Horoskopi mujor SHTATOR – TETOR 2023

Horoskopi mujor SHTATOR – TETOR 2023

Pushime për Ujorët, dashuri për Akrepët

DASHI

Edhe pse ndikimi negativ i Marsit do t’ju lodhë në aspektin psikofizik, megjithatë melankolia do të jetë e pranishme për një kohë të shkurtër, kështu që do të përballeni me sukses me tundimet dhe do të arrini t’i vendosni gjërat në rendin më të mirë. Këshillohet që t’i trajtoni me mençuri financat tuaja. Këshilloheni të tregoni më shumë interes për situatat familjare dhe të investoni më shumë në dashuri.

DEMI

Yjet ju këshillojnë të luani sigurt, të mos shpejtoni me prezantimin e ideve tuaja në publik dhe të mos lejoni të tjerët t’ju manipulojnë dhe t’ju çojnë në një situatë të pa perspektivë. Gjëja më e rëndësishme është të jeni analitik, selektiv dhe të gatshëm për t’u përballur me shqetësimet. Kujdesuni për shëndetin e njerëzve të afërt dhe mos u bëni pjesë e situatave të rrezikshme.

BINJAKËT

Ju rekomandohet që t’i perceptoni rrethanat në mënyrë objektive dhe të shijoni momentin e së tashmes, sepse sado që të përpiqeni nuk do të arrini të riktheni atë që ka kaluar. Nuk duhet ta ngarkoni veten në aspektin psikofizik dhe të merreni me injorancën dhe mungesën e interesit të të tjerëve për të theksuar vlerat tuaja.

GAFORRJA

Pavarësisht se zotëroni vlera të larta dhe meritoni që lumturia dhe harmonia të jenë maksimalisht prezente, megjithatë stagnimi dhe tensioni psikofizik duket se ndjekin vazhdimisht personalitetin tuaj. Ndikimi i Jupiterit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të dilni nga kriza dhe të ndjeni energjinë e bukur të ekzistencës.

LUANI

Është koha të fokusoheni në gjërat që ju tërheqin. Merrni iniciativën, gjegjësisht mos prisni që problemet të zgjidhen vetë. Inteligjenca kozmike mbron gjithmonë optimistët dhe pozitivistët. Yjet do t’ju sjellin një mundësi të shkëlqyer për të vendosur transformimin dhe për t’u distancuar nga gjithçka që ka rezultuar kufizuese dhe jo konstruktive në jetën tuaj.

VIRGJËRESHA

Ndonjëherë nuk është mirë të reagoni shumë emocionalisht, sepse kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj analitike dhe në aftësinë për të realizuar aktivitetet e planifikuara. Jini të kujdesshëm në momentet kur nuk ekziston mundësia për sukses, por veproni me guxim kur do ta ndjeni frymëzimin e duhur. Periudha është e përshtatshme për udhëtime.

PESHORJA

Shijoni suksesin dhe kënaqësitë që i keni arritur me angazhime pune të mundimshme, përgjegjësi dhe shumë anulime. Ju keni arritur të zgjidhni ngadalë por sigurt barrën më të madhe, kështuqë ka ardhur koha të organizoheni me mençuri dhe të niseni drejt sfidave të reja me optimizëm dhe vetëbesim.

AKREPI

Përfitoni nga vlerat e larta, mos besoni në premtimet e të tjerëve, tregoni durim dhe selektivitet dhe prisni përmirësimin e situatës. Suksesi do të jetë i arritshëm, veçanërisht nëse eliminoni dobësitë dhe të përgatitur i prisni tundimet. Bëhuni më të hapur ndaj përjetimeve të dashurisë.

SHIGJETARI

Më në fund do të mundeni të merrni frymë, pasi planetët janë vendosur në harmoni me shenjën tuaj. Do të keni predispozita të shkëlqyera për të eliminuar situatat joproduktive, prandaj fokusohuni te bashkëpunimi dhe veproni me energji. Duke zhvilluar optimizmin dhe vetëbesimin, gjërat do t’ju hapen akoma më lehtë.

BRICJAPI

Angazhimet e tepërta në punë ju kanë lodhur shumë në planin psikofizik, prandaj do t’ju duhet të merrni frymë dhe të drejtoni forcën në fusha të tjera të jetës. Nëse vazhdoni të shpenzoni veten për njerëz dhe ngjarje që nuk meritojnë shumë vëmendje, atëherë kriza dhe tensioni nuk do t’ju braktisin lehtë.

UJORI

Duhet të pushoni mirë, sepse së shpejti ju presin aktivitete shumë të vështira. Prandaj, eliminoni angazhimet që nuk premtojnë sukses, bëhuni analitik dhe të durueshëm gjatë përballjes me të panjohurën, gjegjësisht, mos u lejoni të tjerëve t’ju vjedhin energjinë pozitive. Qëndroni më shpesh në natyrë.

PESHQIT

Kini kujdes të mos bëheni viktimë e ndikimeve të jashtme dhe neglizhencës së prioriteteve tuaja. Megjithatë, ndjeshmëria dhe përgjegjësia juaj duhet t’ju ndihmojnë të dilni nga kriza psikofizike dhe të krijoni harmoninë e nevojshme. Yjet ju rekomandojnë që të vazhdoni të silleni në mënyrë njerëzore dhe të angazhuar, sepse qasja afirmative ndaj rrethanave të jetës, do t’ju sjellë në mënyrë të pashmangshme rezultate pozitive.

Zoran Krstevski