Intervenimet më të shpeshta te dhëmbët e qumështit

Intervenimet më të shpeshta te dhëmbët e qumështit

Në numrin e kaluar të Farmacistit Tuaj, u përmend se periudha e pranisës së dhëmbëve të qumshtit në gojën e fëmijës relativisht është e gjatë, gjegjësisht deri ka mosha trembëdhjetëvjeçare dhe në shpjegimin tim këtë periudhë e kamë ndarë në disa pjesë. Në këtë tekst do të përqendrohem nga periudha tre deri gjashtë vjeçare të jetës së fëmijëve.

Cilat janë karateristikat e kësaj periudhe?
Në këtë periudh, dentura e qumshtit është e rritur plotësisht. Pas moshës gjashtëvjeçare tashmë fillon rritja e dhëmbëve të përhershëm dhe pastaj flasim për dhëmbë të përzijer. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme sepse fëmijët pas moshës trevjeçare tashmë kuptojnë dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me stomatologun. Të gjitha vizitat dhe kontrollet në ambulancën stomatologjike të cilat i keni bërë më herët, tani mund të japin fryt dhe të bëhen intervenimet e para të domozdoshme. Te fëmijët të cilët kanë dhëmbë të shëndoshë, zakonisht intevenimi i parë është fluorizimi i dhëmbëve me lajner fluorid. Për dallim nga këto, te fëmijët me dhëmbë me karies dhe me dhimbje në gojë, është e domosdoshme që këtë ta largojmë. Pasi të kemi fituar besimin e pacientëve të vegjël, ngadalë fillojmë me sanimin e nevojshëm.

Cili është burimi më i shpesht i dhimbjes?
Te dhimbja më shpesh arrijmë kur kariesi i cili e ka sulmuar dhëmbin i afrohet nervit të tij. Dhëmbët e qumshtit, për dallim nga dhëmbët e përhershëm, janë shumë më të thyeshëm dhe kanë substancë shumë të butë dhe një nerv mjaftë të madh të thurur me enët e gjakut në mes të dhëmbit. Për këtë arsye, dëmtimi kariotik te dhëmbët e qumështit shumë më shpejt përparon dhe përhapet në drejtim të nervit. Ndezja e nervit quhet pulputis. Varësisht nga diagnoza, gjegjësiasht ndezja e nervit, ashtu vendosim edhe për terapinë. Gjthësesi, prioriteti ynë ngel largimi ose eliminimi i dhimbjes. Konsiderojmë se shërimi i dhëmbit të qumështit është me rëndësi të madhe, sepse vetëm ashtu mund ta ruajmë zgavrën e gojës deri sa të mbushet me dhëmbë të përhershëm.

Si shërohet dhëmbi i qumështit?
Shërimi i dhëmbëve të qumshtit ashtu si edhe i dhëmbëve të përhershëm, varet  nga diagnoza të cilën e kemi përcaktuar. Dhëmbët të cilët kanë nekrozë ose gangrenë të nervit, gjegjësisht nervi i tyre është i vdekur, i nënshtrohen që ashtuquajturit trajtim “long term” (afatgjatë). Kjo don të thotë se mjekimi zgjat një kohë të gjatë. Pas largimit të indit nekrotik/gangrenoz nga rrënja e dhëmbit, kanalet te të cilat nervi ka qenë i vendosur shpërlahen dhe mekanikisht përpunohen, me qëllim që të arrihet një mjedis i pastër, i dezinfektuar. Pastaj, te dhëmbi vendosim bar i cili e shëron infektimin e ndodhur më herët. Ky mjekim përsëritet derisa të ketë nevojë dhe ndonjëherë mund të zgjas edhe një vit varësisht nga tipi dhe madhësia e infeksionit me të cilin luftojmë. Për dallim nga dhëmbët e vdekur, dhëmbët e gjallë te të cilët kariesi ka arritur në nerv ju nënshtrohen terapisë “short-term” (afatshkuret). Suksesi i shërimit të këtyre dhëmbëve është më i madh se sa të ato të mëparshmit sepse këtu luftojmë me infeskion më të vogël. Së pari e revitalizojmë dhëmbin ( vërtetojmë nervin ) dhe pastaj e mjekojmë për një kohë të shkurtër. Për dallim nga të rriturit, te fëmijët, kuptohet nëse na lejon diagnoza, kemi mundësi të largojmë vetëm pjesën e ndezur të nervit-pulpotomia, sepse rrënjët e dhëmbit janë të hapur dhe kanë mundësi të ripërtrijnë qarkullimin dhe  zgjuarjen e nervit në dhëmb. Dhëmbët e qumështit, për dallim nga ato të përhershmit, ndonjëherë mjekohen përfundimisht me mbushje të fortë, sepse rrënjët e dhëmbit të qumështit shkrihen me rritjen e dhëmbëve të përhershëm, gjë e cila nuk ndodh me materialin me të cilin fortë i mbushim kanalet. Për këtë arsye, dhëmbët e qumështit ngelin me mbushje të butë të hidroksid kalciumit nën plombë, deri sa të zëvendësohen nga dhëmbët e përhershëm.

Çka ndodh me kariesin në këtë periudhë të jetës?
Te fëmijët  të cilët në këtë periudhë hyjnë në „bottle karies“, për të cilën u shkrua në numrin e fundit të Farmacisti Juaj, dhe te të cilët është larguar shkaktari për këtë tip të kariesit, mund të vrehet stagnimi i tij. Prandaj, në këtë fazë me rëndësi është sanimi i defekteve në dhëmbë të cilat mund të kenë rezultuar nga rënie e shpejt e zmaltit rreth qafës së dhëmbëve. Fëmijët tashmë më janë të vetëdijshëm edhe për momentin estetik të dhëmbëve të tyre të zi (karioz) dhe kur të shohin dallimin me dhëmbin e përmirësuar shumë mirë bashkëpunojnë. Sanimi i këtij lloji të kariesit plotësisht është i mundur. Por nëse shkaktari për këtë lloj të kariesit akoma ekziston, gjegjësisht fëmija konsumon ëmbëlsira dhe pije me shishe, karies aq shpejtë përparon sa që përfundon me shkrirjen e tërë kurorës së dhëmbit, e cila pa përjashtim shoqërohte edhe me ndezje të nervit dhe me dhimbje.
Patjetër të kemi parasyshë se fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare akoma nuk janë të gatshëm në aspektin motorik që plotësisht dhe në mënyrë të pavarur t’i pastrojnë dhëmbët (pa ndihmën dhe mbikëqyrjen e prindërit). Prandaj, kariesi tipik i cili krijohet gjatë kësaj periudhe është karies i molarëve qumështor  (katërshet dhe pesëçet). Ky karies krijohet si rezultat i ushqimit të ngjitshëm të cilin fëmijët e konsumojnë dhe i cili qëndron gjatë në gojën e tyre dhe në vrimat e dhëmbëve të tyre. Ky ushqim zakonisht është ndonjë karbohidrat i cili me zbërthimin e tij krijon acid, kurse ky acid e shkrinë zmaltin dhe substancën në të – dentinin.

Si bëhet kariesi te dhëmbët e qumështit?
Nëse kariesi i dhëmbit e ka përfshirë edhe dentinin, atëherë fillojmë me largimin klasik të tërë pjesës e demineralizuar të dhëmbit. Vrimën e krijuar e rindërtojmë me plombë glacionomerike. Ajo është shumë e mirë për fëmijët sepse përmban fluoride të cilat nga kjo hyjnë në dhëmbë dhe me këtë e përforcojnë dhëmbin. Këto plomba përpunohen shumë shpejt, kurse kjo përshtatet me bashkëpunimin e pacientëve të vegjël. Poashtu, ata nuk kërkojnë mjedis jashtzakonisht të thatë gjatë përpunimit, gjë e cila te fëmijët në këtë fazë është e pamundur të arrihet.
Dëmtimet nga kariesi të cilat janë të cekëta dhe nuk kanë kaluar kufirin e zmaltit, i lyejmë me lajneri fluoridi dhe e ndjekim rimineranlizimin e tyre. Shpesh kjo është e suksesshme dhe pastaj s’kemi nevojë për përmirësimin e dhëmbit.

Nëse i kushtojmë kujdes ushqimit të balancuar të fëmijëve tanë dhe higjienës në gojën e tyre, atëherë s’ka nevojë të friksohemi nga kariesi.
Pastroni dhëmbët së paku dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, me pastë e cila përmban sasira të përshtatshme të aminofluoridieve. Rregullisht shkoni në kontrolle mjeksore dhe fluorizime profesionale  te stomatologu juaj.

Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.