Përbërësit e nevojshëm:
- 
64 g miell bajame 
- 
42 g miell tapioke 
- 
32 gr miell kokosi 
- 
½ lugë kafeje me sodë bikarbon 
- 
Një gisht kripë 
- 
4 vezë të mëdha 
- 85 g qumësht bajame
- 
1 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje 
- 
1 lugë çaji uthull vere të bardhë 
- 
1 lugë çaji ekstrakt vanilje 
- 
gjalpë ose vaj kokosi për të lyer tiganin 
Përgatitja:
Në një tas të thellë, kombinoni të gjithë përbërësit e thatë. Në një enë tjetër bashkoni përbërësit e mbetur. Hidhni përbërësit e lagur në ato të thatët dhe përziejini që të merrni një masë homogjene. Ngrohni tiganin teflon dhe lyejeni lehtë me gjalpë ose vaj kokosi. Masën e vendosni në tepsi, krepat duhet të jenë më të trasha dhe jo domosdoshmërisht shumë të mëdha. Skuqini për 2-3 minuta nga secila anë. Shërbejeni të ngrohtë me mjaltë, banane ose si pjatë anësore nëse dëshironi.

