Vrapuesit, ata që thyejnë rekorde, kanë një zemër më të madhe se njerëzit e zakonshëm. Pianistët elitar mund të lëvizin gishtat e tyre në drejtime të paimagjinueshme. Brazili vazhdimisht prodhon futbollistët më të mirë në botë. Minjtë e ekspozuar ndaj dozave të kontrolluara të stresit kanë qeliza më të zgjeruara të trurit. Arsyeja? Shqetësim! Vrapuesit dhe pianistët stërviten deri në lodhje, ndërsa fëmijët brazilianë luajnë me një top më të shpejtë, më të rëndë dhe më të fortë në krahasim me versionin prej lëkure të butë me të cilën stërvitet pjesa tjetër e botës. Mesimi? Vendoseni veten në një pozitë të pakëndshme më shpesh, sepse trupi dhe mendja juaj do t’ju shpërblejnë duke ju bërë më të fortë dhe më të përgatitur për të përballuar stresin. Studime të shumta kanë treguar shumë herë se natyra njerëzore nuk është e brishtë, përkundrazi, është e fortë. Njeriu lulëzon kur është nën presion, njeriu është krijues përballë dështimit, njeriu bëhet vizionar sapo të hasë një pengesë – por ju duhet vetëm guximi të futeni në zonën e parehatshme. Epo, a jeni gati për të hyrë në zonën e parehatshme, të dashur?
KUFIZIMET USHQEJNË KREATIVITETIN
Parehatia: Çfarë kanë të përbashkët regjisori Steven Spielberg, impresionistët dhe arkitekti me famë botërore Frenk Gari? Duke u mbështetur në një minimum burimesh, ata krijuan kryevepra. “Përshtypja, Lindja e Diellit” e Klod Mone nuk do të ishte bërë kurrë një kryevepër nëse ai nuk do të kufizohej vetëm në pikturë me vetëm disa ngjyra dhe goditje me furçë. Filmi “Shark” i Spielberg vendosi kufijtë e kinemasë moderne, megjithëse regjisorit iu desh të improvizonte për të kapur sulmin e peshkaqenit (me efekte zanore) ndërsa peshkaqeni i tij mekanik u thye gjatë xhirimeve. Nga ana tjetër, Frenk Gari, thjesht nuk mund të projektonte ndërtesa në letër të bardhë dhe liri të shprehjes. Mungesa e burimeve sjell shqetësime. Por shpesh kjo është ajo që nevojitet për të prodhuar vepra origjinale.
Provë: Një studim nga Universiteti i Amsterdamit provoi sesi kufizimet ndikojnë tek njerëzit nga ana kognitive. Studiuesit u kërkuan të anketuarve të dëgjonin një seri fjalësh dhe numrash ndërsa kryenin detyra të komplikuara. Rezultatet? Kufizimet kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit të studentëve. Gama e tyre e të menduarit është zhvendosur nga lokale në globale. Në vend që të ishin shkurtpamës, ata filluan të shohin fotografinë më të madhe.
Detyra: Vendosni qëllimisht kufij. Shkurtoni sasinë e kohës që kaloni normalisht në një detyrë, zvogëloni numrin e njerëzve që telefononi për ndihmë ose kufizoni burimet, zvogëloni ato në një deri dy. Sado e pakëndshme të jetë, mbase këtu qëndron përgjigjja e idesë së shkëlqyer që shkëlqen tek ju.
DËSHTIMI TËRHEQ AFTËSINË SHPIKËSE
Parehatia: Shumica prej nesh rriten me idenë se dështimi është diçka që duhet ta shmangim me çdo kusht. Rezultati i këtij besimi është një kulturë te e cila frika nga dështimi është e rrënjosur. Por frika nga dështimi është kurthi më i madh për sukses, sepse nga frika se mos të dështosh, nuk përparon.
Provë: Kompania e prodhimit të makinave,Toyota, funksionon me sukses duke u udhëhequr nën maskën e dështimit. Kur punonjësi vëren ndonjë defekt, ai sinjalizon dhe prodhimi i kasetës ndalet. Nëse problemi nuk mund të zgjidhet brenda një minute, atëherë prodhimi total ndalet derisa problemi të zgjidhet. Ky vlerësim i vazhdueshëm edhe i të metave më të vogla është provë se përmirësime të vogla por thelbësore shtrojnë rrugën drejt përsosjes.
Detyra: Ekzistojnë dy lloje të dështimeve. Dështimi që buron nga përtacia dhe kujdesi i pamjaftueshëm, ai është lloji i keq; dhe dështimi që vjen nga marrja e rreziqeve në emër të krijimtarisë, ky është ai lloji që duhet të inkurajohet. Me fjalë të tjera, çastin kur diçka shkon keq, ndaloni dhe analizoni. Pyeteni veten vazhdimisht: Pse ndodhi kjo? Çfarë mund të ishte bërë ndryshe? Çfarë duhet bërë që të mos ndodhë më? Largoni fajin nga dështimi, dhe kjo duhet të konsiderohet shans për të arritur një përfundim që askush nuk e mbante mend.
KRITIKA SJELL FITORE
Parehatia: Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë atë që ai/ajo bëri gabim. Askush nuk dëshiron të vihet në një pozicion ku ai do t’i tregon gabimet dikujt. Kjo frikë është aq e vjetër sa vetë njerëzimi, është një instinkt i thellë që na mbron nga ndarja nga grupi. Por, reagimet/vlerësimet nga burimi i duhur janë mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar potencialin e vërtetë që e posedoni.
Provë: Koncepti i atletëve super-elitar ka qenë temë e studimit në Universitetin Bangor në Mbretërinë e Bashkuar për vite me radhë. Zbulimet e tyre? Atletët me rezultatet më të mira janë ata që marrin jo vetëm vlerësim teknike, por edhe mbështetje emocionale nga trajnerët e tyre. Me fjalë të tjera, trajnerët e tyre veprojnë si një lloj prindi surrogat- duke i motivuar ata, duke i inkurajuar ata dhe duke u dhënë atyre një vështrim kritik në secilën nga ndeshjet e tyre. Për shembull, sot, tenistët elitar tregojnë rezultate shumë më të mira sesa kolegët e tyre nga 50 vjet më parë. Përse? Për shkak se trajnerët elitar u shfaqën në skenë – individë puna e të cilëve është të ofrojnë vlerësime dhe mbështetje të vazhdueshme për tenistin.
Detyra: Kërkoni një trajner të kujdesshëm – dikush që ju njeh dhe ju kupton mjaft mirë për të ditur se çfarë mund të bëni dhe çfarë nuk mund të bëni (këshillimi i një introverti që të jetë me zë të lartë thjesht nuk do të funksionojë). Ndani kohë për seanca të rregullta të vlerësimit, jo më shumë se 30 minuta. Kërkoni kritikë të sinqertë për 3 gjërat kryesore dhe jini specifik.
TRAUMA LIND FITIMTAR
Parehatia: Herët ose vonë, secili prej nesh do të përballet me parehati të vërtetë dhe të pashmangshme. Mund të jetë një ndarje, humbja e një të dashuri, një pushim nga puna që nuk e keni parashikuar. Përvojat e tilla janë traumatike dhe, në fillim, do të besoni se nuk do t’i kapërceni kurrë. Ju ndoshta keni dëgjuar për stresin post-traumatik, por a keni dëgjuar për përparimin post-traumatik?
Provë: Xhejms Penebaker, një psikolog social dhe akademik në Universitetin e Teksasit, ka hulumtuar traumën pothuaj gjatë rërë karrierës së tij. Zbulimet e tij? Ata që mbajnë një ditar se si ndihen pas një traume, zvogëlojnë vizitat te mjeku, ulin ankthin dhe përmirësojnë imunitetin. Në fakt, studimet kanë treguar se gati dy të tretat e njerëzve që kanë përjetuar trauma kanë përjetuar gjithashtu progres post-traumatik si një përfitim i stresit paraprak.
Detyra: Ditari është vërtetuar se është mënyra më e mirë për të kapërcyer frikën. Analizoni hap pas hapi atë që shkoi keq. Sa më shumë të analizoni situatën, aq më shumë do të maturoheni, do ta pranoni dhe do të mësoni se si ta trajtoni atë. Filloni me pyetjen: “Si ndodhën të gjitha?” Pastaj le të ndjekë: “Pse ndodhi?” Më në fund, përfundoni me: “Çfarë mund të bëj që të mos ndodhë më?”