehtë do të hiqni dorë nga synimet dhe planet tuaja. Një qasje e tillë do të mbizotërojë për shkak të bindjes se për të eliminuar problemet dhe pasigurinë do të jeni të detyruar të përballeni me sprova të mëdha.

Binjakët

Kohët e fundit jeni duke e mbingarkuar veten me gjëra që nuk meritojnë shumë vëmendje. Keni përshtypjen se në mjedisin tuaj të afërt ka njerëz të cilët në çdo mënyrë përpiqen t’ju dëmtojnë dhe të pengojnë përparimin tuaj. Ju këshillohet ta analizoni mirë qëndrimin e tillë, të mos u nënshtroheni provokimeve dhe të keni durim.

Gaforrja

Ngarkesa e nënvetëdijes dhe frika e përballjes me të ardhmen do të rëndojnë organizmin tuaj dhe do të zgjojnë nevojën për paqe dhe izolim. Prandaj, është me rëndësi vendimtare që të perceptoni objektivisht faktorët kufizues dhe të përpiqeni të ruani paqen në thellësi të shpirtit tuaj.

Luani

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të bëheni pasivë sepse do të përballeni me gjëra që do t’ju sjellin tundime të mëdha. Eksitimi emocional do të mbizotërojë plotësisht me personalitetin tuaj. Shfrytëzojeni rastin, bëni diçka të mirë për veten dhe filloni një aktivitet që do të krijojë transformim dhe sfida të reja në jetën tuaj.

Virgjëresha

Nuk duhet të ngarkoheni me mundësitë e humbura, sepse është iluzore të presësh të kthehet ajo që nuk kthehet – koha. Prandaj, organizoni forcat tuaja drejt perspektivave të së ardhmes. Kuptoni që keni cilësinë për të dalë nga labirinti psikofizik. Mos i lini asgjë rastësisë dhe me zgjuarsi e durim lëvizni drejt qëllimit.

Peshorja

Gjatë kësaj periudhë është e dobishme të mos u besoni të tjerëve dhe të kontrolloni emocionet negative, sepse nuk është koha për të marrë vendime të nxituara. Në fushën e shëndetit tregohuni të kujdesshëm dhe mos e humbni energjinë tuaj në aktivitete të cilat mund t’ju lodhin psikofizikisht.

Akrepi

Ngadalë, por sigurt largohuni nga ndikimi i keqdashësve, ndaloni së sakrifikuari për njerëzit që nuk e meritojnë atë dhe bëhuni të fortë në aspiratat për ndryshim të qëndrimit tuaj të deritanishëm ndaj rrethanave të jashtme. Suksesi do të vijë nëse i përkushtohesh më shumë vetes.

Shigjetari

Gjendeni përballë vendimeve dhe rrethanave shumë të rëndësishme të cilat mund t’ju çojnë drejt majës ose t’ju përballin me fundin. Goditjet e fatit do t’i eliminoni vetëm nëse udhëhiqeni nga besimi te vlerat personale, shpresa dhe dashuria. Nëse eliminoni kokëfortësinë dhe jeni të orientuar pozitivisht, mund të shpresoni për mirëqenie.

Bricjapi

Më së miri është të përpiqeni të stabilizoni gjendjen tuaj profesionale sepse nëse prisni që dikush tjetër të vijë dhe të zgjidhë statusin tuaj, nuk do të bëni asgjë. Yjet premtojnë sukses, veçanërisht nëse i qaseni seriozisht problemit dhe tregoheni të guximshëm në performancën tuaj.

Ujori

Është mirë nëse tregoni interes për problemet e të afërmve, por në të njëjtën kohë do të duhet të orientoheni edhe nga vetja. Duhet të dini se pa arritur paqen dhe harmoninë e brendshme, shumë vështirë do të jeni të dobishëm për të tjerët. Periudha është e mirë për të rishikuar gjërat që ju kanë ndodhur më parë dhe për të krijuar parakushte të reja për përparim.

Peshqit

Ndryshueshmëria e vazhdueshme në sjellje do t’ju krijojë probleme në planin emocional dhe do t’ju mbyllë predispozitat për harmonizimin e situatës me të afërmit. Nëse nuk dëshironi që izolimi dhe pasiguria të pushtojnë plotësisht personalitetin tuaj, do t’ju duhet të shihni dobësitë tuaja dhe të ndaloni së fajësuari të tjerët për gjithçka që ndodh në jetën tuaj.

Zoran Krstevski