KUNGULLI – TË GJITHA BEKIMET E MBRETËRESHËS SË VJESHTËS

KUNGULLI – TË GJITHA BEKIMET E MBRETËRESHËS SË VJESHTËS
Për shkak të begatisë së shumë përbërsëve ushqyes dhe shërueese, kungulli me të drejtë emrohet mbretëresha e vjeshtës. Rekomandohet që fruti i tij të përdoret çdo ditë në ushqim gjatë stinës së vjeshtës, madje edhe gjatë tërë dimrit.
Kungulli (Cucurbita pepo) është bimë një vjeçare panaxhari e njohur në kulrutat e të gjithëë vendeve me klima më të ngrohta. Buron nga Amrika Qendrore, kurse në Evrop erdhi në shek.XVI. Në ushqim përdoren fruti, farat dhe vaji.
Bagëtia e komponenteve ushqyese
Kungulli është depo me vlerë e shumë komponenteve shëruese. Përveç sasirave të vogla të albuminës, karbohidrateve dhe yndyrave, përmban edhe vitamina (A,C,E dhe vitamina të grupit B) dhe minerale (kalium, kalcium, fosfor, hekur, bakër, mangan dhe zink). Përbërja plotësohet me oligoelemente dhe mikroelemente, pektine dhe thjerza tjera bimore.
Nëse kemi kungullin rregullisht në menyn tonë ne mundësojmë që organizmi të mbrohet nga ndikimi dëmtues i radikaleve të lira, të cilat sërish drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e mplakjes së organizmit.
Përbërësit shërues
Kungulli është diuretik ideal. Rekomandohet për individët me vështirësi reumatike, ndezje në kanalet e urinës, tëmth dhe veshkë. Poashtu njihen edhe ndikimet mbi reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Përveç kësaj, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, degjenrimi i qelzave të syve dhe redukton procesin  e paraqitjes së kataraktës.
Prania e pektineve dhe i celulozës e bën kungullin zgjedhje të shklqyer për individët të cilët  kanë probleme me të cilat lidhen me lukthin e ndjeshëm.
Gjithseis, kungulli është i domosdoshëm edhe në menynë e diamebikëve, sepse ndikon shumë edhe në reduktimin e sheqerit në gjak.
Ideale për trup të hollë
Kundulli është  artikull ushqimor edhe pas 100 viteve të këtij produkti janë ruajtur vetëm 26 kalorime mungesë të yndyrave të pangopura dhe kolesterolit.
Për këtë arsye, kungulli paraqet zgjedhje ideale të ushqimit për të gjithë ata të cilët dëshirojnë trup të hollë, duke mos larguar konsumin e mineraleve dhe vitaminave eseneciale.
Farat – thesar i fshehur i kungullit
Kungulli i pjekur mirë dhe i ëmbël në periudhën e vjeshtës është ëmbëlsirë ose meze e shkëlqyer, por farat e kësaj dhuntie vjeshtore janë thesar i vërtetë i fshehur.
Bar natyror për prostatën
Për shkak të përmbatje së lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe fitohemikaleve, farat e kungullit ndihmojnë në shërimin e prostatës së zgjeruar (hiperoplazia)  dhe me përdorim të rregullt ndihmon në mënyrë preventive në paraqitjen e saj.
Sasi optimale e magnezit
Një dorë fara kungulli përmban 92% të përdorimit ditor të magnezit, mineral i rëndësishëm për relaksimin e nervave dhe muskujve, për përforcimin e eshtrave dhe për përmirësimin e qarkullimit.
Të pasur janë me zink
Vlera e lartë e zinkut të cilën këto fara e përmbajnë jep dobi të pafund. E përmirëson sistemin imunitar dhe infektimin e plagëve, e shmang osteoporozën te të rriturit, kurse te fëmijët ndihmon në zhvillimin e drejtë të shqisave për shije dhe aromë.
Mbron nga sëmundjet e zemrës
Farat e kungullit janë të pasura me fitosterole të cilat ndihmojnë në barazpeshimin e kolesterolit në gjak dhe  shmang sëmundjet koronare.
E përmirëson humorin !
Edhepse vjeshat dhe dirmi din të jenë shumë dëshpruese, farat e kungullit janë shumë të pasura me aminoacidin L-triptofan, përgjegjëse për rritjen e nivelit të serotoninit në tru i cili vepron në mënyrë antidepresive dhe e përmirëson humorin tonë!
Më shumë fara për më shumëe buzqeshje.
Me rëndësi: 
Për përfitime të plota më së miri është të konsumohen fara të thata. Mund të përdoren pavarur në formë të bluar ose bashkë me kos me fara liri, susami dhe lulediellit.
Përgatitja e përzierjes me fara
Përgatisni qull ose përzierje homogjene të sasirave të barabarta të farave të blurara të kungullit, lirit, lulediellit ose susamit (për shembull nga 100 g). Nga dy lugë nga kjo përzierje çdo nat shtoni në filxhanin me kos. Përzierjen lejoni që të qëndroj tërë natën dhe konsumojeni në mëngjes herët. Pjesa e ngelur e përzierjes duhet të ruhet në kavanoz qeli në frigurifer.
Këshillë
Gjatë qorimit të farave të bëni kujdes që të mos qorohet edhe mbështjellësi i argjent-gjelbërt, sepse aty gjenden komponentet më shëruese.
Vaj farash
Fitohet me ekstrakte nga farat e kungullit. Është e pasur me shumë komponente të dobishme si acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6, aminoacidet, zink si dhe sasira të volitshme të sasirave të vitaminës A,C, dhe E.
Vaji është dëshmuar si ushqim i mirë për prevenim dhe shërim të sëmundjeve të caktuara. Ndikon pozitivisht në organet reproduktive, përmirson funksionin e trurit dhe kujtesën, e përmirson humorin dhe ka dëshmuar efektet në përmirësimin e shikimit.
Përmbahet te shumë linja kosmetike dhe kreme për  përtritjen dhe mirëmbatjen e pamjes së dhëndoshë dhe të mirë të lëkurës.
Supë me kungull
përbërësit e nevojshëm:
  • 1 kokë qepë
  • 250 g kungull
  • 1 patate më të madhe
  • 700 ml ujë
  • 1 gjeth dafine
  • 1/2 lugë lëng  i lules qumshtore dhe limonit, sipas dëshirës krip, piper, majdanoz
Qepa skuqet pak me vaj. Kungulli dhe patatja rendohen dhe shtohen në qepën e skuqur, bashkë me ujë dhe zijhen10 minuta. Largohet nga zjarri dhe përzihet me blender dore. Pas fitimit të smesë homogjene, shtohen erëzat dhe majdanozi i grirë dhe kthehet në zjarr edhe 1 minutë.
Domosdoshmërisht provoni këtë porcion të shijshëm dhe ushqyes!
Kungulli i pjekur – dezert për tërë familjen
Kungulli pritet në pjesë dhe radhisni në tepsi të mbështjellur me letër për pjekje.Në furrën e nxehur më herët në  170˚ kungulli piqet pa u mbuluar 45-60 minuta.
Këshillë
Me qëllim që të shfrytëzohen përfitimet e kungullit gjatë tërë vitit, kungulli mund të ruhet në frigurifer deri në 10 muaj.