Lakër brukseli me proshutë
Përbërës për 4 persona
- 100 ml ujë
- 1/2 gota verë e bardhë
- 100 gr proshutë
- 1 qepë
- 50 ml vaj ulliri
- 1 kg lakër brukseli
- Kripë dhe piper
Përgatitja
Qepën e presim imët dhe e vendosim në tigan me vaj ulliri dhe pas pak e shtojmë proshutën. Pasi të zbuten mirë shtojmë lakrën e brukselit (paraprakisht e zijer në ujë) dhe verën e bardhë. Shtojmë erëzat dhe bashkarisht i lëmë në flakë të qetë në një enë të mbuluar. Sdervoni atë menjëherë!
Recetën e njejtë mund ta përgatisni edhe me lakër jeshile