Hrono Mafinet

Hrono Mafinet

Hrono Mafinet
Përbërësit:
3 filxhana miell (ndryshe:speltë, thekri, hikërror, tërshëre, elbit)
1 puhur për pjekje
3 lugë vaj ulliri
luledielli, lir, fara kungulli, susam (fara sipas dëshirës 2 lugë)
(mund  edhe çia, por me pjekje i humb aftësitë e dobishme. Nëse vendoset çia ngopet me ujë së paku 10 min.)
kripë (himalajeve e jodizuar)
2 filxhan ujë i thartë
Përgatitja
Mielli përzihet me pluhurin, shtohet vaji dhe farat, kripa dhe në fund shtohet edhe uji i thartë dhe e përziejm me lugë. Brumi duhet të jetë i lehtë, të hudhet me lugë por të mos jetë i lëngshëm.
Vendoset nëpër këllëfe për mafini, spërkaten me fara sipas dëshirës dhe piqen.
Miellërat e ndryshëm shtojnë konsistencë të ndryshme (nëse përzihen vetëm elb dhe tërshërë, thërrmohen mafinet).
Piqen në 200 shkallë në furrë të nxehtë 20-40 minuta varësisht nga lloji i miellit.
Kontrollohet gjatë pjekjes nëse përgatitet me shkopth të zgarës (nëse ngjitet nga brumi duhet ende të piqet).
Kur të nxirren, vendosen në leckë pambuku dhe i lëm të ftohen nëse i dëshirojmë të buta, por nëse duam të jenë kërcore, i lëm në grila dhe i lëm të ftohen.