RECIPES

RECIPES

Pite me djathë

Produktet e nevojshme:
500 gram kore të holla
Përzierje për lyerje: 50 ml kosë ose jogurt, 200 ml vaj, 100 gr miellë gruri ,100 gram miellë misri, 2 qese pluhur për pjekje, 3 vezë
Mënyra e gatimit:
Radhiten të tre koret njëra mbi tjetrën, ku secila prej tyre lyhet me përzierjen e përmedur më lartë. Te korja e tretë vendoset filli prej gjize dhe mbështjellet në rolatë.
Pasi të radhiten rolatët njëri pranë tjetrit sipas madhësisë së tepsisë (tepsia e lyer më hertë me vaj), spërkatet me pjesën e ngelur të përzierjes. Piqet në furrë të nxehtë në 200 shkallë, rreth 20 minuta (5-10 minuta duhet të qëndroj në furrë, e shkyçur).

Sallatë nga domatet dhe dajthi mocarella (sallata Kapreze)

Përbërsit e nevojshëm:
2 damate me madhësi mesatare
300 g mocarell të freskët
15-20 gjethe të borzilokut të freskët
krip dhe spec (origano)
vaj ulliri

Përgatitja:
Dametet dhe mocarellën i presim sipas dëshirës. Renditen gjethet e borzilokut, shtoni krip, spec dhe vaj ulliri. Kurse, sipas dëshirës, në sallatë mund të shtoni edhe uthull balsamike.

Lakër verore me mish viçi ose derri

Përbërësit e nevojshëm:
600 g mish viçi ose derri
1 kokër qepe
1kg e gjysmë lakër të freskët verore
1-2 karrota
1 spec i freskët (mundet edhe djegës për shije)
2 domate
majdanoz

Përgatitja
Mishi zijhet. Në në pjatë të veçantë skuqen qepët e grira, speci dhe karrota, me pak krip. Shtohet edhe lakra e grirë dhe skuqet shumë pak. Shtohet edhe domati i renduara, speci i kuq dhe bashkohen me mishin e zijer. Shtojmë erëzat, zijhet 10-15 minuta. Në fund, shtohet edhe majdanozi i prerë, mbyllet me kapak dhe shkyçet. Ky ushqim mund të përgatitet në të njejtën mënyrë edhe pa mishë.

Bërxolla prej salmoni në foli

Përbërësit e nevojshëm:
Për 4 veta 1kg salmon të grirë në bërxolla
1 limon më të madh
1 kokë qepë
1 domate më të madh
2-3 hudhra
Sipas dëshirës, shtohen erëzat: majdanoz, origano, dafinë.

Përgatitja:
Salmoni njelmet me krip, spec dhe perim të thatë. Limoni, qepa dhe domati priten në pjesë rrethore. Në një pjesë të folisë së aluminit vendosim vaj ulliri, pjesën e salmonit, limonin, qepën pastaj domatin. Kriposim pak me majadanoz dhe e mbyllim mire që të mos merr frymë. E njejta procedure përsëritet për secilën pjesë të salmonit. Radhiten në tepsi të lyer me vaj dhe piqet në furrë të nxehtë 20-30 minuta.
Servohet me foli e cila pak para vaktit bëhet si pjatë dhe vendoset në një pjatë tjetër.
Ky ushqim servohet me patate gatimi dhe me sallatë të gjelbërt.

Supë prej domateve

Përbërësit e nevojshëm:
2 koka qepë
1 kg domate
Origano
Sipas dëshirës:majdanos, borzilok

Përgatitja
Në vaj skuqet qepa e renduar imët me pak krip. Shtohet 1 lugë miell dhe 1 lugë spec i kuq dhe përzihen me domat të qoruar dhe të renduar dhe ½ l ujë. Erëzohet me perime të thata të përziera, krip biberi sipas dëshirës. Zijhet 5-10 minuta. Në fund shtohet origano, majdanosi i grirë dhe disa gjethe të borzilokut të freskët. Mbulohet dhe shkyçet.

Oblande me krem çokolade

Përbërësit e nevojshëm:
– një pako të madhe oblande

Filli:
– 500 g sheqer
– 600 ml qumësht
– 1 margarin
– 500 g biskota të bluara
– 200 g arra të bluara
– 100 g rrush të thatë, të përvëluara me ujë dhe të shtrydhura mirë

Shllagu/Kremi:
– 150 g  çokoladë për gatim
– 3-4 lugë qumshtë ose ujë
– disa pika vaj
– 20 g gjalp ose margarin

Përgatitja:
– Sheqeri skuqet që të zverdhet, por kujdes mos digjet. Pastaj shtohet qumështi dhe margarina, pastaj tërë bashkë shkrihen.
– Pastaj largohet nga zjarri dhe shtohen biskotat dhe arrat e grira.
– Me fill të nxehtë mbushen oblandet njëra pas tjetrës, kurse e fundit ngel e pa mbushur ose e zbrazur.
– Oblandën shtypeni me ndonjë objekt më të rend që të mund të shtrëngohet.
– Pastaj në shtresën e më sipërme të oblandës vendos kremin e nxehtë dhe sheshojeni atë.
– Pasi kremi të shtrëngohet, mund të pritet në katror.
Ju bëft mire ëmbëlsira!