Dimëri paraqet periudhën karakteristike për paraqitjen e shpeshtë të ftohjeve dhe gripit, kollitjes, bronkitit dhe sëmunjdeve tjera respiratore. Kushtet e ndryshme të vështira, siç janë moti i ftohtë, ditët e shkurtëra të dimërit, ajëri i ndotur, mungesa e dritës së diellit, na bëjnë që më pak të kalojmë kohë jashtë, të jemi më pak aktive fizikisht, të jemi me më pak energji, melankolik dhe shumë më të prirur ndaj sëmunjdeve virale dhe bakteriale për shkak të imunitetit të dobët. Organizmi ynë patjetër të pajtohet me këto kushte, andaj zgjedhja e ushqimit të duhur dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme.
Të ushqyerit e shëndetshëm ofron prevenim të shkëlqyer gjatë periudhës së dimërit. Gjithsesi, të ushqyerit e shëndetshëm nuk mund të ketë ndikim “brenda natës” ose kur shenjat e para të dobësimit të imunitetit tashmë janë paraqitur. Vetë të ushqyerit i balancuar, i rregullt dhe i shëndetshëm për një periudhë më të gjatë kohore mund ta përmirëson sistemin imunitar të organizmit.Ashtu si tashmë dihet, sistemi i shëndoshë imunitar është një nga parakushtet kryesore për shëndet të mirë. Prandaj, të ushqyerit i rregullt dhe i shëndetshëm i plotësuar me aktivitete fizik dhe gjumë të rregullt janë parakushte kryesore për sistem të fuqishëm imunitar i cili në stinën e dimërit mund të na mbroj nga infeksionet bakteriale dhe virale, gjegjësisht e minimizon kohëzgjatjen e tyre nëse paraqiten.
Cili ushqim duhet të konsumohet në periudhën e dimërit?
Dimëri është periudhë e vitit kur duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe të ushqyerit, me qëllim që ta ruajmë shëndetin. Të ushqyerit në periudhën e dimërit patjetër të bëhet i balancuar dhe të mendohet me kujdes. Fatkeqsisht, oferta e reduktuar të pemëve dhe perimeve të ndryshme të freskëta në periudhën e dimërit, temperaturat e ulët dhe gostitë gjatë festave mund seriozisht ta dëmtojnë barazpeshën (balancin) në organizëm dhe më tej ta dobësojnë sistemin tonë imunitar. Për shkak të gjithë kësaj, të ushqyerit në periudhën e dimërit më shumë se kurrë duhet të jetë i balancuar dhe i shëndetshëm.
Është me rëndësi të përmendim se kjo periudhë, përveç kalorive plotësuese, organizmit tonë i nevojiten edhe vitamina plotësuese, mikro dhe makro elemente, proteina, karbohidrate të përbëra, acide të vajrave esenciale.
Te të ushqyerit e balancuar në periudhën e dimërit rekomandohet që të përfaqësohen artikujt e pasura me vitamina C, D, A, vitamina B kompleks, mineralet zinku dhe seleni, konsumi i mjaftueshëm i ujit, si dhe ushqim i pasur me kultura probiotike (bakterie të dobishme). Kjo nënkupton tryzë të pasur me pemë dhe perime të freskëta, drithra integral, bishtaja, fruta bërthamor, vezë, peshk, mish pa yndyrë, artikuj të fermentuara qumështore (kefir, kos, jogurt) dhe perime të fermentuar(lakëra kokë, turshi).
Ushqimi i pasur me vitamin C
Ekzistojnë shumë studime të cilat e konfirmojnë rëndësinë dhe rolin e vitaminës C në përforcimin e imunitetit dhe fuqinë e tij të madhe antioksiduese. Ky ndikim, para se gjithash, i detyrohet ndikimit sinergjik me pothuaj tërë vitaminet dhe mineralet në organizëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe të bioflavonoideve, gjatë perudhës së dimërit me rëndësi të veçantë është konsumi i pemëve citruse(limoni, portokalli, mandarina, citroni),si dhe kivi, ananasi dhe molla. Nga perimet e freskëta që gjenden në periudhën e dimërit dhe të pasura me këtë vitamin rekomandohet konsumi i lakrës(lakra kokë), brokolit dhe pjesës më e madhe e perimeve me gjethe të gjelbërta(lakra jeshile, spinaqi, lakra gjeth…) E fundit, por jo më pak e rëndësishme, por e kundërta, do ta përmendja kaçen dhe çajin nga ky produkt, si burim shumë i begatë me vitamin C në këtë nënqiell.
Ushqimi i pasur me vitamin D
Vitamina D ndikon dukshëm në prevenimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve. Shumë studime shkencore kanë treguar se ky vitamin dyfish e redukton rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë, gjoks dhe vezorë.E lehtëson depresionin, e përforcon imunitetin dhe prevenon ftohjen dhe gripin. Organizmi jonë mund ta sintetizoj vetë, për çka ka nevojë për dritë të diellit, e cila, fatkeqsisht, mungon në periudhën e dimërit.Te produktet ushqimore më i shprehur është te peshqit detar (salmoni, tuna), veza(e verdha), mëlçia e viçit,qumështi, këpurdha.
Dielli është burimi më i mirë natyror i vitaminës D dhe për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm gjatë periudhës së dimërit, rekomandohet që të konsumohet ushqim i pasur me vitamin D ose ai të sigurohet me konsum plotësues, gjegjësisht suplamentar.
Ushqimi i pasur me vitamin A
Vitamina A, gjegjësisht beta-karoteni si provitamin i tij, paraqet antioksidans të shkëlqyer i cili e rrit rezistencën ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale, që është me rëndësi të madhe në periudhën e dimërit.Artikuj që e përmbajnë këtë vitamin janë: kungulli, karrota, patatja e ëmbël, portokalli, spinaqi, brokoli.
Ushqimi i pasur me vitamina të grupit B
Vitaminet e grupit B pozitivisht ndikojnë te metabolizmi,e mirëmbajnë vitalitetin e organizmit, e përforcojnë imunitetin, pozitivisht ndikojnë kundër stresit dhe depresionit. Te produktet ushqimore më të shprehura janë te drithërat integrale, bishtajat, frutat bërthamor(sidomos te gështenja), bananja, spinaqi, lakra jeshile.
Ushqimi i pasur me zink
Zinku paraqet mineralin i cili kujdeset për ruatjen dhe përforcimin e sistemit imunitar.Përveç që hyjnë në shumë reaksione enzimatike në organizëm, ai dukshëm e redukton edhe kohëzgjatjen e ftohjes dhe i shkatëron viruset, prandaj është shumë e rëndësishme të konsumojmë ushqim të pasur me zink në periudhën e dimërit. Artikujt e pasur me zink janë mishi, frutat e derit, vezët, farat e kungullit, susami, hudhëra.
Shtojcat në ushqim
Gjatë dimërit është shumë vështirë të planifikohet të ushqyerit i balancuar dhe i shëndetshëm i cili organizmit do t’ia ofroj tërë materiet ushqyese. Andaj, shpeshherë kohën e fundit rekomandohen shtojcat në ushqim. Rekomandimet më shpesh janë për marrjen plotësuese të vitaminës D, vitaminës C, zinkut, probiotikëve, vajit të peshkut, etj.