Limoni

Limoni

Limoni është një nga ushqimet më të dobishme në planetin tonë. Ai i përket grupit të frutave agrume, në këtë grupën hyn edhe portokalli, mandarina, grejfrut etj.

Është i lirë, shumë lehtë gjendet dhe është i gjithanshëm.Veçanërisht i dobishme kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Ai përmban jo vetëm vitaminë C por edhe vitamina të tjera (vitamina B, riboflavin) dhe minerale të tilla si kalium, kalcium, fosfor, magnez.
Limoni është përdorur që nga kohërat e lashta për shkak të vetive të tij shëruese. Është i rekomanduar dhe i dobishmë për punën e mëlçisë, të tretjes, imunitetit, sistemit nervor dhe kardiovaskular. Me përdorim të rregullt, limoni është një parandalim i sigurt i sëmundjeve të tilla si laringit, bronkit, grip, ftohjet, infeksionet bakteriale, veshkët dhe gurët e tëmthit, madje edhe disa sëmundje malinje. Ka shumë mënyra për ta vënë këtë ushqim në menynë tuaj të përditshme.

Megjithatë, mënyra më e thjeshtë është të konsumojmë 1-2 gota ujë të ngrohtë çdo ditë. Është shumë e thjeshtë për të përgatitur ujë limoni. Gjithçka që duhet të bëni ësjtë vetëm të përzijeni lëvozhgën dhe lëngun e gjysmë limonit në ujë ngrohtë dhe ta pini.