KAKAO

KAKAO

KAKAO

Pa gatuar ose e pjekur, kokërra ose si pluhur, kako konsiderohet si një nga erëzat më të shëndetshëm. Sërish, asociacioni i parë kur bëhet fjalë për kakaon dhe format e saj, pa dyshim është çokolata. Një kënaqësi e vogël e ëmbël para së cilës as perenditë nuk kanë arritur të qëndrojnë imun.

Origjina
Buron nga cepet e ngrohta të Ameirkës së Mesme dhe Jugore, nga ku kanë tentuar ta sjellin në Evropë. Sërish, këto tentative nuk ishin të suksesshme, sepse kakao kërkon klimë të ngrohtë dhe të lagshtë, dhe sasira të mëdha të rreshjeve.Për këtë arsye, të gjitha plantacionet në botë janë radhitur në Afrikën Perendimore dhe Amerikën Jugore.

Por konsumatorët më të mëdhej të kakaos janë vendet e pasura në Evropë dhe Amerikë Veriore.

Si përpunohet kakao?
Fruti mblidhet kur është i pjekur dhe ka ngjyrë të zezë dhe kafe. Hapen me hanxhare dhe i nxjerim kokërra të mbuluara me pulpë të cilat mbidhen në grumbull dhe i lëm që të fermentohen.Fermentimi është kyç për zhvillimin e shijes së mirë të çokolatës dhe për maskimin ose zhdukjen e shijes së hidhur.Pastaj thahen, piqen dhe pastrohen nga lëvozhgat dhe ciflat tjera. Pastaj vijon grirja që rezulton në pastë prej gjalp kakao dhe likër kakao. Likëri përpunohet në pluhur, që konsiderohet si formë më e shëndetshme e çokolatës që ekziston. Fatkeqsisht, për qëllime komerciale, pluhurit të kakaos i shtojmë sheqer dhe fitohet çokolatë e njohur e zezë. Me shtimin e sasis plotësuese të sheqerit dhe qumështit fitohet çokolata e qumështit.

Përse është e shëndetshme?
Gjithmonë është besuar se përdorimi i kakaos ka ndikim mbi jetëgjatësinë dhe shëndetin.
Dëshmitë për përdorimin e kakaos për qëllime shëndetsore datojnë para 3000 viteve. Kjo i detyrohet pranisë së më shumë se 300 komponenteve aktive kimike mes të cilave vitaminat esenciale, oligoelementet, dhe antioksidanset, dhe mineralet. Përshkak të kësaj, kakao numrohet edhe në kategorinë e super-ushqimit.

Antioksdansi super-i fuqishëm 
3 herë më i fuqishën se vera e kuqe
20 herë më i fuqishëm se çaji i gjelbërt
10 herë më i fuqishëm i boronicës
Këto vlera kanë të bëjnë me formën e pagatuar të kakaos. Gjatë përpunimit, humbet një pjesë e këtyre karakeristikave.

Vitamniet dhe mineralet
Kakao i papërpunuar dhe organik është burim i pasur i vitamineve dhe mineraleve B1, B2, B6, E, C, mineraleve, sulfurit, kromit, magnezit, hekurit, zinkut, kaliumit.

Mënyrë e ëmbël për prevenim dhe menaxhimin e simtomave të anemisë
Kakako është burim i shkëlqyer i hekurit. Nëse jeni anemik ose jeni në grupin e rrezikut dhe duhet të prevenoni aneminë, rekomandohet konsumi i përditshëm i kakaos. Pra, bëni një pije të ngrohtë dhe kombinoni me pemë për të konsumuar vitamimin C. A ka mënyrë më të ëmbël se kjo?!

Ideale për diabetikët
Përmban sasi të rëndësishme të magnezit dhe kromit. Këto komponentet kryjejn një funksion për rregullimin dhe balancimin e sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet për përdorim te diabetikët.

Për lëkurë të shëndetshme dhe flokë të forta
Për shkak të vetive të ftohta antioksiduese dhe për shkak të pranisë së një vargu të gjërë të vitamineve dhe minerale, kakao konsiderohet shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës, kurse sipas hulumtimeve të fundit ka ndikim pozitive edhe kundër rënies së flokëve.

Ideale për përqendrim mental dhe për humor të mirë
Kakao i papërpunuar e përmban substancën feniletilamin, e njohur edhe si “kimikali i dashurisë”, të cilën trupi jonë e tajon kur jemi të dashuruar. Mendohet se kjo gjendjet i detyrohet “varësis” nga çokolata.
Ndikon pozitivisht mbi ndjejat dhe humorin tonë, sepse e rrit nivelin e endorfinit dhe serotoninit. Poashtu ndikon edhe mbi lirimin edhe të stimulansave tjerë të mbetur, që gjendjen në organizëm, prandaj edhe mund të jetë burim i shkëlqyer për parandalimin e formave të buta të depresionit ose për përmirësimin e humorit.

E „mpreh trurin“ dhe mbron nga goditja në tru
Konsumimi i e i kakos dëshmon përmirësimin e përqendrimit, funksionet mentale dhe e rrit nivelin e energjisë. Flavonoidet e pranishme e përmirësojnë qarkullimin dhe e përshpejton distribuimin e oksigjenit në qelizat e trurit dhe në këtë mënyrë i përmirëson funksionet mentale.

Kakao dhe çokolata
Si më cilësore dhe më të shëndetshme konsiderohen çokolatat që përmbajnë sasi më të madhe të kakaos. Këtu bën pjesë edhe e ashtuquajtura çokolatë e zezë që në përbërjen e saj përmban 70-85% masë kakao. Sërish, sa më shumë kakao-aq më shumë shije të hidhur , gjegjësisht aq më pak sheqer.

Lënda e parë ose e përpunuar
Rekomandohet që çdo ditë të konsumoni 6 g kakao. Më së mirë është nëse konsumohet në formë organike dhe të papërpunuar (kokërr e plotë, pjesë e kokërrës ose pluhur).
Sërish, nëse përgatitet si pije e shijshme ose disa kokërra çokolatë e zezë poashtu rekomandohen shumë.
Forma të caktuara të kakaos në pluhur të cilat mund të gjendet në treg, mund të jenë të pasura me sheqer, prandaj është e rëndësishme që të kemi kujdes me zgjedhjen.

Fakte interesante
·                bëhet pastë për dhëmbët nga çokolata
·                frutata nga një pemë kakao (lat. Theobroma cacao ose greqisht „ushqimi i perendive“) njëveçare e përpunuar në likër kakao, gjalp kakao ose pluhur kakao, mjafton për pëpunimin e 500 g çokolatë
·                kakao ishte valuta kryesore për këmbim dhe e pagimit të Astekëve
·                çokolata është përdorur për kontrabadimin e kokainës
·                1 Tetor është Dita Botërore e kakaos dhe çokolatës
·                secili vit në botë prodhohen 3 milion ton çokolatë