Rrezet UVA dhe UVB
Përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, plus që ato janë shkaku kryesor i plakjes së lëkurës. Mos harroni të aplikoni SPF çdo ditë, qoftë me diell apo shi ose jeni jashtë për 5 minuta.
Rrezatimi infra i kuq
Nxehtësia që ndjeni kur jeni në saunë ose gjatë tharjes së flokëve me tharëse flokësh – kjo është ajo që shkakton pigmentim dhe ten të pajetë. Por ju nuk keni pse t’i shmangni këto zakone, thjesht mbrojeni lëkurën tuaj me një formulë që përmban antioksidantë.
Drita blu
Studimet tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj dritës së emetuar nga telefonat e mençur mund të shkaktojë inflamacion, njolla të errëta dhe rrudha. Ju nuk keni nevojë për një detoksifikim dixhital, por një kombinim i SPF dhe mineraleve.
Ndotja
Grimcat mikroskopike – mbeturinat, pluhuri, smogu, bloza – janë mjaft të vogla për të depërtuar në poret dhe për të shkaktuar inflamacion. Keni nevojë për formula vitaminash – C ose B3 që luftojnë radikalet e lira.
Inflamacion në shërbim të lëkurës
Çfarë kanë të përbashkët trajtimet me lazer, deskuamacioni kimike dhe mezoterapia? Ato shkaktojnë inflamacion, në një mënyrë të kontrolluar, për të përmirësuar strukturën e lëkurës. Këto trajtime krijojnë mikro-dëmtime akute, të synuara në lëkurë në mënyrë që të stimulojnë rinovimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit.