Një mjeshtëri e lashtë kineze për të gjitha moshat
Jeni mërzitur nga ushtrimet klasike pilates? Po ju merret fryma në sallën e palestrës? Ju acaron muzika me zë të lartë dhe ju ktheheni në shtëpi nervoz në vend që të ktheheni të relaksuar?
Si thoni për Kung Fu, një mjeshtëri e lashtë kineze e cila e forcon trupin, por edhe mendjen?
Mjeshtëria e Ving Çun Kung Fu-së daton që në vitin 1644 dhe e ka origjinën nga Kina, saktësisht nga manastiri legjendar Shao Lin. Ajo u krijua nga pesë murgj, duke përfshirë edhe një grua. Qëllimi i krijimit të kësaj mjeshtërie ishte zhvillimi i një forme të re luftimi, e cila ishte më efikase, më praktike dhe më e lehtë për t’u zotëruar për dallim nga stilet e tjera të Kung Fu-së. Ata e quajtën mjeshtërinë Ving Çun, e cila në përkthim të lirshëm nënkupton “Shpresa e së ardhmes”.
Para se të fillojë të përcillej kjo mjeshtëri, dinastia Mançu e asaj kohe urdhëroi që manastiri të digjej, gjatë së cilës u vranë shumë murgj. Mes atyre që arritën ata të shpëtonin ishte murgesha Ng Mui, e cila në fakt ishte njëra nga themelueset e Ving Çun Kung Fu-së. Duke qenë se ajo e kishte zotëruar plotësisht të gjithë sistemin e mjeshtërisë, ia përcolli njohuritë e saj vajzës që adoptoi, vajzës së quajtur Ving Çung.
Ving Çung u rrit në një mjeshtre superiore e aftësisë. Ajo ishte e pakundërshtueshme në betejat në të cilat merrnin pjesë edhe burra, derisa u shfaq luftëtari në të cilin ra në dashuri me shikim të parë. Ajo e lejoi atë të fitonte dhe më vonë u bë gruaja e tij. Besohet se që atëherë kjo aftësi është transmetuar edhe tek burrat. Mjeshtëria e Ving Çun Kung Fu-së përcillej në fshehtësi, ekskluzivisht një të zgjedhuri nga rrethi familjar nën betim për besnikëri. Sot atë e shijojnë një numër i madh njerëzish në mbarë botën.
Përfitimet: Vetëmbrojtje, trup i shtrënguar, paqe e brendshme!
Për të përmirësuar pamjen e trupit të tyre, për të rritur aftësinë fizike, për të zotëruar sistemin e vetëmbrojtjes, njerëzit për arsye të ndryshme ndjekin klasat e Kung Fu-së. Por gjatë ushtrimeve, ata që qëndrojnë më gjatë e kuptojnë thelbin e vërtetë të disiplinës. Aftësia e mëson njeriun se si ta kanalizojë energjinë, si të jetojë në mënyrë më racionale dhe të vendosë paqen e brendshme, por edhe të përqëndrohet në vlerat e vërteta. Duke e praktikuar këtë mjeshtëri, njerëzit e zhvillojnë vetëdijen e tyre fizike, mendore dhe shpirtërore, elemente që e ngrenë jetën në një nivel më të lartë.
Si duket një orë trajnimi e Ving Çun Kung Fu-së?
Stërvitja fillon me ngrohjen dhe shtrirjen e trupit ose zgjimin e energjisë Çi. Ushtrimet e ngrohjes rrisin temperaturën e trupit dhe me kalimin e kohës do t’i bëjnë muskujt shumë më elastik. Shtrirja e muskujve synon të stimulojë rrjedhën e energjisë, sipas mjekësisë tradicionale kineze, në këtë mënyrë sigurohet shëndeti dhe jetëgjatësia e organizmit në tërësi.
Trajnimi vazhdon me praktikimin e teknikave të përshtatshme në varësi të shkallës në të cilën ka arritur praktikuesi. Aftësia fillon mekanikisht, duke praktikuar qëndrimin – koreografi të mundjes e përbërë nga shtatë forma, katër prej të cilave janë me duar “bosh”, dy forma me armë dhe një me mjet teknik (kukull druri). Trajnimi përfundon me një zgjatje të shkurtër dhe ushtrime për frymëmarrje, pas së cilave vjen një meditim i shkurtër.
Kjo mjeshtëri mund të praktikohet si brenda ashtu edhe jashtë, megjithëse ushtrimet Çi Kung (që synojnë zgjimin e energjisë së brendshme) më së miri është që të bëhen jashtë, në mënyrë që trupi të mund të bashkohet vërtet me natyrën, sepse ajo përmban të gjithë komponentët që i nevojiten për të funksionuar normalisht.
Cili është kufiri i moshës për të praktikuar këtë mjeshtëri?
Nuk ekziston një kufizim moshe, këtë aftësi mund ta praktikojnë fëmijët nga mosha 5 vjeç, e deri te personat e moshës 60 vjeçare. Mjeshtëria rrit vitalitetin, fleksibilitetin, elasticitetin e trupit, prandaj, secili që ndihet i aftë (përderisa nuk përballet me ndonjë gjendje kronike që kufizon aktivitetin e tij fizik) duhet ta provojë këtë aftësi.