Keni probleme me gjumin të dielën në mbrëmje?

Keni probleme me gjumin të dielën në mbrëmje?

Ja si të mposhtni ciklin e pagjumësisë gjatë fundjavës…

S’ju merr gjumi të dielën mbrëma? Ju nuk jeni i vetmi. Hulumtimet tregojnë se 60% e punonjësve kanë probleme për të fjetur në fund të fundjavës. Pothuajse një e katërta e njerëzve që punojnë janë vonë për në punë të hënën sepse kanë arritur të flenë vetëm disa orë para se të bie alarmi. Ndjenjat e përziera të frikës, ngrurimit dhe stresit nga përgjegjësitë e ardhshme vjedhin gjumin, por vetëm nëse i krijoni kushtet për një gjë të tillë.

Rivendos orën natyrale

Nëse shkoni në shtrat vonë të premten dhe të shtunën, automatikisht ndikoni në orën natyrale me të cilën është mësuar trupi. Gjumi vonë të shtunën në mëngjes dhe dremitjet pasdite janë mjaft të mjaftueshme që trupi të kompensojë mungesën e gjumit. Në fund, rezulton se jeni gati të shkoni në punë të dielën në mbrëmje. Trupi është i prirur ndaj rutinës, ndaj përpiquni të ngriheni pak më herët edhe të shtunave.

Hani në kohë

Një darkë e vonë është armiku më i madh i gjumit. Mundohuni ta hani drekën më vonë në mënyrë që të mos ndiheni të uritur në mbrëmje. Nga vakti i fundit deri në momentin që planifikoni të shkoni në shtrat, duhet të kalojnë të paktën katër orë. Nëse nuk i jepni stomakut kohë të mjaftueshme për të tretur vaktin me kalori, automatikisht e bëni më të vështirë procesin e të fjeturit. Trupi është i nxehur, organet janë ende në funksion dhe ju jeni jashtëzakonisht të tensionuar. Para gjumit lejohet vetëm qumështi i ngrohtë, ndërsa për të moshuarit rekomandohet çaji dhe mjalti si ilaçi më i mirë natyral kundër pagjumësisë.

Shmangni alkoolin

Miti më i madh është se alkooli na bën të përgjumur. Mund të filloni të gogosini pas një gote verë, por një ndjesi e tillë zgjat relativisht pak, sepse alkooli vepron si anestezik. Pas disa orësh, pasi alkooli kalon procesin metabolik, efekti i tij do të shuhet dhe ju do të zgjoheni. Nëse konsumoni alkool të premten dhe të shtunën, tashmë të dielën trupi do të jetë në ankth, puna e zemrës do të përshpejtohet, adrenalina do të jetë e ngritur dhe këta janë faktorë të mjaftueshëm për pagjumësinë.

Srëvituni

Askujt nuk i pëlqen të jetë i lodhur, por lodhja premton një gjumë të mirë. Nëse keni fjetur tepër gjatë fundjavës, nevojiten veprime për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Në vend që të vegjetoni para televizorit, bëni disa ushtrime të lehta ose ngasni një biçikletë për të nxjerrë jashtë toksinat që keni grumbulluar.

Kryeni një detoksifikimi të mendjes

Duhet të ndaloni së shqetësuari ose do ta kaloni gjithë mbrëmjen duke kërkuar zgjidhje për problemet. Pavarësisht se sa e madhe është lista juaj e detyrave të nesërmen, mbani mend se asnjëra prej tyre nuk do të përfundojë nëse veproni në kohën e gabuar. As televizori nuk është zgjidhje, opsioni më i mirë është të lexosh një libër.

Masazhohuni

Livanda dhe lulja e limonit janë vetëm dy nga bimët e shumta që relaksojnë trupin. Mund t’i konsumoni si çaj ose si vajra esencialë që do të arrijnë në trup përmes masazhit. Nëse nuk ka njeri që të bëjë masazhin për ju, atëherë përgatitni një banjë të ngrohtë dhe hidhni disa pika vaj.

Meditoni

Provoni një meditim të shkurtër përpara se të shkoni në shtrat. Meditimi i kryer siç duhet redukton ankthin, depresionin, humorin dhe acarimin. Uluni rehat, mbyllni sytë dhe relaksoni muskujt. Merrni frymë thellë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës.