Konjuktiviti alergjik

Konjuktiviti alergjik

Konjuktiviti alergjik paraqet ndezje akute ose kronike interklinik të konjuktivës së syritr e cila manifestohet me lotim, skuqe, ëntje lokale dhe kruarjen. Keratokonjugtiviti alrgjik paraqet ndezjen alergjike të konjuktivës dhe kornesë. 

ARSYET DHE LLOJET
Arsyet për paraqitjen e konjuktivitit alergjik janë ndjeshmëria e tepërt e alergjeneve të caktuara specifike. Ekzistojnë disa nëntipe të konjuktivitit alergjik.

Konjuktiviti sezonal alregjik.
80% e rasteve me konjuktivit alergjik janë pikërisht nga ky grup. Paraqitet në pranverë, ka fundi i verës dhe në vjeshtë. Në periudhën e dimërit qetësohet sepse përshtatet me ciklin jetësor të bimëve. Shkaktar më i shpesht i këtij konjuktiviti alegjik është poleni i blinit, ambrozia, mështeka, hithri dhe të tjerë.

Konjuktiviti alergjik gjithvjetor.
Në këtë kategori bëjnë pjesë 10% nga numri i përgjithshëm. Shpesh shoqërohet me teshti dhe kollitje. Alergjentet më të shpeshta janë disa ushqime, qime të kafshëve shtëpiake, barna ose kozmetikë.

Konjuktiviti atipik alergjik dhe keratokonjuktiviti alergjik vernal.

Më shpesh paraqitet te djemtë me moshë 5 – 15 . Ka tre forma: palpebrale, limbale dhe forma e përzier. Këtu shenja klinike janë papilet e konjuktivës, ndryshimet në limbus dhe korne që mund të shihen me biomikroskop.
Keratokonkjuktiviti vernal paraqet ndezjen kronike, bilaterale të syrit. Më shpesh paraqitet te fëmijët dhe individët e rinj, kryesisht meshkuj. Kjo është forma më e rëndë. 

Konjuktiviti alergjik giganticelular.
Më shpesh parqitet te pacientët që shfrytëzojnë thjerrëza dhe proteza për sy.

Më të shpeshta janë edhe të ashtuquajturit alergjitë urbane, gjegjësisht alergjitë që paraqiten si reagim i ajërit të ndotur në qytete të mëdha.


SIMPTOMET

Manifestimet klinike të konjuktivitit alergjik nuk dallohen nga ato me konjuktivit me prerjardhje jo alergjike, gjegjësisht ka kruarje, lotim dhe skuqe e syrit dhe ëntje e kapakëve të syrit. Dallimi kryesor mes konjuktivitit alergjik sezonal dhe konjuktivitit alergjik gjithvjetor është koha e paraqitjes. Simptomet te konjuktiviti alergjik sezonal paraqiten në kohë të definuar, gjegjësisht në periudha kur kemi prani më të madhe të alergjive nga poleni

SI TË MBROHEMI?

Profilaksa e ekspozimit dhe evitimi i kontaktit me alergjenin paraprakisht të identifikuar është masë më e mirë e prevenimit. Por, ashtu si edhe te sëmundjet tjera elergjike në shumicën e rasteve është vështirë të izolohemi nga alergjenet, duke pasur parasyshë praninë e madhe të alergjeneve në aktivitetet e përditshmedhe në mjedisin e jashtëm.

TERAPIA

Trajtimi i konjuktivitit alergjik është jo-farmakologjik dhe farmakologjik. Terapia jo farmakologjike përbëhet nga masat për kontrollim të mjedisit jetësor (profilaksa e ekspozuar), e cila në shumë raste ka efekte kufizuese.
Terapia farmakologjike e konjuktivitit alergjik mbështete mbi përdorimin e lotëve artifical, vasokonstruktorëve kolale, kortikosteroideve dhe antihistamineve. Terapia me përdorimin e lotëve artifical përbëhet nga pirje mekanike të alergjenit dhe në këtë mënyrë zbutet ndezja ose inflamacioni. Vasokonstriktorët lokal, ndikojnë në atë mënyrë ku mekanikisht i ngushtojnë enët e gjakut të syrit dhe fotografia klinike e bëjnë më pak dramatike. Opsioni tjetër e trajtimit janë kortikosteroidet lokale. Japin efekt të shpejtë, por nuk mund të përdoren për një kohë të gjatë për shkak të reagimeve të mundshme negative. Antihisteminet lokale dhe stabilizatorët lokal për yndyrërat janë preparat më shpesh të përdorura për trajtim të konjuktivitit alergjik me ndikim direkt mbi procesin e ndezjes. Përparsi e madhë është mundësia për t’u përdorur gjatë kohë dhe sigurinë më të madhe që e ofrojnë.

Dr. Svetlana Stojkovska
Shtëpia e Shëndetit Shkup, Poliklinika Bitpazuar