Çdo diagnozë ose gjendje (fizike ose mendore) është e rrënjosur thellë në stres. Stresi është shoqëruesi më besnik i jetës së njeriut! Pavarësisht se sa i kthejmë shpinën, ai gjen një mënyrë për t’u kthyer. Në kohën e sotme moderne dhe të shpejtë, stresi shoqërohet me një ndjenjë të lodhjes. A jemi bërë një komb me individë të rraskapitur fizikisht dhe të shkatërruar mendërisht? Secili prej jush të kërkojë përgjigjen brenda vetvetes. Ne e kemi përgjigjen se çfarë të ndërmerrni që të mos digjni plotësisht llambën dhe të zhyteni në errësirën nga e cila nuk ka kthim prapa.
Këtë herë, mençuria vjen nga Japonia dhe ajo ka një emër – Ikigai! Ky term japonez në përkthim të lirë do të ishte “arsyeja për jetë”. Ikigai do të thotë të kesh një ndjenjë qëllimi në jetë, diçka që do të të motivojë të ngrihesh nga shtrati me entuziazëm të plotë. Motivi dhe qëllimi për të cilin do të merrni frymë me gjoks të plotë dhe do ta jetoni jetën në maksimum.
Jo rastësisht, shumë studime kanë zbuluar se kjo ndjenjë pasuron por edhe zgjat jetën: zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, Alzheimerit, depresionit; përmirëson cilësinë e gjumit dhe jetën seksuale. Japonezët kanë jetëgjatësinë më të gjatë në botë, falë kësaj tradite të respektuar dhe të praktikuar.
Merrni një fletë letre dhe vizatoni diagramin e Venit me 4 rrathë:
Rrethi 1 – Çfarë doni të bëni?
Rrethi 2 – Në çfarë jeni të mirë?
Rrethi 3 – A ka nevojë bota për të?
Rrethi 4 – A mund të fitoni para nga ajo?
Ikigai – qendra aty ku kryqëzohen rrathët.
Vini re se vetëm një e katërta e konceptit lidhet drejtpërdrejt me punën. Në një sondazh japonez, vetëm 31% e të anketuarve e konsideruan punën e tyre si ikigai të tyre. Për krahasim, në Qendrën Kërkimore Amerikane Pew, rreth 51% e të anketuarve thanë se identiteti i tyre diktohet nga puna.
Shkrimi i një libri është një aspiratë e vlefshme, por nuk është ikigai, thotë Hector Garcia, bashkëautor i Ikigai: The Japanese Secret to a Long and Happy Life (Sekreti japonez për një jetë të gjatë dhe të lumtur). “Ai është qëllimi!” Ikigai është: “Unë dua të shkruaj sa më mirë që idetë e mia të ndryshojnë botën.” Duke kombinuar atë në të cilën unë jam i mirë dhe që dua të bëj, duke komunikuar dhe duke iu përgjigjur nevojave të botës, unë bëj para – kjo është ikigai.
Ikigai nuk është e lehtë për tu arritur, kërkon kohë dhe durim për të gjetur të ikigain tuaj. Diagrami dhe pyetjet e mëposhtme padyshim do ta bëjnë kërkimin tuaj më të lehtë.
Cili është pasioni juaj më i madh?
Mos harroni momentet që ju sjellin një ndjenjë pasioni dhe lirie. Për disa mund të jetë kopshtari, për të tjerët mund të jetë këndimi, për disa të tjerët mund të jetë përcjellja e debateve politike dhe ka nga ata që kënaqen me zgjidhjen e detyrave.
Pasioni mund të ketë lidhje me atë që bën, por jo domosdoshmërisht, thotë psikologia Chloe Carmichael. “Nëse jeni duke kërkuar qëllimin tuaj (ikigai tuaj) në punë, së pari duhet të kuptoni pse puna ju jep qëllim dhe kuptim në jetë,” shpjegon ajo. “A komunikoni, edukoni, frymëzoni ose ndihmoni në krijimin e një produkti që do t’ua lehtësojë jetën njerëzve?” Apo nga një kënd tjetër, a do të sjellë puna juaj diçka të shkëlqyer për njerëzit përreth jush – shtëpi, stabilitet, burime për familjen tuaj? Edhe kjo mund të jetë burim i ikigait.
Cilat janë vlerat tuaja?
Eksploroni, çfarë është ajo që ju ngjall një ndjenjë respekti dhe admirimi? Çuditërisht, por shumë lehtë do të arrini thelbin e asaj që është më e rëndësishme për ju në jetë. Ja një ide: Shkruani emrat e katër personave që mbajnë vendin qendror në jetën tuaj, për secilin prej tyre rendit 5 cilësi që i bënë ata të përfundojnë në listën tuaj. Ky gjithashtu mund të merret parasysh edhe idhulli juaj që nuk e keni takuar kurrë.
Cilësitë që keni renditur, të tilla si mirësia, durimi, profesionalizmi i fortë etik, që ndoshta i dëshironi për veten tuaj. Lejoni që këto vlera të drejtojnë mënyrën tuaj të të menduarit dhe sjelljen tuaj, ato së shpejti do të bëhen pjesë integrale e juaja. Nëse jetoni sipas tyre – të themi, me vetëdije tregoni durim ndërsa prezantoni bashkëpunëtoren tuaj të re – ju jeni vazhdimisht e më afër ikigai tuaj.
Cila është skema në jetën tënde?
Për shumicën e njerëzve, ikigai nuk është një koncept fiks, ai ndryshon dhe piqet së bashku me personin. “Për disa ikigai është lindja e fëmijëve, por ndërsa fëmijët rriten, energjia duhet të përqendrohet në diçka të re,” thotë Garcia. Por ajo që mbetet e pandryshuar është thelbi, ajo që të jep kënaqësi, ajo që të jep një ndjenjë të ekzistencës. Sapo ta kuptoni, keni ikigai tuaj. Këtu është një shembull (i trilluar): Ivana është e suksesshme në karrierën e saj, megjithëse është rraskapitur plotësisht dhe ka një ndjenjë se nuk ka asgjë më për të dhënë. E vetmja gjë që e përmbush atë është shoqëria me kolegët e saj. Ajo kënaqet duke dëgjuar problemet e tyre, i vjen keq për ta dhe është vërtet e kënaqur të japë këshilla të sinqerta.Kur e mendon, ajo konsiderohet si një këshilltare e shkëlqyer midis miqve të saj. Duke kërkuar ikigain e saj, Ivana arriti në përfundimin se ajo kishte nevojë për një ndryshim të profesionit. Sot, si terapiste, ajo i shfrytëzon shumë aftësitë e saj të dëgjimit dhe ndjeshmërisë (rrathët 1 dhe 2) në karrierën e saj (radhët 3 dhe 4) dhe ja gjuajta pikërisht në qendër.
A keni komunitetin tuaj?
Pasioni juaj, vlerat tuaja, skema juaj, janë në të njëjtën kohë të lidhura me njerëzit përreth jush. “Ne e përjetojmë lumturinë si diçka për të cilën duhet të përpiqemi në mënyrë që ta arrijmë atë – të themi, duke lexuar libra të vetë-ndihmës”, thotë Ruth Whippman, autore e America the Anxious. “Por studimet tregojnë se burimi më i madh i lumturisë janë lidhjet e mira shoqërore.” Dhe ndërsa zbulimi i ikigai tuaj përfshin vetë-reflektim të thellë, njerëzit e tjerë janë një pjesë integrale e procesit. Shikoni mirë diagramin, gjithçka është e lidhur në mënyrën më të mirë të mundshme!
Ikigai me procedurë të përshpejtuar
Bëni një tabelë për lumturinë.Tabelë vizuale, por me foto nga telefoni i gjërave që ju frymëzojnë. Ikigai juaj mund të fshihet mes tyre.
Imagjinoni funeralin tuaj.Duket morbid, por pyesni veten se si doni të mbaheni mend. Fokusi sigurisht nuk do të jetë në punën, por në atë që keni arritur për njerëzit që doni dhe botën në përgjithësi.