Kush jam unë tani? Identiteti i ri i quajtur NËNË

Kush jam unë tani? Identiteti i ri i quajtur NËNË

Pothuajse 90% e grave në jetë do të bëhen nëna. Akti në dukje i zakonshëm ndryshon në mënyrë dramatike trupin, shëndetin dhe trurin e një gruaje. Nëse ndalemi te truri, nënat pa dyshim mbeten pa mbështetje në lundrimin në këto ndryshime më të thella psikologjike që mund të provojë një grua. Gati tre të katërtat (3/4) e nënave thonë se shoqëria as nuk i kupton dhe as nuk i mbështet ato. Një nga arsyet e mundshme për këtë rezultat? Miti spas së cili amësia është një instinkt natyror. Dhe realiteti është: një ndryshim sizmik i identitetit që është i frikshëm dhe i hidhur. Rrallëherë flitet për këtë ndjesi, këshillat në vijim të psikiatërve Alexandra Sacks dhe Catherine Birndorf, autoret e What No One Tells You: A Guide to Your Emotions from Pregnancy to Motherhood.

Cila është arsyeja për identitetin e ri?
Periudha kur një vajzë bëhet grua quhet pubertet dhe ai ndryshim është legjitim, apo jo? Sipas kësaj analogjie, të bësh nënë është një ndryshim legjitim, nganjëherë i çmendur, i shoqëruar nga një seri lëkundjesh hormonale. Nga një jetë në të cilën një grua përqendrohet te vetja, ajo zgjohet në një jetë në të cilën është e përgjegjshme dhe plotësisht e dashuruar me krijesën e vogël që i dikton jetën e saj.

Cila është gjëja më e rëndësishme që gratë ta pranojnë?
Se çdo nënë e re tregon një dozë ambivalence për rolin e saj të ri. Këto janë momentet kur gratë duan jetën e vjetër ose momentet e krizës kur pendohen që vendosën të bënin një fëmijë. Mos kini frikë të pranoni mendime të tilla, gjithçka është në rregull me ju! Është shumë e rëndësishme të flasim për këto emocione normale pa të cilat nuk kalon amësia.

Çfarë duhet të bëjnë gratë për ta gjetur veten përsëri?
Në një copë letër, shkruani gjithçka që ju pëlqeu para se të bëheni nënë – çfarë mbante ekuilibrin midis jetës suaj private dhe përgjegjësive tuaja. Bëni një listë të aktiviteteve tuaja të preferuara dhe postojeni në një vend të dukshëm në shtëpi. Do të jetë një kujtesë e shkëlqyer e asaj që mungon në jetën tuaj të përditshme. Mos e mbingarkoni vetveten, një nga një.

Pse jam një nënë e shpërqendruar dhe e harruar?
Pasi shkencëtarët skanuan trurin e nënave, ata zbuluan se ato kishin më pak lëndë gri. Por, kjo është mirë për nënat! “Ka të bëjë me racionalizimin dhe riorganizimin për t’i ndihmuar ato të fitojnë aftësitë dhe vëmendjen shtesë të nevojshme për t’u kujdesur për një fëmijë”, thotë Dr. Kelly Lambert, profesor i neuroshkencës së behaviorizmit (sjelljes) pranë Universitetit Richmond.

EMPATI E THEKSUAR
Nënat simpatizojnë fëmijët e tyre dhe të njerëzve të tjerë edhe në hidhërime epike, shpërthime zemërimi dhe përkëdheljeje, sepse ato rrisin pjesën në tru që regjistron emocionet e të tjerëve.

KUJTESË TË MPREHTË
Ndryshimet në hipokampus përmirësojnë kujtesën, por kjo vlen vetëm për informacionet (madje edhe të parëndësishme) në lidhje me fëmijët.

OMBRELLË KUNDËR STRESIT
Ndryshimet e trurit i bëjnë nënat më të qeta – studimet paraprake tregojnë se ka më pak të ngjarë të shpërthejnë në situata të tensionuara, gjë që nuk ka qenë më parë.

ASFTËSI MULTIFUNKSIONALE
Tek nënat, aktiviteti i ngritur shihet në korteksin prefortal, pjesa e trurit përgjegjëse për marrjen e vendimeve. Mendimi i shpejtë është një ndihmë e madhe kur duhet të kryejmë shumë detyra të amësisë.