Horoskopi mujor shtator – tetor 2022

Horoskopi mujor shtator – tetor 2022

Ndryshime te Deshtë, rreziqe për Bricjapët

DASHI:

Ndryshimet do të jenë aktuale në periudhën vijuese. Pavarësisht që arrini t’i tejkaloni vështirësitë sa u përket të afërmve, kujdes mos u çlironi shumë, sepse shumë lehtë mund të ndodh që ajo që me shumë mundë dhe me shumë durim e keni ndërtuar të rrënohet si një kullë letre. Veprimi i mençur është themeli për ecurinë ose përparimin tuaj.

DEMI:

Mos shpresoni për sukses sepse marrëdhënien që e zhvilloni ndaj rrethanave të jetës nuk garanton realizim dhe dalje nga kriza. Patjetër të ndryshoni diçka, gjegjësisht të tregoni më shumë përgjegjësi, ndjenjë për të tjerët dhe stabilitet në sjelle, nëse dëshironi ta arrini baraspeshën psikofizike.

BINJAKËT:

Bëni një plan para se të veproni, sepse vetëm me durim dhe me sjellje të disiplinuar mund të arrini t’i realizoni potencialet tuaja. Me rëndësi është që pjesën dërmuese të problemeve e latë pas vetes dhe se në mënyrë shumë më spontane do të mund t’u qasni angazhimeve të reja dhe të shënoni përparim.

GAFORRJA:

Nuk duhet të lejoni që t’ju kaplojë frika nga sfidat edhe pse planetët nuk do të mundësojnë realizimin dhe ekzistimin harmonik. Më me rëndësi është të largoheni nga gjendjet jo produktive dhe të mos i sforconi aktivitetet, të cilat vetëm për një çast do t’ju duken tërheqëse. Kushtoji vëmendje shëndetit.

LUANI:

Keni mundësi të jashtëzakonshme për përforcimin e pozitës në sferën profesionale dhe për krijimin e një perspektive shumë më harmonike në marrëdhëniet emocionale. Arsyeja për kënaqësi gjendet në ndikimin pozitiv të yjeve dhe në mbështetjen në fuqitë vetanake. Kjo periudhë është e favorshme për blerjet e pasurive të patundshme.

VIRGJËRESHA:

Investimi shumë i madh i kohës dhe i energjisë në kontaktet me të tjerët nuk ju solli rezultate harmonike dhe bashkëpunim perspektiv, andaj është e nevojshme të ndryshoni taktikën, nëse dëshironi të dilni nga periudha melankolike dhe të çliroheni nga stresi. Nëse keni mundësi, udhëtoni diku.

PESHORJA:

Ruaje energjinë tënde. Problemet që ju përcjellin në planin emocional, nuk do t’i eliminoni në qoftë se nuk provoni me qasje pozitive të ndikoni personat që ku rrethojnë. Gjegjësisht, edhe pse për shumë gjëra mund ta flitni të vërtetën, është e domosdoshme të kuptoni se në çaste krize vetëm i mençuri lëshon pe.

AKREPI:

Mos u sillni me shumë neveri dhe kokëfortësi sepse spontaniteti dhe gjerësia e shpirtit ju nevojiten pa masë. Tensioni i brendshëm do të zhduket nëse punoni në pranimin e vetvetes, shikoni pozitivisht fatin dhe hapni faqe të re në jetë.

SHIGJETARI:

Mjaftë keni pritur që punët të lëvizin nga pika e vdekur, sepse pa lëvizje energjetike dhe të guximshme pothuaj nuk mund të arrihet ndryshimi dhe nuk mund të ecet drejt perspektivës më harmonike. Suksesi do të arrihet por vetëm duhet të jeni më të vendosur.

BRICJAPI:

Bëni plan para se t’i filloni aktivitetet e rrezikshme, sepse nëse veproni pa menduar atëherë domosdoshmërisht do të ballafaqoheni me rreziqe dhe vështirësi, nga të cilat vështirë se do të mund të shpëtoni. Kyçe është t’i njihni rreziqet dhe të ecni drejtë jetës.

UJORI:

Mos besoni në gjithçka që dëgjoni ose që do t’ju shërbehen, sepse shpeshherë ndodh që t’u nënshtroheni dukshëm sugjerimeve të të tjerëve dhe të pranoni marrëdhënie të cilat janë dëshmuar si joproduktive dhe shkatërruese. Aftësia analitike dhe durimi janë kyçe për suksesin. Kushtojini më shumë vëmendje gjendjes psikofizike të personit.

PESHQIT:

Duhet të organizoheni mirë dhe t’i jepni përparësi kontakteve me njerëzit të cilët pozitivisht ju stimulojnë, kurse të distancoheni nga ato të cilët ua vjedhin energjinë pozitive. Shfrytëzoni me mençuri dhe me durim vlerat, por kujdesuni edhe për anët tuaja të dobëta.

Shkruan: Zoran Krstevski