Infeksionet vaginale janë shumë të shpeshta dhe të pa këndshme dhe problem i pakëndshëm shëndetsor me të cilin së paku një herë në jetë ballafaqohen së paku 75% e grave. Më shpesh bëhet fjalë për infeksione këpurdhash, kurse kjo, te më shumë se 90% e rasteve, si shkaktar paraqitet Candida albicans. Përveç kësaj, infeksioni mund të shkaktohet nga bakteriet, viruset dhe nga organizmat tjerë patogjen.
Përse paraqitet?
Në aspektin fiziologjik, një numë i madh i mikroorganizmave në krye me Lactobacillus e përbëjnë mikroflorën normale vaginale. Laktobacilet janë “bakterie të mira“ të cilat, në aspektin figurativ, janë nikoqir në vaginë. Ata e mirëmbajnë mjedisin acidik dhe i kontrollojnë “dhunuesit“ të cilët në numër normal nuk shkaktojnë asnjë debalancim vaginal. Kështu është deri në momentin kur këto mikroorganizma do të fillojnë shumë shpejtë të shumohen, e pushtojnë hapsirën e mikroorganizmave të mirë, me çka bëhen potencialisht të dëmshëm dhe të rrezikshëm.
Çka është normale? Çka nuk janë simptome?
Vagina e gruas normal ka lëng i cili është pa ngjyrë ose i bardhë. Nuk ka erë, dhe as nuk shkakton kruarje. Ky mund të varion gjatë ciklit menstrual. Ndonjëherë mund të ketë sasi të vogël dhe të jetë ujor, kurse gjatë muajit mund të jetë më i dendurdhe i bardhë, dhe kjo është normale.
Kur lëngu do të ketë erë të theksuar, kur djeg ose kruhet, atëherë me siguri, bëhet fjalë për ndonjë ndezje ose infeksion. Mund të ndjeni irritim çdo periudhë të ditës, sidomos në mbrëmje.
Simptomet
Shenjat më të shpeshta se diçka nuk është në rregull dhe se ndoshta bëhet fjalë për infeksion vaginal është paraqitja e:
- lëngut të dendur, të bardh vaginal;
- Kruarja e vginës;
- Djegia e vaginës;
- Djegia gjatë urinimit;
- Dhimnbje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Çka i ndihmon infeksionet vaginale?
Gjithmonë kur në vaginë reduktohet koncentrimi i baktereve të dobishme nën një prag të caktuar dhe kur rriet vlera e pH, mikroorganizmat e dëmshëm fillojnë të shumohen. Kjo mund të ndodh për arsyetë shumë faktorëve të ndryshëm:
- marrëdhënieve të pa mbrojtura seksuale;
- higjienë e keqe ose jo e përshtatshme (përdorimi i sapunëve agresiv dhe mjeteve për pastrim të cilat mund ta dëmtojnë pH e vaginës);
- përdorimi i disa barnave (sidomos antibiotikët, imunostimuluesit, kortikostetoridet);
- përdorimi i peshqirëve të përbashkët
- vizita në pishina dhe sauna jo të mirëmbajtura:
- ndryshimet hormonale (shtatzania, menopauza, kontracepcionet);
- duhanpirja – nikotin e komprometon florën natyrore vaginale dhe në mënyrë indirekte merr pjesë te shumë faktorë për paraqitjen e vaginozës bakteriale;
- përdorimi i veshjeve të ngushta dhe sintetike – pëlhurat artificiale nuk lejojnë që lëkura të frymëmerr, kështu djersa nuk del jashtë dhe krijohen kushte për infeksione vaginale të këpurdhave
- Stresi – Stresi kornik e rrit niveli e kortikozolit në gjak, me çka reduktohet sitemi mbrojtës në organizëm;
- Alkooli – e dëmton barazpeshën bakteriale në organizëm;
- Diabeti – nëse keni infeksionet të këpurdhave, mirë është të kontrollohet edhe niveli i sheqerit në gjak për ta eliminuara këtë arsye ose që të keni trajtim të volitshëm duke evituar infeksionet vaginale
- Shtatzania dhe cikli menstrual – debalancimi hormonal gjatë shtatzanisë dhe ciklit menstrual, poashtu mund të jetë arsye për zhvillimin e këtij lloji të infeksioneve;
- Përdorimi i përditshëm i pecetace dhe, para se gjithash, tamponëve;
- Larja e veshjeve të brendshme në temperaturë më të ulët se 600С.
Infeksionet vaginale në format e tyre më të lehta shpesh lihen pas dofre. Zakonisht, mendohet se kjo është diçka që do të kalon vetë. Për fat të keq, një numër i madh i infeksioneve vaginale jo vetëm që nuk zhduken vetvetiu, madje mund të shëndrohen në kronike.
Prevenimi
Si te gjithë gjendjet dhe sëmundjet, prevenimi është shumë i rëndësishëm. Nuk ekziston asnjë mënyrë e unifikuar për prevenim te të gjitha gratë, por sërish ka disa gjëra që mund të ndihmojnë shumë që të mbroheni:
Mbajeni pjesën vaginale të thatë, sidomos në dush;
-
- Mbani veshje të brendshme prej pambuku;
- Mos mbani kostume të lagura për notim;
- Evitoni veshjet e ngshta të brendshme;
- Evitoni deodorant kimik. Mos shfrytëzoni produkte për higjienë intime, pastrimi i rregullt mjafton për pastrim normal intim;
- Evitoni banjot e ngrohta;
- Nëse përdorni tampon, ndërroni në kohë dhe shpesh;
- Kujdes me nivelin e sheqeti në gjak, nëse keni diabet;
- Përdroni antibiotik nëse e keni patjetër dhe nëse udhëzohet nga mjeku;
- Përdorni prezervativ, sidomos nëse keni partner të ri;
- Ushqehuni me pemë dhe perime që përmbajnë firba dhe materie mikroushqyese. Para se gjithash, reduktoni konsumin e karbohidrateve;
- Përdorni probiotik dhe konsumini mjatë kos ose kefir.
Kontrolli i rregullt gjinekologjik është me rëndësi të madhe për mirëmbatjen e shëndetit të mirë të tërë rajonin urogjenitale.
Trajtimi
Përveç terapisë standarde e cila do të udhëdheohet nga gjenikologu juaj, përdorimi i resurseve natyrore dhe ndryshimi i shprehive të caktuara të të ushqyerit mund të ndihmon shumë trajtimin infeksionit he, gjithsesi pengon edhe riparaqitjen.
Konsumi i hudhërës në ushqim. Rrisni konsumin e hudhërës si bar natayror kundër bakterieve dhe këpurdhave.Konsumoni kos dhe shtesa probiotike. Ata janë miq të bakterieve të mira, kurse me këtë– armiq të bakterieve të këqija. Gjatë paraqitjes së simtomeve, rekomandohen konsumi i pothuaj gjysmë litre kos në ditë. Mund të ndihmon në reduktimin e kruarjes dhe skuqes nëse e përdorni direkt në mukozë e ndezur (lejoni që të veproj pothuaj dhjetë mituta dhe shpërlaj vetëm me ujë).
Boronica e tharton mjedisin dhe ka ndikim të madh në trajtimin e infeksioneve. Rekomandohet konsumi i një gote lëngut pa sheqer i boronicës.
Vaji i kantarionit ose çaji mund t’i shkatrojnë bakteriet, por pastaj duhet të bëjmë kujdes për sasinë dhe cilësinë e yndyrës, që të mos kemi reagim alergjik. Disa pika vaj të veçantë mund të derdhen në tampon. Edhe më e thjeshtë është përdorimi i vaginaletëve nga vaji i katrarionit, të cilët mund të blihen në barnatore.
Uthëlla e mollës është një nga antibiotikët më të fuqishëm natyror, që është i dobishëm kundër vuriseve, bakterieve dhe protozoar. Ndihmon për kthimin e pH normale në vaginë, duke evituar paraqitjen e infeksioneve.
Vaji i kokosit përdoret me sukes në trajtimin e infeksioneve të lëkurës dhe mukozës, duke dëmtuar Candida albicans.
Konsumoni më shumë antioksidanse për rritje të imunitetit.
Dy deri në tre infeksione për një vit nuk janë arsye për shqetësim, por nëse këto paraqiten më shpesh, atëherë barnat natyror nuk ndihmojnë mjaftueshëm dhe duhet një kontroll e përshtatshme nga mjeku.