Kënaqësi smraldeme shije të veçantë dhe karakteritstike tropike, ideal për këto ditë të ftohta dimëri. Ka prejardhje nga Kina, ku njihet edhe si “yang tao“, dhe, diku ka fillimi i shk. XX, misionerët e sollën në Zeland të Re, nga ku ngadal u përhap në tërë rruzullin tokësor.
Kivi është bimë disavjeçare jo gjethmbajtëse me gjethe të gjëra me ngjyrë të gjelbërt të mbyllur. Fruti është i plotë, ovalme lëvozhgë të kaftë me fije. Ka shije intenzivepikante, me fara të zeza për të cilët nutricionistët konstatojnë se paraqesin një ndër përbërësit më të shëndetshëm dhe pikërisht për këtë ky frut njihet edhe si “superpemë“.
Kivi, bazuar mbi përmbatjen e fijeve ose fibrave dietale, e lë shumë largë mollën, përmban sasi më të madhe të vitaminës C se sa portokalli, kurse në kategorinë e pemëve të begata me kalium, e tejkalon edhe bananen.
Për çfarë është i dobishëm?
Përzierja e vetme e fitunutrienteve, vitaminave dhe mineraleve te kjo pemë aromatike paraqet një burim të shkëlqyer për përforcimin e imunitetit, për reduktimin e nivelit të kolesterolit, për hudhjen e toksikeneve nga organizmi, si dhe për mbrojtjen dhe shëndetin e lëkurës.
Përmirësimi i simptomeve të astmës dhe i gjendjeve tjera respiratore
Përveç përmbatjes së lartë të antioksidanteve dhe të vitaminës C, kivi luan një rol të rëndësishëm edhe te kontrollimi dhe përmirësimi i simtomeve të asmtës, në të njejtën kohë e përmirëson edhe obstrukcionin respirator gjatë ftohjes te fëmijët. Marrja e kivit mund të ndihmoj edhe te kollitja dhe mukoza e rritur e hundës, si dhe përmirëson simptomet e kollitjes kronike.
Mbrojtja dhe funksioni i përmirësuar i sistemit digjestiv
Kivi luan një rol të rëndësishëm për mirëmbatjen e funksionit normal në sistemin digjestiv. Në përbërjen e tij përmban një numër të madh të fibrave bimore të cilat e ndihmojnë tretjen e ushqimit, por poashtu kontribon edhe me përmirësimine konstipacionit (kapsllëku). Disa përbërës të veçantë nxisin tajimin e bakterieve probiotike në zorrën e trashë, e pengojnë shumimin e Escherichia Coli,me çka mundësojnë dhe mbështesin florën normale bakteriale në traktin digjestiv.
Për sistem më të mirë imunitar
Konsumimi ose marrja e kivit, sidomos gjatë periudhave dimërore, është shumë e rëndësishme për shkak rolit që luan në përforcimin e sistemit imunitar.Është vërtetuar se kivi përmban përbërës që kanë efek antibakterial, antifungal dhe antiinflamator, të cilët janë mekanizma të shkëlqyer mbrojtës në rastet e ftohjeve sezonale ose të gripit.
Produkt ushqyes edhe për diabetikët
Numri më i madh i pemëve që gjejnë përdorim në ushqimin e përditshëm përmbajnë sheqerëra të cilët mund të krijojnë çekuilibrime në nivelin e sheqerit në gjak te pacientët me diabet. Kivi është pemë e sigurt të cilën mund ta konsumojnë edhe diabetikët për shkak të indeksit të ulët glikemik. Përveç kësaj, përmban një numër të madh të fijeve (fibrave) bimore të cilat e ngadalsojnë absorbimin e sheqerit nëpër zorrën e hollë.Këtë ndikim kivi e ka kur konsumohen bashkë me pemët dhe produktet tjeraqë përmbajnë sheqerëra, andaj rekomandohet që të jetë pjesë e vakteve të përdistshme te ky grup i pacientëve.
Efektet pozitive te sistemi kardiovaskular
Konsumi i përditshëm i kivit ka ndikim pozitiv mbi funksionin e sistemit kardiovaskular për shkak të bërbërjes së disa përbërësve të cilët i përmban.
Ndikimi i këtyre përbërësve krahësohet me ato të aspirinit, e redukton rrezikun nga mpiksja e gjakut, kurse me këtë sigurohet edhe qarkullimi më i mirë i gjakut nëpër enët e gjakut dhe reduktimi i rrezikut nga sëmunjdet kardiovaskulare ateroskleroza. Sasirat e mëdha të vitaminës C, vitaminës E dhe kaliumit ndihmojnë në mirëmbajen e shëndetit kardiovaskular duke reduktuar trigliceridet në gjak dhe duke përforcuar funksionin e zemrës.
Për shikim të mirë
Ndikimi antioksidant i vitaminës A,C dhe E tregon se kivi e rredukton rrezikun e paraqitjes së degjenerimit makular në pleqëri, e cila është shkaktare kryesore për humbjen e të pamurit te individët më të moshuar. Kivi përmban lutein zaeksantin të cilat natyrisht gjenden edhe te syri i njeriut, për shkak të së cilës konsumi i përditshëm e përforcon dhe e përmirëson të pamurit, reduktojnë incidencën e zhvillimit të kataraktës dhe gjendjeve tjera që kanë të bëjmë me të pamurit.
Ndikim pozitiv te shëndeti i shtatzënave
Kivi në përbërjen e tij përmban acid foliki cili është shumë i rëndësishëm për mbatjen e zhvillimit të duhur të funksioneve trurore dhe kognitive te festusit te gratë shtatzëna. Nutrientët e mbetur vital si vitamin C, vitamina E, dhe kaliumi, si dhe flavnoide tjera të caktuara, kanë kontribut të dukshëm në shëndetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.
Kur dhe si të përdoret
Stina e kivit zgjat nga shtatori deri në nëntor, edhepse mund të gjendet gjatë tërë vitit. Më cilësore janë në periudhën mes gushtit dhe dhjetorit.
Ruani kivit në qese najloni nga 4-6 ditë që të piqen. Ruatja e tyre në letër mund ta përshpejtoj dukshëm procesin e pjekjes.
Gjatë blerjes, zgjedhni frutat me levozhgë të pa dëmtuar, pa pjesë të çoruara dhe pa prerje. Kivit e pjekur lëshojnë ndaj shtypjes me gisht të madh. Të pjekura, zgjasin shumë shkurt, nëse ruhen në temperaturë dhome. Andaj, ruani ata në frigurifer.
Kivit e freskët, të shijshëm dhe lëngshëm mund të hahen vetëm ose të kombinuar me pemë tjera. Pastroni me ujë të freskët prej çezme dhe ngadal çoroni lëvozhgën me thikë. Mund t’i prisni edhe për gjysmë dhe brendësinë ta hani me lugë.
Poashtu, përdoren edhe për përgatitjen e kekave, piteve, lëngjeve dhe mermalatit.
Pije kundër ftohjes
-1 kivi, 1 portokall, 1 karrotë, 1 mollë,1 banane dhe1 limon, çorohen dhe priten në pjesë. Shtohen 1-2 lugë mjaltë,pastaj me mikser ose blender grihet tërë pema. Sipas nevojës, mund të shtohet edhe ujë.
Kjo pije është shumë e pasur me vitamina dhe është e shkëlqyer kundër ftohjes në këto ditë të ftohta të dimërit.
Rekomandohet të pihet në mëngjes!