Me ngjyrë të theksuar të verdhë të arit dhe me shije unike, kajsia është desert i pashmangshëm në këtë periudhë të vitit. Në aspektin botanik i takon familjes Rosacea i llojit Prunus, kurse konsiderohet si banor i hershëm i Azis, nga ku u përhap në Persi, Evropë dhe në fund edhe në Amerikë.
Në përbërjen e kajsis ka një begati të pasur të shumë vitaminave, mineraleve dhe fibrave bimore.
Të thata ose të freskëta?
Kajisa e freskët përmban shumë ujë dhe pak kalori, prandaj është shumë e përshtatshme për individë me mbipeshë trupore. Është ideale për konsumim në muajt veror, për rehidratim dhe plotësim të lëngjeve, mineraleve dhe vitamineve të humbura.
Ajo është burim i jashtëzakonshëm dhe i pasur i mineraleve të cilat janë të dobishme për prevenimin dhe shërimin e animisë, astmës dhe bronkitit. Koncentrimi i lartë i beta-karotinit e bën ushqim të shkëlqyer me ndikim shumë qetësues mbi punën e zemrës, redukton nivelin e kolesterolit dhe ruan shikimin e shëndoshë.
Përveç kësaj, poshtu konsiderohet edhe si antioksidans i fortë i cili përdoret për prevenim dhe shërim të formave të ndryshme të tumoreve dhe na mbron nga mplakja e parakohëshme e qelizave.
Njëlloj janë të shishme dhe shëruese edhe kajsijat e thara. Me procesin e tharjes ndryshohen vlerat ushqyese të frutit. Në këtë proces humbet përmbatja e ujit, kurse ritet koncentrimi i sheqerit dhe vlera kalorike. Fruta e thara kanë sasi dyfish më të madhe të beta-karotinit.
Kajsia e përmirëson punën e trurit dhe është shumë e rëndësishme për punë intelektuale. Ndikimi i acidit folik, si dhe pasuria me kobalt dhe bakër e bëjnë ideale për individët me gjak të dobët.
Laksativ natayror
Kajsitë janë të pasura me fibra bimore. Për shkakt të celulozës dhe pektinit, kajsia ka ndikim të butë laksativ, por nëse konsumohet para ushqimit e përmirëson tretjen e ushqimit.
Për flokë të shëndetshme dhe lëkur të ndritshme mjaftojnë vetëm disa kajsia në ditë!
Begatia fshihet brenda!
Në kohën më të re përdorimi i farave të kajsiave vazhdimisht bëhet me rëndësi më të madhe. „Fajtori“ kryesor, mes tjerëve, është edhe prania e sasirave të theksuara të vitaminës B17. Është ideale që të përdoren të freskëta ose të bluara, si miell i cili shtohet në supa, sallata me perime, lëngje perimesh dhe drithra.
Për qëllime prevenuese rekomandohet konsumi i pesë farave çdo ditë.
Konsumi i farave të kajsis mund të ndihmon në:
-
shtypjen e lartë të gjakut
-
artritin
-
ftohjen dhe gripin
-
sëmundjen malinje
- kokëdhimbje
Për largimin e kokëdhimbjes, konsumoni 3-5 fara para ushqimit!
Vaj nga farat e kajsis
Vaji i farave të kajsis është me vlerë të lartë biologjike, sidomos ajo e fituar me anë të procesit me shtrydhje të ftohtë. Kështu që, farat e kajsis e ruajnë vlerën e tyre ushqyese, përbërësit e tyre natyror si dhe përbrësit e tyre të rëndësishëm biologjik.
Ky vaj përdoret kundër paraqitjes së simptomeve të astmës dhe për prevenimin e tumorit. Vaji i ullirit ka ndikim antiinflamator dhe mund të përdoret për shërim të problemeve serioze me lëkurën, siç janë egzemat, dermatiti dhe aknet.
-
Gatimi
Vaji i farave shfrytëzohet për gatim ose si vaj për sallatë të freskët.
-
Kozmetik
Vaji është i pasur me acide vajore dhe me vitamina E dhe A, të cilat shfrytëzohen me hidratim dhe për trajtim të lëkurës së thatë dhe të zhvilluar. Shpesh përdoret në kereme, sapune dhe locion për lëkura.
-
Hidratimi
Ky vaj është i shkëlqyer për hidratim të lëkurës së tharë ose të disa pjesëve të lëkurs si bërryli, gjuri, shputa dhe dora.
Këshilla për përgatitje:
-
Pjesët e kajsisë janë shtojcë e shkëlqyer e secilë sallatë prej pemëve.
-
Përgatit xhem, lëng dhe marmaladë të shijshëm.
-
Kajsitë e thara në diell mund të shfrytëzohen për përgatitjen e deserteve të ndryshme.
Këshilla për blerje dhe ruatje
Mos blini dhe mos mblidhni fruta të cilat janë të forta dhe me ngjyrë të kaltër sepse kajsijat nuk piqen pas mbledhjes. Andaj është e nevojshme që të mblidhen fruta të cilat janë me ngjyrë të theksuar dhe me lëkurë të butë. Mund t’i ruani deri në dy ditë në temperaturë dhome ose pesë ditë në qese plastike në frigurifer.