DASHURI PËR VIRGJËRESHAT, PËRMIRËSIM PËR PESHQIT
DASHI: Ngadalë por me siguri, po filloni të eliminoni faktorët kufizues që dominuan periudhën e mëparshme, kështu që nuk duhet të mposhteni nga melankolia dhe pesimizmi, pasi ju presin arritje të mëdha në të gjitha fushat e jetës suaj. Stabilizoni marrëdhëniet tuaja me të afërmit, jini përgjegjës dhe përqendrohuni me guxim në atë që dëshironi.
DEMI: Gjendja juaj psikofizike do të jetë vazhdimisht në ndryshim. Yjet ju këshillojnë të manifestoni aftësi analitike, përzgjedhje dhe aftësi për t’u përshtatur. Shpenzimi i pamenduar i energjisë dhe ndjeshmëria ndaj ndikimeve të jashtme, përveç pasigurisë dhe nervozizmit, nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë.
BINJAKËT: Në aspektin psikofizik, ndiheni jashtëzakonisht në disharmoni, prandaj kini kujdes nëse dëshironi të dilni nga kjo periudhë problematike. Mos tregoni nervozizëm në marrëdhënie me të tjerët, kini kujdes me financat dhe shmangni situatat e rrezikshme.
GAFORRJA: Yjet tregojnë se ju presin intriga që do t’ju shkaktohen nga njerëzit të cilët ju rrethojnë. Përpiquni të arrini paqe dhe harmoni, pavarësisht ndikimit negativ të të tjerëve. Ju zotëroni cilësi të larta të cilat është koha t’i nxirrni në pah. Prandaj, orientoni energjinë tuaj drejt qëllimeve krijuese dhe pozitive dhe mos e ngarkoni veten me ligësitë e të tjerëve.
LUANI: Merrni gjërat në duart tuaja dhe ecni me guxim drejt qëllimit. Përvoja juaj deri më tani ju tregon se nuk duhet të mbështeteni te të tjerët. Gjëja më e rëndësishme është të shfrytëzoni potencialin tuaj të lartë dhe të tregoni se për çfarë jeni të aftë. Kjo periudhë është e favorshme për të investuar në pasuri të paluajtshme ose për rregullimin e shtëpisë.
VIRGJËRESHA: Ndiqni rrjedhën e dashurisë, stabilizoni marrëdhëniet tuaja me të afërmit dhe mos u bëni skllav i paragjykimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për përjetimin e vërtetë të kënaqësisë emocionale. Kreativiteti dhe vizioni intelektual duhet t’ju sjellin angazhime pozitive në punë dhe përparim gradual.
PESHORJA: Mos lejoni që disa persona të ndikojnë negativisht në personalitetin tuaj. Ju rekomandohet të jeni të përgjegjshëm, të durueshëm dhe të kujdesshëm, sepse yjet nuk do t’ju mundësojnë zgjidhje të shpejtë të problemeve. Të vepruarit me nervozizëm dhe pamaturi do t’ju çojë në drejtimin e gabuar.
AKREPI: Mos prisni që rreshtimi harmonik i planetëve t’ju kalojë pa e shfrytëzuar, por vendosni gjërat në vendin e duhur. Gjëja më e rëndësishme është që do të karakterizoheni nga zgjuarsia, mençuria dhe taktika, të cilat do t’ju mundësojnë të eliminoni kufizimet dhe t’i dorëzoheni kënaqësisë.
SHIGJETARI: Nëse vazhdoni të besoni në premtimet e të tjerëve, atëherë mos prisni një rrugëdalje nga situata problematike, por përkundrazi, prisni akoma më shumë pasiguri dhe nervozizëm. Mësoni faktorët që e shkaktuan krizën tuaj dhe mos e harxhoni energjinë me njerëz që nuk ju meritojnë. Zgjidhjen e dobësive tuaja mos e kërkoni te të tjerët, por te vetja juaj.
BRICJAPI: Është mirë që jeni të përqendruar në sigurinë materiale dhe emocionale, por duhet të kuptoni se pa u përballur me guxim me faktorët kufizues, potencialet tuaja do të mbeten të pashfrytëzuara. Pavarësisht se sa me zgjuarsi, durim dhe përgjegjësi u qaseni sfidave të jetës, në disa situata do t’ju duhet të ndërmerrni rrezik dhe të përballeni me të panjohurën.
UJORI: Në sferën profesionale, punoni vazhdimisht me të gjitha forcat dhe jeni të rraskapitur në aspekt psikofizik. Pavarësisht përkushtimit tuaj të madh ndaj punës, përgjegjësit nuk e vlerësojnë mjaftueshëm mundin tuaj. Prisni keqkuptime në komunikim dhe mungesë mbështetjeje për planet tuaja. Në dashuri, do t’ju duhet të tregoni më shumë përgjegjësi dhe durim.
PESHQIT: Besoni në vlerat tuaja, pasi do të shfaqet një mundësi për të përmirësuar situatën në të cilën ndodheni. Mos i lini asgjë rastësisë dhe me një qasje të guximshme lëvizni gjërat drejt përmirësimit . Do të jetë mirë nëse udhëtoni.
