Përveç erës dhe shijes specifike, këpurdhat kanë përbërës specifike dhe të pasur me vitamina, minerale dhe oligoelemente vitale. Përbërja vitaminoze ofron sasi të madhe të vitamineve B1, B2, B5, C dhe D. Nga mineralet më të përfaqsuara janë magnezi,sekleni, fosfori, hekuri, zinku, kalciumi dhe të tjerë. Këpurdhat janë të pasura edhe me sasira të mëdha të fibrave bimore.
Këpurdhat, për dallim nga bimët, i përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale për jetën e njeriut.
Ndikimet e shprehura shëruese vërtetohen te disa sëmundje të caktuara kardiovaskulare. Shënojnë ndikime pozitive në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut, arterosklerozën dhe goditjen në tru.
- e përforcojnë imunitetin
- kanë ndikim antiinflamator, antivirusal dhe antikancerogjen
- ndikimet pozitive gjatë alergjive, astmës, psoriazës dhe dermatitit
- ndihmon në shërimin e artritit dhe reumatizmit
- largon lodhjen, dobësinë dhe pagjumësinë
- e rregullon nivelin e sheqerit në gjak
- e përmirëson kujtesën dhe koncentrimin
- Nuk duhet harruar se këpurdhat në formë të freskët ruhen në vend të ftohta ( afrigurifer) më së shumti 5 ditë.
- Pastrohen pak para përgatitjes së ushqimit edhe atë shumë shpejtë, me kujdes dhe vetëm me ujë të ftohtë.
- Ushqimet e përgatitura nga këpurdhat duhet të konsumohen menjëherë. Këto ushqime duhet të ngrohen.
- Te ushqimet që qëndrojnë dhe te ushqimet e ngrohta ekziston rreziku nga prishja e komponenteve proteinike dhe komponenteve tjera nga këpurdhat të cilat sërish mund të shkaktojnë paraqitjen e disa toksineve të caktuara.
- Shijen e ushqimit mund ta përforconi duke shtuar kripën, salcin e sojës, hudhrën, qepën, borzilokun, majdanozin, etj.
Këpurdhat nuk duhet dhe nuk është patjetër të jenë pjesë e tryezës suaj të përditshme. Madje edhe më e rëndësishme është që për një porcion mjafton një sasi prej 200 g këpurdha. Mund të konsumohen të freskëta, të thata dhe të marinuara.
pankushja pinellja kupshorja shpunga sorkadhja
Përveç këtyre të cilat janë karateristike për nënqiellin tonë, në treg mund të gjenden edhe këpurdha të njohura shëruese shitake, të cilat janë titulluar si „eliksir i jetës“ dhe reishi – këpurdhat „hyjnore“ .
Këpurdha nga lindja e largët, me shije shumë të mirë dhe të pasur, e pasur me proteina, vitamina, aminoacide, firbra bimore dhe minerale. Ka vlerë të lartë ushqyese, pak kalori, kurse pothuaj nuk ka yndyrëra. Ndikimi mjeksor reflektohet te ndikimet e shprehura antikancerogjene dhe antivirusale.
Për shkak të aftësis së tyre superiore për shërim, këpurdhat reishi me të drejtë quhen mrekulli mjeksore. Me kujdes përdoren gjatë prevenimit dhe shërimit të disa problemeve, pa ndikime të padëshirueshme anësore. Për prevenim rekomandohet që çdo ditë të konsumohet 3-5 g këpurdha të thata, kurse gjatë shërimit 10-12 g.
Fletëza prej këpurdhe