LËNGJE

LËNGJE

1. Lëng nga molla, panxhari dhe karrota– lëng i cili mbron dhe ushqen lëkurën tuaj gjatë verës:
1 mollë, pa fara, e prerë në pjesë,
½  kokë panxhari ose 1 panxhar më të vogël, i prerë në pjesë,
2 karrota.
Të gjithë përbërësit futen në përzierës.
Sipas dëshirës, mund të shohet lëng prej ½ limoni ose lëng prej 1 portokalli.

Rekomandohet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.

2. Lëng i dendur prej mjedhëre dhe bananeje:
2 gotë mjedhër,
2 banane, pa lëvozhgë,
5 hurma pa fara.

E tërë kjo përzihet me mikser dhe shtohet ujë sipas dëshirës, deri në dendësinë e dëshiruar.

3.Lëng i gjelbërt nga pjeshkat dhe bananja:
3 pjeshka, pa fara,
1-2 banane, të qoruara,
5 hurma, pa fara,
4-5 gjethe të mëdha spinaqi (ose një dorë).
Sipas dëshirës,shtohet lëngu i dendur prej 1 portokalli.
E tërë kjo përzihet në mikser. Për lëng më të hollë shtohet ujë sipas dëshirës, gjatë përzierjes.

Rekomandohet ky lëng të konsumohet në mëngjes sepse jep energji gjatë tërë mëngjesit.


Qumësht nga bajamet– zëvendësim i qumështit nga kafshët:
50—të bajame zhyten në ujë një natë më herë (rreth 8 orë),
3-5 hurma, pa fara, për shije më të ëmbël(sipas dëshirës),
3 gota ujë (gjithsej 700-800 ml).
E tërë kjo përzihet me mikser dhe shtrydhet nëpërmjet një site ose gaze të dendur.
Sasia e fituar e qumështit mjafton për 3-4 gota.
Nëse dëshironi zëvendësim për qumështin e çokolatës, gjatë konsumimit mund të shotni nga një lugë kakao pluhur.

Ky qumësht ruhet në frgurifer deri në 24 orë dhe nuk nxehet.


„Uji Sasi“, uji i cili freskon dhe i shkrinë shtresat yndyrore

Nëse dëshironi që ujin ta bëni edhe më me ndikim pozitiv dhe më efektiv për humbjen e kilogrameve, atëherë edhe kjo pije e thjeshtë do t’ju intereson, e cila ulë fryrjen dhe do të përmirësoj tretjen. Këtë pije të thjeshtë dhe të lehtë për ta bërë e ka krijuar dietologu Sintija Cac.

Përbërësit:

– 8 gota ujë
– 1 lugë të rrënjës së renduar të xhenxhefilit
– 1 kastravec të freskët, me madhësi mesatare, e qoruar dhe renduar
– 1 limon,madhësi mesatare, i prerë në pjesëza të holla
– 6-7 degëza nane

Përgatitja:
Përbërësit e theksuar përzihen me ujë dhe këtë përzierje e lëm që të qëndroj gjatë tërë natës, ku secila erëzë ta lëshoj aromën e vet. Të nesërmen, pija kullohet dhe konsumohet gjatë tërë ditës.