Lakër brukseli, patate dhe karrotë me senf dhe mjaltë

Lakër brukseli, patate dhe karrotë  me senf dhe mjaltë

Përbërësit e nevojshëm

  • 4 patate

  • 500 g lakër brukseli (për përgatitjen e këtij ushqimi duhet të përdoretlakëra e freskët brukseli)

  • 2 karrota

  • 1 lugë gjalp

  • 1 tufë  arugula të freskëta


Për salcë:

  • 1 lugë senf

  • 1 lugë mjatë

  • 2 lugë vaj ulliri

  • 2 lugë lëng limoni

Ky salcë mund të kombinohet edhe me ushqime tjera, sidomos me brokoli.

Përgatitja:
Gatuani patatet dhe karrotën në ujë të njelmët (zieni rreth 15 minuta). Secilën kokërr lakëre brukseli  e pastrojmë dhe e presim në gjysmë. Skuqim pak lakër jeshile në gjalp, shtojmë ujë (1/2 filxhan) dhe e ziejmë me avull edhe 5–7 minuta deri sa lakëra e brukselit nuk zbutet. Patatet e ziejra i presim në katror, kurse karrotën në shirita. I bashkojmë tërë përbërësit për salcin dhe i përziejmë mirë. Lakrën e brukselit e bashkojmë  me perimet tjera të mbetura dhe i spërkasim me salcin  e përgatitur. Mbi të vendosim brokol të freskët. Ushqimi rekomandohet të servohet i ngrohtë, menjëherë pas përgatitjes.