Lëndimet e dhëmbëve të qumështit, zakonisht, ndodhin në periudhën mes vitit të dytë dhe të katërt të jetës së fëmijut. Kjo periudhë është kur fëmijët fillojnë të lëvzin në mënyrë të pavarur, por nuk janë në gjendje plotësisht stabile dhe i testojnë aftësitë dhe kufizimet e tyre. Në rast të lëndimeve, me rëndësi të madhe është që fëmijut të kontrollohet nga stomatologu dhe të trajtohet në mënyrë të duhur. Më shpesh lëndohen dhëmbët e parë të nofullës së sipërme, dhëmballët.
Cilat lëndime mund të shfaqen te dhëmbët e qumështit?
Lëndimet e dhëmbëve mund të ndahen në lëndime të cilat kufizohen te kurora e dhëmbit, lëndimet e rrënjës së dhëmbit dhe lëndime tek të cilat, përveç që lëndohet dhëmbi, përfshihet edhe ashti alveolar (ashti ku mbjellet dhëmbi). Lëndimi i koronës së dhëmbit don të thotë thyerja e një pjese të dhëmbit. Varësisht nga vendi i frakturës, lëndimi mund të kufizohet te zmalti e dhëmbit, mund ta përfshij dentinin, madje edhe nervin e dhëmbit. Kur gjatë lëndimit mund të vij deri te lëndimi i pozitës së dhëmbit, atëherë bëhet fjalë për lëndim më kompleks e cila mund të ndodh veçanrisht në rrënjën e dhëmbit ose të përfshij edhe ashtin rreth nofullës.
Si mund të trajtohen lëndimet e rrënjës së dhëmbit?
Lëndimet të cilat përfshijnë edhe zmaltin, madje edhe dentini i dhëmbit (substanca bazë nga e cila përbëhet dhëmbi) mund të thuhet sa janë lëndime të lehta. Trajtimi i tyre thjeshtë bëhet me rregullimin e anëve të mprehta dhe më në fund impragnimi (mbushja) me fluoride. Tek fëmijët, në këtë moshë të hershme dhëmbët nuk rindërtohen me plombë estetike, sepse ata nuk kanë durim dhe shumë vështirë bashkëpunojnë. Andaj, dhëmbi bëhet i thyeshëm nëse nuk zëvendësohet me dhëmb të përhershëm. Nëse gjatë lëndimit thyhet një pjesë më e madhe e koronës, atëherë ekziston rreziku për shfaqen (hapjen) e nervit. Në këtë rast, nervi i dhëmbit patjetër të mbytet ( paralizohet) dhe të shërohet dhëmbi. Mjekimi i dhëmbëve të qumështit asnjëherë nuk është definitiv sikur te dhëmbët e përhershëm, sepse rrënja e dhëmbëve të qumështit gradualisht resorbohet me rritjen e dhëmbëve të përhershëm. Andaj këto dhëmbë duhet të jenë nën mbikëqyrje të rregullt të stomatologut.
Përse dhëmbët e goditur errësohen?
Dhëmbi i cili ka ndryshuar ngjyrën e tij është dhëmb i vdekur. Kjo don të thotë se gjatë lëndimit ka arritur deri në infarkti i nerveti të dhëmbit, gjegjësisht është pushuar qarkullimi i gjakut në nerv madje me këtë vëhet në pikëpyetje edhe vitaliteti i tij. Duke pasur parasyshë se dhëmbi më nuk ushqehet me anë të nervit të tij, ai dehidraton dhe e ndryshon ngjyrën. Madje ndonjëherë shfaqet edhe gjakderdhja e nervit në dhëmb, prandaj ai ngjyroset për shkak të pigmenteve të cilat gjenden në gjak. Këto dhëmbë, nëse nuk bëjnë asnjë problem, nuk kanë nevojë të trajtohen. Madje ndonjëherë ndodh që kjo nekrozë sterile e nervit e cila ka rezultuar nga goditja të tërheq bakterie si të gjithë indet tjera të vdekura. Në ras të infektimit, dhëmbi mund të filloj të dhemb nën shtypje. Qelbi i cili krijohet në rrënjë patjetër të gjej rrugë që të drenazhohet prandaj nëse nuk kërkoni ndihmë nga stomatologu, shpesh kemi krijimin e fistulës së qiellzës mbi dhëmbin e vdekur. Nëpër këtë fistulë (vrimë në qiellëzë) qelbi drenazhohet, andaj fëmiju mund të mos ketë asnjë problem dhe mund të mos ankohet.
Çfarë ndodh me dhëmbët të cilët gjatë lëndimit e ndryshojnë edhe gjendjen e tyre?
Ky lloj i lëndimeve jo rrallëherë shoqërohet me fraktura të rrënjës së dhëmbit ose të kockës alveolare. Varësisht nga drejtimi në të cilin lëvizet dhëmbi, lëndimet mund të ndahen si intruzioni, ekstruzioni dhe luksacioni (përdredhja). Dhëmbi furacak (i zhytur) është ai dhëmb i cili për shkak të goditjes është zhvendosur më brenda në asht dhe duket më i shkurtë nga dhëmbët tjerë afër tij. Dhëmbi i dalur (ekstraduar) është më i gjatë se dhëmbët tjerë në afërsi, gjegjësisht është i nëndalur nga ashti alveolar. Me lukascion lateral, dhëmbi zhvendoset ka goja ose brenda ka fyti. Gjatë lëndimit, ajo që është me më rëndësi është diagnoza e saktë dhe trajtimi në kohë. Thelbi i terapisë është të ruajmë ose të mos dëmtojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Që të arrihet kjo, ndonjëherë është me rëndësi që dhëmbi i zhvendosur i qumështit të largohet që të mundësohet zhvillimi dhe rritja normale e dhëmbit të përhershëm. Vendimi për largimin ose heqjen e dhëmbit të qumështit varet nga drejtimi i dhëmbit të shtyrë dhe nga ajo se sa është madhësia e ndryshimit të pozitës. Nëse ndryshimi është i butë, atëherë dhëmbëve të lënduar ju japim mundësi që të kthehen në pozitën e mëparshme. Gjatë periudhës menjëherë pas lëndimit të dhëmbit, fëmiju duhet të konsumon ushqim të butë dhe të shmang kafshimin me dhëmbin e lënduar. Poashtu, me rëndësi është të mirëmbajmë pastërtinë e mirë në gojë me çka do të shmanget infeksioni i indeve të brishta të lënduara në gojë. Pas lëndimit, fëmiju domosdoshmërisht duhet të sillet në stomatolog për kontrollim, kurse varësisht nga diagnoza ndoshta do të nevojiten edhe kontrollime dhe mbikëqyerje tjera të vazhdueshme.
Çka ndodhë nëse dhëmbi është plotësisht i dalur?
Me rëndësi të madhe është që të dimë se dhëmbin plotësisht të dalur të qumështit asnjëherë nuk e kthejmë sërish në ashtin e nofullës. Në këtë mënyrë mund të lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Fëmiju pas këtij lëndimi ngel pa dhëmb qumështi. Në të kundërtën, nëse lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm, ka gjasa që ai dhëmbë të rrit strukturë jo të duhur të zmaltit, të ketë magësi në sipërfaqen etij dhe, përgjithsisht, të shfaqen probleme gjatë zhvillimit dhe rritjes së tij.
Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.