Hudhra e gjarprit(lat. Allium Schoenoprasum L.) ka prejardhje nga familja Alliaceae, ku bëjnë pjesë qepa, hudhra, mjedrat, etj.Bimë vetëshumuese, e cila rritet nga vera deri në vjeshtë, më shpesh nëpër brigjet e lumejve dhe livadheve të lagështa. Nga Maji deri në Qershor zhvillohen gjethet vjollce të purpurta me një erë (aromë) intenzive i cili mund të nuhatet nga largë. Kopshtarët mesjetarshumë shpesh e kanë përdorur hudhrën e gjarprit për dekor nëpër kopshtet e tyre.
Përbërja dhe përdorimi
Hudhra e gjarprit është bimë gjerësisht e përdorur, e cila ka shije pak djegëse, shije e cila varet nga kushtet ku është kultivuar dhe nga mënyra se si është kultuvuar. Ka traditë të gjatë për shkak të shijes së saj karakteristike, por edhe për shkak të përbërjes së saj mjekuese.Përmban vajra eterik të pasur me sulfur, të cilët konsiderohen si shkak i shijes djegëse dhe erës specifike. Për shkak të mëyrës së thjeshtë të kultivimit, dhe ndikimit të saj mjekues, hudhra e gjarprit duhet të jetë pjesë e çdo kopshti. Është e pasur me materie ushqyese dhe përmban pak kalori. Është burim i mirë i vitaminaveА, B, C dhe K ndërsa nga mineralet më të shprehur janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe kaliumi.
Roli mjekues:
1. E redukton kolesterolin
Për shkak të pranisë së alicinit në koncentrime të larta, hudhra e gjarprit ka nidkim mbi reduktimin e nivelit të të ashtuquajturit kolesterol i “keq” në gjak dhe në këtë mënyrë ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut.
Me rëndësi është të dihet se alicini krijohet menjëherë pas këputjes së trungut të hudhrës së gjarprit, kurse pas një periudhe shëndrohet në komponime të sulfurit. Andaj, duhet të konsumohet i freksët, gjegjësisht përderisa ndjehet aroma ose era e hudhrës.
2. E përforcon imunitetin
Hudhra e gjarprit përmban vitaminën A, e cila luan rol në shëndetin e mukozës së hundës, fytyt, mushkërive të bardha dhe sistemit digjestiv, si dhe organeve tjera të cilat ekspozohen ndaj ndikimeve të jashtëme dhe parogjeneve potenciale.
Vitamina C, i cili gjendet në hudhrën e gjarprit, e përmirëson imunitetin dhe luan rol antibakterial dhe antiviral. Nga këtu, hudhra e gjarprit është shtojcë e shkëlqyer në ushqim për njerëzit të cilët vuajnë nga infeksione në traktin resporator.
Vitaminat A dhe C marrin pjesë në formimin e antitrupthave, me çka e përforcojnë sistemin imunitar.
3. Parandalon osteoporozën dhe aterosklerozën
Hudhra e gjarprit përmban komponime të cilat e përmbajnë kalciumin në eshtra dhe gjak sepse e pengojnë sekretimin e kalciumit përmes urinës, me çka sigurohen eshtra më të forta dhe më të shëndosha.
Vitamina K në hudhrën e gjarprite përmirëson absorbimin e kalciumit në eshtra dhe në këtë mënyrë e redukton incidencën e frakturave të eshtrave pas menopauzës.
Me parandalimin e disbalancit hormonal i cili mund na shpie te demineralizimi i eshtrave, vitamina K përfshihet në ruatjen e fortësisë dhe shëndetit të eshtrave.
Me konsumin e rregullt të hudhrës së gjarprit, mund të pengohet kalcifikimi i enëve të gjakut, si pasojë edhe asteroskleroza.
4. Merr pjesë në parandalimin e paraqitjes së tumorit
Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se hudhra e gjarpërit a aktivitet të madhe antioksdues.Në krahësim me perimet e mbetura nga kjo familje, hudhra e gjarprit ka dukshëm sasi më të madhe të antioksidantëve në përbërjen e saj të begatshme.
Stresi oksidues(dëmtimi i barazpeshës mes radikaleve të lira dhe antioksidantëve në trup) ka të bëj me një numër të madhe të sëmundjeve hormonale, siç janë diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, tumoret dhe demenca.
Ndikimi ose roli antioksues e redukton sasinë e radikaleve të lira në organizëm, me çka reduktohet paraqitja dhe përhapja e qelizave kancerogjene.
5. E përmirëson tretjen e ushqimit
Alil sufirdonidhe komponimet tjera karaktersitike te hudhra e gjarprit kanë ndikim pozitiv te sistemi digjestiv.
Hudhra e gjarprit i largon bakteriet e dëmshme, tharmet dhe këpurdhatnga trakti digjestiv të cilët për ndryshe e vështirësojnë tretjen e ushqimit.
Për shkak të sinergjisë së fibrave dhe komponimeve tjera natyrore (niacin, tiamin, acvidi pantonenik), arrihet tretja më e lehtë e ushqimit. Hudhra e gjarprit mundëson absorbim më të mirë të materieve ushyese në traktin digjestiv, me çka arrihet shfrytëzim më i mirë i këtyre materieve në organizëm.
6. E mbron të pamurit
Karotenoidet, zeaksantin dhe luteini, të cilët i përmban hudhra e gjarprit, direkt lidhen me reduktimin e numërit të radikaleve të lira të cilët shkaktojnë sëmundje degjeneruese të syve. Ata e ngadalsojnë dhe e pengojnë paraqitjen e edemës okulare, degjenerimin makular dhe i ruajnë sytë nga plakja.Koncentrimi i lartë i vitaminës A e përmirëson shëndetin e syve, e përforcon dhe e mpreh shikimin.
Në kuzhinë
Në hapësirta tona, hudhra e gjarprit më shpesh përdoret si erëzëHudhra e gjarprit ka shije si të qepës dhe të hudhrës. Është e pazëvendësueshme për ushqime të veçanta pikante, sallata , salce. Nëse blini, mos harroni se hudhra e gjarprit në kuzhinë përdoret e freskët! Nëse dëshironi ta përdorni ditën në vijim, më mirë ta mbështjellni me faculetë të njomë dhe të ashtu ta ruani në frigurifer. Gjatë përdorimit, nevojitet ta prisni në pjesë të vogla dhe si të tillë shtohen në supa të ndryshme të perimeve, omlete, salce, kos dhe gjella tjera të ndryshme. Kombinohet shumë mirë me gjizë të freskët dhe me sallatë.