LAZANJË PA YNDYRË ME KUNGULLESHKË

LAZANJË PA YNDYRË ME KUNGULLESHKË

Përbërësit e nevojshëm
14 kore lazanje
2 kunguleshka më të mëdha
3 karota
20 ullinj
500 ml salcë domate
100 g kaçkavall
vaj ulliri
kripë, piper, borzilok të thatë

Përgatitja:
Prisni imët kungulleshkat dhe karotat dhe i skuqni në vaj ulliri. Sapo të ndryshojnë ngjyrën, shtoni ullinjtë e grirë më parë. Skuqni për 2-3 minuta të tjera, pastaj derdhni salcën e domates dhe dhe shtonin erëzat. Pasi salca të ziej, lëre mënjanë. Në ujë të nxehtë, vendosni koret e lazanjës për tu zbutur për 5 minuta. Në një enë të vogël qelqi ose tigan, vendosni dy kore pranë njëra-tjetrës dhe hidhni salcën mbi to, përsëritni procedurën duke vendosur kaçkavallin e renduar në rreshtin e 2-të dhe të 4-të. Mbaro me salcë dhe shirita kaçkavall. Piqni në 200 gradë për rreth 40 minuta.