Horoskopi mujor NËNTOR – DHJETOR 2023

Horoskopi mujor NËNTOR – DHJETOR 2023

Sfida për Binjakët, harmoni për Luanët

DASHI: Në periudhën e mëparshme keni punuar shumë, kështu që më në fund gjeni kohë për veten tuaj, pushoni dhe përgatituni për sfidat e reja. Në fushën e dashurisë mund të befasoheni këndshëm, prandaj mendoni pozitivisht dhe hapuni për të ndarë emocione pozitive. Kujdesuni në planin shëndetësor.

DEMI: Pasioni ju nevojitet domosdoshmërisht, si dhe plotësimi romantik me personin që doni, prandaj, eliminoni paragjykimet dhe pranoni sfidën. Në planin e punës, yjet ju rekomandojnë të jeni të zgjuar, analitik, selektiv dhe të bashkëpunoni me njerëz që duan stabilitet, përgjegjësi dhe besnikëri ndaj detyrës.

BINJAKËT: Shijoni suksesin dhe kënaqësinë që keni arritur përmes angazhimit dhe punës së palodhur, përgjegjësisë dhe shumë tërheqjeve. Meqenëse ngadalë, por me siguri keni arritur të hiqni barrën më të madhe nga shpinа, është koha të organizoheni mirë dhe të shkoni drejt sfidave të reja me më shumë vetëbesim.

GAFORRJA: Edhe pse në ditët e sotme vështirë se dikush i respekton vlerat shpirtërore, por udhëhiqet vetëm nga dëshirat materiale dhe trupore, yjet sërish ju rekomandojnë që të vazhdoni të silleni në mënyrë njerëzore dhe të angazhuar. Një qasje e tillë ndaj rrethanave të jetës së shpejti do t’ju sjellë rezultate pozitive dhe momente kënaqësie dhe relaksi.

LUANI: Arsyeshmëria juaj, vetëdija për vlerat e vërteta dhe përgjegjësia duhet t’ju ndihmojë të dilni nga kriza psikofizike dhe të krijoni harmoninë e nevojshme. Nëse keni mundësi, udhëtoni ose fokusohuni te njerëzit dhe situatat që ndikojnë pozitivisht në personalitetin tuaj. Kjo periudhë është e mirë për pasuri të paluajtshme.

VIRGJËRESHA: Gjatë kësaj periudhe nuk ju rekomandohet që të rrezikoni, sepse mund të ndodhin situata të paparashikueshme, të cilat do t’ju shkaktojnë vështirësi serioze nga të cilat nuk do të jetë e lehtë të dilni. Prandaj, yjet ju këshillojnë që të veproni me zgjuarsi, të mos nxitoni me idetë dhe të mos lejoni të tjerët t’ju manipulojnë dhe t’ju çojnë në një situatë pa perspektivë.

PESHORJA: Ju rekomandohet t’i vëreni rrethanat në mënyrë reale dhe të shijoni momentin e ngjarjes. Sado të përpiqeni, nuk do ta ktheni atë që ka kaluar. Kjo nuk do të thotë që harmonia do t’ju anashkalojë dhe do të jetë më pak e pranishme, por nuk do të jetë njësoj si në periudhën e mëparshme.

AKREPI: Gjëja më e rëndësishme është që të jeni analitik, selektiv dhe të gatshëm për të përballuar me guxim shqetësimet e shkaktuara nga ndikimet e jashtme. Duke vepruar kështu, ndiqni shenjat dhe ndaloni së nënshtruari ndaj ndjesive negative të të tjerëve. Bëni kujdes në marrëdhëniet e dashurisë.

SHIGJETARI: Bëni një përzgjedhje në kontaktet tuaja dhe vendosni të bashkëpunoni me njerëz të cilët sillen në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Potenciali për sukses ekziston, vetëm duhet të besoni më shumë në vlerat tuaja. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme dhe kujdesuni për energjinë tuaj psikofizike.

BRICJAPI: Ndonjëherë nuk është mirë nëse u lejohet ndjenjave të dominojnë jetën tonë, sepse në atë rast mund të humbet aftësia analitike dhe aftësia për të matur me saktësi aktivitetet e planifikuara. Por nga ana tjetër, është tragjike të ekzistosh pa i nxitur emocionet ndaj personave që na tërheqin. Prandaj, jini të kujdesshëm në momentet kur nuk ka mundësi për sukses, por veproni me guxim kur të ndjeni frymëzimin e vërtetë.

UJORI: Nuk duhet të ngarkoni veten në aspektin psikofizik dhe të merreni me injorancën e të tjerëve dhe mungesën e interesit për të ndjekur vlerat pozitive, sepse atëherë do të bëheni viktimë e ndikimeve të jashtme dhe nuk do të arrini të realizoni prioritetet tuaja. Kujdesuni në planin financiar.

PESHQIT: Nuk është mirë nëse vazhdoni të anuloni mundësitë për të arritur sukses në fushën e dashurisë, sepse yjet do t’ju mundësojnë të përparoni spontanisht dhe të përforconi kënaqësitë emocionale. Prandaj, mos hezitoni, por veproni me guxim. Ndiqni intuitën tuaj.