Njëra nga dy bimët, që i përkasin gjinisë së kumbullave, me emër latin Prunus, nga banorët e Varoshit quhet si kumbulla shëngine. Ajo rritet deri në dhjetë metra lartësi, shpesh me një maje të gjerë të degëzuar. Lulëzon herët në pranverë dhe ka fruta të vogla globulare, pjesa dërmuese është një substancë e fortë – kockë, me një shtresë të hollë mishi, dhe pasi të piqet ka një ngjyrë kafe, me një shije të ëmbël .
Kjo pemë rritet në të gjithë zonën e Kullave të Markos (Markovi Kuli), veçanërisht në anën jugore dhe juglindore, që na bën ta kuptojmë se kjo bimë ka nevojë për rrezet e diellit. Kjo rrënjoset në çarjet shkëmbore përgjatë kodrës.