Horoskopi mujor mars – prill 2024

Horoskopi mujor mars – prill 2024

Sfida dashurie dhe kënaqësie te Shigjetari dhe Ujori

DASHI: Yjet ju rekomandojnë të jeni seleksionues dhe të zgjuar në kontaktet me të tjerët, gjegjësisht të bëheni miq me njerëz që shfaqin dashamirësi dhe vendosmëri për të depërtuar pozitivisht në thelbin e personalitetit tuaj. Mos lejoni që personat negativë t’ju harxhojnë energjitë. Në dashuri, bëni kujdes me posesivitetin.

DEMI: Do të bëni një gabim të madh nëse bini nën ndikimin e sugjerimeve të jashtme dhe përpiqeni të arrini qëllimin tuaj duke shfaqur nervozizëm dhe impulsivitet. Stabilizoni emocionet tuaja dhe mos iu nënshtroni presioneve dhe manipulimeve të jashtme. Në planin shëndetësor, kujdesuni për lëkurën, dhëmbët apo kockat tuaja.

BINJAKËT: Kufizimet, goditjet e fatit dhe vështirësitë ju kanë ndjekur maksimalisht në periudhën e mëparshme dhe ju kanë përballur me pasiguri dhe bllokim psikofizik. Megjithatë, presionet i përballuat me guxim dhe këmbëngulje, prandaj shijoni fitoren. Shfrytëzoni mundësinë për t’u çliruar nga marrëdhëniet negative dhe besoni në vlerat tuaja.

GAFORRJA: Gjatë periudhës së ardhshme ndiqni dridhjet e dashurisë, gjegjësisht dorëzohuni ndaj kënaqësive në të gjitha fushat e jetës. Është iluzore të ndrydhni vlerat dhe të shikoni me shpirt skeptik ndaj sjelljes dashamirëse të partnerit, sidomos kur ekzistojnë parakushte ideale për të vendosur harmoninë. Hapeni veten ndaj ndryshimeve pozitive.

LUANI: Përfitoni nga predispozitat që do t’ju hapë planeti i dashurisë Venera dhe tregohuni të vendosur gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve, sepse nuk ka ardhur koha e duhur për të ndrydhur energjinë krijuese dhe për t’u larguar nga tundimet. Suksesi do të arrijë nëse jeni të durueshëm. Gjendja juaj shëndetësore do të stabilizohet.

VIRGJËRESHA: Yjet tregojnë se ju meritoni të shijoni frytet e bukurisë, harmonisë dhe dashurisë. Prandaj, qëndroni aktiv dhe besoni në vlerat tuaja. Lumturia do jetë maksimalisht e pranishme. Do të jetë mirë nëse punoni në rregullimin e dokumentacionit, investoni në pasuri të paluajtshme ose bëni një udhëtim të shkurtër.

PESHORJA: Problemet në planin psikofizik do të arrini t’i tejkaloni nëse kuptoni se duhet të distancoheni nga disa persona të caktuar të cilët ju vjedhin vazhdimisht energjinë pozitive. Përqendrimi i tepërt në të kaluarën dhe dobësia emocionale nuk do të shprehen aq fort, si në periudhën e mëparshme. Nxisni frymën aventuriere dhe bëni një udhëtim interesant.
AKREPI: Nëse vazhdoni ende të bëni sakrifica për të tjerët dhe kohën e lirë e kaloni në mënyrë të pamatur, atëherë mos prisni stabilizim të situatës dhe rrugëdalje nga kufizimet e grumbulluara. Përkushtohuni ndaj vetes dhe mos lejoni që negativeti të çekuilibrojnë energjinë tuaj. Qëndroni të orientuar pozitivisht ndaj punës dhe shfaqni kreativitet.

SHIGJETARI: Kalimi i planetit Venera në shenjën tuaj të horoskopit do t’ju ofrojë një tundim të pazakontë në fushën e dashurisë, energji në performancë dhe kreativitet në punë. Shfrytëzoni perspektivat pozitive dhe tregoni gatishmëri për t’iu dorëzuar kënaqësive. Besoni intuitës suaj.

BRICJAPI: Në periudhën e mëparshme keni arritur të përcaktoni prioritetet tuaja dhe të çliroheni nga ndikimi joharmonik i njerëzve që ju rrethojnë. Vazhdoni të vraponi me të njëjtin ritëm drejt tundimeve. Të menduarit rreth gjërave që kanë kaluar nuk do t’ju sjellë asgjë pozitive. Qëndroni të fokusuar në kohën e tashme dhe ndiqni impulset e dashurisë.

UJORI: Aftësia për të vendosur dridhje harmonike do të bëjë që personi i dashur të dallojë përkushtimin tuaj emocional. Kjo do të mundësojë përmirësimin maksimal të gjendjes suaj të dashurisë dhe kënaqësi të mëdha. Drejtohuni te energjia pozitive dhe shijoni sfidat. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për udhëtime dhe shprehje krijuese.

PESHQIT: Yjet ju rekomandojnë të besoni në gjërat pozitive, të mos jeni skllevër të paragjykimeve dhe t’u qaseni sprovave me optimizëm. Nuk ka arsye për të vazhduar me ngarkesën melankolike dhe psikofizike. Ju presin sfida dhe mundësi të mëdha për avancim në planin e biznesit, gjagjësisht atë financiar. Në aspektin shëndetësor, kushtoni vëmendje barkut dhe organeve të tretjes.

Zoran Krstevski