Lakra kokë e zijer me mish të thatë

Lakra kokë e zijer me mish të thatë

Përbërësit e nevojshëm:

1 kokërr lakër kokë ose dy më të vogla
Mish i thatë derri(brinjë,kofsha…)
2 kokërra qepë
3 thelë hudhre
2 spec i thatë i plotë(djegës ose të ëmbël, sipas dëshirës)
10 kokërra të plota të piperit
2-3 gjethe dafine
200 ml mish

Përgatitja:
Lakëra pritet në pjesë më të mëdha (katërore) dhe një pjesë radhitet në një tenxhere të madhe. Mbi shtresën e lakërës radhiten qepa e prerë, hudhra, mishi i thatë, specat e thatë, kokërrat e piperit dhe gjethet e dafinës. Pas kësaj radhitet pjesa e mbetur e lakrës, kriposet me spec të kuq dhe e spërkasim me vaj. Në fund, shtohet uji i ftohtë deri në nivelin e përzierjes. Deri sa të vlojë e gatuajmë në zjarrë më të fuqishëm,kurse pastaj e lëmë të zijej në zjarr të qetë për 2 orë e gjysmë. Gatimi mund të bëhet në furrë, në enë të mbuluar me fletë metalike.
Në të njejtën mënyrë mund të gatuhet edhe pa yndyrë pa mish.