Në kulturën e jetës bashkëkohore e cila e promovon dhunën në gjithçka, duke filluar nga muzika e deri te vidoe lojrat, filmat dhe emisionet televizive, idea që ta regjistroni fëmijën tuaj në klubet e karates mund të jetë si pjesë e kësaj tendence të njejt. Por nuk është dhe ashtu. Për një kohë të shkurtër pozitivisht do të befasohen nga dobia dhe fuqiae këtij sporti mbi zhvilimin dhe edukimin e fëmijës suaj.
Karateja është aftësi antike luftarake,e cila buron nga Japonia dhe me qëllim që t’ju mësoj se si të mbroheni, gjegjësisht si të luftoni pa aramë.
Emri i këtij sporti buron nga fjala karatedo, e cila në gjuhën japozene don të thotë dorë bosh.
Thelbi ose esenca e karates është që t’i mësoj fëmijët që të mbrohen. Gjegjësisht, do të vërtetoheni se karateja është më shumë se sa aftësi luftarake.
Kultivimi i vetë disciplinës
Një nga parimet kryesore të karates është përqedrimi absolut mbi vetë disciplinën. Fëmijët e sodit janë mësuar që të pranojnë informata të aty për atyshme, kështu që kjo do të jetë një mësim i shkëlqyer për përmbatje dhe disciplinë. Do të kuptojnë se deri te qëllimi i dëshiruar nuk arrihet aq lehtë. Me anë të stërvitjeve më së miri do ta zbulojnë esencën ose thelbin e vetë disciplinës, dhe e cila gradualisht do t’i drejtoj drejtë zbërthimit ose njohjes së vetvetes dhe rrethit të tyre të përditshëm.
Përforcimi i socializimit
Fëmijët më lehtë njoftohen dhe formojnë shqëri të reja kur në sallën për ushtrime ka të pranishëm edhe fëmijë tjerë me interes të përbashkët. Në kënd lojrash ose në shkollë jo gjithmonë do kenë pika takimi. Për dallim nga ata ata të cilët ushtrojnë karate janë në gjendje shumë më të mirë të njoftohen mes tyre në stërvitjet ose ushtrimet e përbashkëta. Fëmija kupton se miku i tij me të cilin ushtron është individi i cili e ndihmin në ushtrime,dhe jo dikut të cilin duhet ta konsideroj si armik. E tërë kjo në sasia të madhe e nxit socializimin mes fëmijëve.
Nxitja e aktivitetit fizike
Fëmijët vazhdimisht e më shumë kohë e kalojnë duke qëndruar ulur pranë kompjutrit të kufizuar me ide monotone, të cilat e degradojnë zhvilimin e tyre psiqik. Fëmija i cili do të fillon me aktivitete fiziketëcilat janë të begatishme te karateja, do të ndjej energji pozitive nga lëvizjet të cilat i mëson.Sa më shumë të përparon në aktivitetet fizike dhe në aspketin teknik, fëmija aq më shumë do të fillon ta vlerësoj trupin dhe shëndetin e vetë. Sot kur ekzistojnë shumë vese, karateja do t’i ofron fëmijës një mënyrë për jetë të shëndetshme, do largon nga ndikimet negative prej rrugës dhe do ta drejtoj drejtë rruës së vërtetë.
Të mësuarit për përcakuar dhe për të realizuar qëllimet
Karateja ashtu si shumë shkathtësi tjera luftarake mbështetet mbi sistemin e velerësimit me anë të rripave të cilët varësisht nga ngjyra e shënojnë ose tregojnë shkallën ose nivelin e kandidatit që e bartë të njejtin. Kur fëmija juaj i afrohet çdo rripi të ardhëshëm, faktikisht ai mëson leksione të vyeshme për përcaktimin dhe realizimin e qëllimeve. Kjo është një nga mënryt në të cilat fëmija do të kupton se secila punë në jetë vlerësohet ose shpërblehet.
Rritja e vetërespektit
Vetëbesimi arrihet me të arritura. Niveli i vetëbesimit te fëmija juaj do të rritet me çdo përparim në stërvitje dhe me marrjen e rripave të merituar, si dhe me sukseset nëpër gara. Fëmijët të cilët kanë vetëbesim të ulët, fitojnë vetëbesim më të madhe, ashtu si koha kalon duke u marrë me këtë sport.
Ndjenja e respektit ndja të tjerëve
Të mësuarit karate do të zhvilloj te fëmija juaj ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe ndaj fëmijëve që kanë rripe të niveleve më të larta. Kultura bashkëkohore nuk zhvillon të fëmijët respekt ose vlerësim të autoriteve dhe individëve të moshuar. Në stërvitje ose ushtrime kjo ndjenjë e respektit do të vij në shprehje te fëmija dhe si e tillë do të transferohet ose të do të gjej shprehje edhe në jetën e tij të përditshme.
Të mësuarit për zgjidhjen e probemeve në mënyrë jo të dhunëshme
Koncepti i gabuar për karatenë dhe për shkathtësitë tjera luftarake si diçka që promovon dhunë buron nga produksionet e filmit dhe të videolojrave. Thelbësisht karateja iu mëson fëmijët që në mënyrë të qetë dhe pa dhunë të zgjedhin konflikte. Fëmija i cili stërvitet ose ushtron karate nuk do të jetë i dhunshëm, kurse natën ka shumë aftësi të mbrohet nga ata të e cenojnë sigurinë e tij.
Përmirësimi i perceptimit
Që fëmija të përparon në karate, patjetër t’i stërvitë shkathtësitë e dëgjimit dhe të mbrojtjes me koncentrim të vazhdueshëm gjatë tërë kursit të stërvitjes. Përveç kësaj karateja jashtëzakonisht e zhvillon kreativitetin te fëmija për shkak se karateja është sport i vërtetë i “artit të lëvizjes”.
Zhvillimi i ndjenjës së punës ekipore
Të mësuarit e teknikave, ushtirmeve dhe dyluftimit me shokët ose shoqet, përparimi dhe ndjenja e garimit ose motivimit dhe tifoja për shokët/shoqet e saj nga klubi, ndihmojnë që fëmija juaj të krijoj ndjenjën e punës ekipore dhe të përkatësisë në mjedisin e shëndoshë sportiv.
Përmirësimi i fushave tjera të jetës
Përparsitë nga stërvitja e karatesë nuk përfundojnë në sallën për ushtrime. Vetëbesimi, vëmendja, qetësia, qëndrueshmëria fizike, toleranca, kreativiteti dhe shumë aftësi tjera pozitive, fëmija juaj nga salla e ushtrimev do t’i tranferoj ose bart në jetën e tij të përditshme. Kështu qo të rritet në një personalitet të shëndoshë, të edukuar ose stabil.
Këshilla
E vetmja gjë që për të cilën duhet t’i kushoni kujdes është të informoheni se në cilin klub fimja juaj do të stërvitet dhe si është stërvitësit (arsimtari) i cili e udhëheq klubin. Shumë është me rëndësi që stërvitësi të jetë psikolog i mirë, profesional, me cilësi të mira mentale dhe morale.