KEQPËRDORIMI I BARNAVE

KEQPËRDORIMI I BARNAVE

Nëse përdoret siç duhet, bari i udhëzuar mund ta përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, madje mund edhe të shpëton jetën e dikuj. Sërish, ekziston edhe ana tjetër, e keqpërdorimit ose përdorimit të gabuar të tyre që mund ta dëmtojnë shëndetin, madje mund të kenë edhe pasoja vdekjeprurëse.

Keqpërdorimi i barnave definohet si gjendje jo mjeksore që mund të jenë të dëmshme për shëndetin!
Çka është përdorimi i duhur?
Përdorimi i duhur i një bari është përdorimi i tij sipas udhëzimeve të dhëna nga mjeku ose farmacisti i cili mirë e din qëllimin e barit dhe historinë mjeksore. Kjo nënkupton përdorimin e dozës së përshtatshme të barit, për shkak të arsyeve të caktuara shëndetsore. E njejta vlen për barna të cilat mund lirshëm të blihen dhe pa recetë të barit.

Barnat bëhen të rrezikshëm për shëndetin kur merren për arsye të gabuara, me dozë të gabuar ose merren barna të udhëzuar për dikë tjetër.
Nëse, edhepse barin e konsumoni në mënyrë të duhur, sërish mund të dyshoni se po bëheni të varur nga ai, atëherë duhet të konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Ai më mirë dinë se çka duhet të bëhet në atë situatë, dhe sërish të mos të anashkalohen problemet bazë shëndetsore.

Kur tejkalohet kufiri dhe keqpërdoren barnat?
Keqpërdorimi i barnave dhe substancave tjera në raste të caktuara është reflektim i kohës ku jetojmë.
Një nga arsyet është qasja e lehtë në barna në shtëpi. Furnizimi i lehtë me barna pa udhëzime, për të cilët besojmë se janë të sigurtë, është edhe një arsye plus. Rreziku potencial është edhe përdorimi i barnave në kokë në vete për vetëshërim dhe për trajtimin e problemit aty për aty duke përdorur një kategori të caktuar të barnave (antidepresantët (antidepresivët?), anksiolitikët, sedativët, etj). Kjo na shpien te një rrezik i ri i mundshëm, që njihet si varshnmëri. Nëse konsumohen në doza më të mëdha ose për shkak të arsyeve të gabuara, disa barna ndikojnë edhe si narkotikë.

Cilët barna janë “më të preferuar” për keqpërdorim?
Në kategorinë e barnave të cilët më së shpeshti keqpërdoren, gjegjësisht përdoren pa udhëzime, bëjnë pjesë:
Analgjetikët – Udhëzohen për zbtuje të dhimbjeve.Përdorimi i tepërt mund të shtoj zhvillimin e tolerancës së analgjeikut dhe ai të mos veproj.
Depresantët e SNQ (sistemit nervor qendror) –Një nga më shpesh që keqpërdoren për trajtimin e pavarur të simptomeve të depresionit, anksiozitetit ose trajtimit të stresit. Jo rrallëherë keqpërdoren nga ana e të varurëve nga narkotikët ose nga alkooli.
Keqpërdorimi afatgjatë bart rrezik nga zhvillimi i tolerancës, varësisë, si dhe dozimit që mund të jetë me rezultat fatal.
Antibiotikët– Akoma blihen në mënyrë të pakontrolluar dhe për qëllime të gabuara të shërimit.
Steroidet – Kryesisht, keqpërdoren nga popullata e re për rezultatet të shpeshta, sidomos në sport, ose për fitim të masës muskulore. Shumë lehtë mund të blihen në fitnes-klube, nëpër ushtrimore ose në Internet.
Rreziqet
Çdo keqpërdorim i cilës kategori të barnave, ka rreziqet e veta. Keqpërdorimi i analgjetikëve opioide, sedativëve, anksiolitikëve ka rrezik nga zhvillimi i tolerancës dhe varësisë. Rreziku nga dozimi i tepërt me pasoja fatale është shumë i madh.
Përdorimi i pakontrolluar i steroideve anabolike shoqërohet nga një varg i pasojave të padëshiruara, si metabolike, kardiovaskulare, endokrine, dëmtimi i ritmit të zemrës, keqfunksioni i sjelljes, etj.
Përdorimi afatgjatë i barnave kundër dhimbjes dhe temeperatura e lartë mund të sjell edhe te dësmitmi kardiovaskular, dëmtimi i mëlçis ose deri te paraqitja e të thatit në lukth.

Si t’i shfrytëzojmë barna në mënyrë të duhur
ü  Me kujdes ndiqni udhëzimet e brendshme.
ü  Mos i ndryshoni dozat pa konsultime me mjekun ose farmacistin.
ü  Mos e merrni barin në kokë në vete madje edhe ata që blihen pa udhëzime.
ü  Mos i grini dhe mos i theni barnat, përveç nëse ju udhëzojnë ashtu.
ü  Informohuni se çfarë ndikimi ka bari në kombinim me alkoolin dhe me barna tjerë, pavarsisht nëse jepen me udhëzim ose jo.
ü  Asnjëherë mos përdor barna që janë udhëzuar për dikë tjetër, poashtu mos ua jepni barnat e udhëzuar për ju dikuj tjetër.