Kotëletë me krem

Kotëletë me krem

Përbërësit e nevojshëm për gjashtë persona: 800 g kotëletë derri të prera në pjesë më të vogla, 600 gr shampinjone, 2 kokërra qepe, 2 dl ajkë, 1 dl verë e bardhë, 30 g gjalp, kripë dhe piper.

Përgatitja
Shampinjonet i presim në gjysmë. Në tigan e ngrohim gjalpin dhe e ngrohim në avull pak qepën e grirë. Shtojmë mishin, shtojmë kripën dhe piperin. I spërkasim me verë të bardhë dhe i ziejm rreth 30 minuta ose më gjatë, nëse ka nevojë. Pastaj, largojmë mishin, shtojmë kërpudhat, ziejmë me avull 5 minuta, shtojmë ajkën dhe  përgatiten edhe 10 minuta. Ndajmë mishin në pjata dhe shtojmë salcën e ngrohtë prej këpurdhave. Servohet sa është e nxehtë.